Page 192 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 192

udhëton duke qenë i shtrirë, ndërsa mos të lodhet atij që i është ndaluar besnikëria
                      dhe sinqeriteti sepse atij i është ndërprerë rruga, e kanë marrë atë shejtanët nëpër
                      tokë të hutuar, e nëse ai do le të punojë e nëse do le të mos punoj sepse puna e tij i
                      shton  atij  vetëm  largim  prej  All-llahut.  Marrë  përgjithësisht  ajo  që  është  për All-
                      llahun e me All-llahun është nga ushtritë e Nefsit Mutmeinn.
                      Ndërsa Nefsi Emmare e ka shejtanin shok i cili e pason atë, ai i premton atij, i jep
                      shpresa, e hedhë në të të pavërtetën, e urdhëron me të keqe, ia zbukuron atë, i jep
                      shpresë  të  gjatë,  ia  paraqetë  të  pavërtetën  në  një  pamje  pranuese  e  të  mirë,  e
                      përforcon me lloje të  ndryshme të  kotësive, me  shpresime të  rrejshme,  me epshe
                      shkatërruese, nga ai depërton në të çdo gjë e urrejtur, e nuk ka ndihmesë më të mirë
                      për të nga shpirtrat se sa epshet e dëshirat e tyre, këtë e kanë kuptuar vëllezërit e tij
                      nga shejtanët e njerëzve kështu që nuk kërkojnë ndihmë në pamjet e ndaluara me
                      diçka më të mirë se sa epshet e dëshirat e tyre, e nëse i mundon ndonjë pamje e
                      kërkojnë atë në atë që ai e do dhe e dëshiron, pastaj përpiqen të arrijnë atë kështu që
                      e  zënë  atë  pamje,  e  nëse  shpirti  u  hapë  atyre  derën  e  epshit  hynë  nga  ajo  dhe
                      hulumtojnë rreth e përqark, bëjnë shkatërrime, prishin, zëjnë rob dhe veprojnë atë që
                      vepron armiku kur sulmon vendin e armikut të tij, kështu ata rrënojnë aty shenjat e
                      imanit,  Kur’anit,  Dhikrit,  Namazit,  i  shkatërrojnë  xhamiat,  i  ndërtojnë  sinagogat,
                      kishat, kafenetë, shtëpitë publike, i drejtohen mbretit dhe e zënë rob atë, ia marrin
                      pushtetin, e bartin  atë  nga adhuruesit e All-llahut  në adhurimin e lavireve dhe të
                      idhujve, nga fuqia e bindjes në nënçmimin e mëkatit, nga dëgjimi i All-llahut në
                      dëgjimin  e  shejtanit,  nga  përgatitja  e  takimit  me  Zotin  e  botëve  në  përgatitjen  e
                      takimit me vëllezërit e shejtanëve, e derisa ai ishte i kujdesshëm ndaj të drejtave të
                      All-llahut dhe asaj që Ai urdhëroi kur qe ai filloi të jetë i kujdesshëm ndaj derrave, e
                      derisa ai ishte në këmbë që t’i shërbejë El-Azizit Err-Rrahimit (Të Gjithfuqishmit të
                      Mëshirshmit)  kur  ai  filloi  të  qëndrojë  në  Këmbë  duke  i  shërbyer  shejtanit  të
                      mallkuar.
                      Është për qëllim se meleku është shoqërues i Nefsit Mutmeinne, kurse shejtani është
                      shoqërues  i  Nefsit  Emmare.  Transmetoi  Ebul-Ahvesi  nga  Ata  Ibnus-Saibi  nga
                      Murrete  nga  Abdullahi  se  tha:  I  Dërguari  (s.a.v.s.)  tha:  “Njëmend  shejtani  ka
                      inspirim  në  birin  e  Ademit  e  edhe  meleku  ka  inspirim  në  të,  e  inspirimi  i
                      shejtanit  është  premtim  i  të  keqës  dhe  përgënjeshtrim  i  së  vërtetës,  ndërsa
                      inspirimi i melekut është premtim i mirë dhe vërtetim i së vërtetës, andaj kush
                      e ndien atë le ta dijë se është prej All-llahut dhe la ta falënderojë All-llahun, e
                      kush  ndien  diçka  tjetër  le  të  kërkojë  strehim  te  All-llahu  nga  shejtani  i
                      gjuajtur 288 . Pastaj e tha ajetin: “Shejtani u premton varfëri dhe ju urdhëron me
                      imoralitet...”. Atë e transmetoi edhe Amri nga Ata Ibnus-Saibi dhe shtoi në të se
                      thuhej: Kur ndonjëri prej jush ndien inspirimin e melekut le ta falënderojë All-llahun
                      dhe le të kërkojë nga mirësia e Tij, e nëse ndien inspirimin e shejtanit le të kërkojë
                      falje nga All-llahu dhe le të kërkojë strehim të mbrohet nga shejtani.
                      KAPITULL
                      Shpirti  Mutmeinn,  meleku  dhe  ushtria  e  tij  e  imanit  rivendikojnë  nga  Nefsi
                      Mutmeinn  tevhidin  (njëshmërinë  në  All-llahun),  bëmirësinë,  devotshmërinë,
                      durimin, mbështetjen, pendimin, kthimin kah All-llahu, shkurtimin e shpresës dhe
                      përgatitjen për vdekje e atë që pason pas saj. Ndërsa shejtani dhe ushtria e tij e kufrit


                  288
                     I dobët. E transmetoi Tirmidhiu në “Tefsirul-Kur’an, 2988), e tha: Ky është një hadith I mirë por I
                  panjohur, ai është hadith I transmetuar nga El-Ahvesi të cilin nuk e njohim të ngritur përvec nga hadithi I
                  Ebul-Ahvesit.  E  transmetoi  atë  Ibn  Kethiri  në  “Telbisu  Iblis”  f.42.  Them:  Ata  Ibnus-Saibi  filloi  t’I
                  përzinte gjërat dhe transmetimi I Ebul-Ahvesit është pas asaj përzierje. E transmetoi Ebu Ja’la (4999) dhe
                  Ibn Hibbani (40) në “Mevaridudh-Dham’an” të gjithë ata nga Ibnus-Saibi.
   187   188   189   190   191   192   193   194