Page 183 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 183

Nefs i thuhet edhe syrit të keq, thuhet: Esabet fulanen (e ka goditur filanin), d.m.th.
                      syri i keq.
                      Them:  Nefs  në  Kur’an  i  thuhet  vetës  plotësisht  sikurse  thënia  e  Tij:
                      “...përshëndeteni  vetën  tuaj...”  (Nur  :  61),  e  thënia  e  Tij:  “...dhe  mos  e  mbyteni
                      vetën tuaj...” (En-Nisa : 29), e thënia e Tij: “(Përkujtoju) Ditën që vjen kur secili
                      njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t’i plotësohet ajo që meriton...”
                      (En-Nahl  :  111)  dhe  thënia  e  Tij:  “Secili  njeri  është  pengë  i  veprës  së  vet”  (El-
                      Muddeththir : 38).
                      Nefs  i  thuhet  edhe  vetëm  shpirtit  sikurse  thënia  e  Tij:  “O  ti  shpirt  i  bindur
                      plotësisht!” (El-Fexhr : 27), e thënia e Tij: “...nxirrni shpirtrat tuaj...” (El-En’amë :
                      93), e thënia e Tij: “...dhe ndaloi veten (shpirtin) prej epsheve” (En-Naziat : 40) dhe
                      thënia e Tij: “...njëmend shpirti është shumë nxitës për të keqen...” (Jusuf : 53).
                      Ndërsa shprehja Err-Rruh (shpirt) nuk merr kuptimin e trupit as i vetmuar e as me
                      shprehjen Nefs, ndërsa shprehja Err-Rruh ndonjëherë ka për qëllim Kur’anin të cilin
                      All-llahu ia shpalli të Dërguarit të Tij, All-llahu i madhëruar thotë: “Po kështu me
                      urdhërin tonë ne të shpallëm ty shpirtin (Kur’anin)...” (Esh-Shura : 52).
                      Poashtu me atë shprehje i thuhet edhe shpalljes e cila i është shpallur të dërguarve të
                      Tij, All-llahu i madhëruar thotë: “...Ai me urdhërin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen)
                      atij  që  do  nga  robërit  e  vet,  për  t’ua  tërhequr  vërejtjen  ndaj  ditës  së  takimit  (të
                      Kijametit)” (Gafir : 15) dhe thotë i Madhëruari: “Me udhërin e Tij ia zbret melekët
                      me shpirtin (shpallje) atij që Ai dëshiron nga robtë e vet (duke u thënë) t’ua tërhiqni
                      vërejtjen (t’i njoftoni) se nuk ka të adhuruar (zot) tjetër vetëm Unë, pra të më keni
                      frikën” (En-Nahl : 2). E quajti atë shpirt si shkak i realizimit të jetës së dobishme
                      sepse  jeta  pa  të  nuk  i  bënë  dobi  pronarit  të  saj  në  asnjë  mënyrë,  madje  jeta  e
                      shtazëve është më e mirë se ajo jetë dhe me përfundim më të sigurt.
                      Është  quajtur  Err-Rruhi  (shpirti)  me  këtë  emër  sepse  nga  ai  mvaret  jeta  e  trupit,
                      kështu edhe Err-Rrihu (era) është quajtur me këtë emër si shkak i jetës që realizohet
                      me të. Prandaj edhe shumësi i saj (erës) është ervah (si shumësi i shpirtit) dhe poeti
                      tha:  Idha  dhehebitil-ervahu  min  nahvi  erdikum,  vuxhidet  limeserriha  ala  kebidi
                      berden – Kur erërat të shkojnë kah toka juaj unë nga gëzimi i tyre gjejë ftohje në
                      mushkëritë e mia.
                      Nga kuptimet e tij është edhe: Err-rrevhu verr-rrejhan vel-istiraha (kënaqësia, aroma
                      e mirë dhe pushimi). Është quajtur Nefsi Rruh si shkak i realizimit të jetës me të,
                      kurse është quajtur Nefsi me këtë emër si shkak i një gjëje të shtrenjtë (nefis) dhe të
                      lartë, ose si shkak i frymës së diçkaje kur të dalë dhe si shkak i daljes dhe hyrjes së
                      shumtë në trup është quajtur Nefs, e i thuhet edhe Nefes sepse sa herë që njeriu flenë
                      ai del nga ai dhe kur të zgjohet kthehet tek ai, e pastaj kur të vdes del tërësisht dhe
                      kur të varroset kthehet tek ai, e pasi që të pyetet del nga ai dhe kur të ringjallet i
                      kthehet.
                      Pra, dallimi mes Nefsit dhe Rruhit është në cilësitë e tyre e jo edhe në qenien e tyre,
                      ndërsa  gjaku  është  quajtur Nefs sepse dalja e tij  e cila shkakton  vdekjen obligon
                      daljen  e  shpirtit  (Nefsit)  dhe  jeta  nuk  plotësohet  vetëmse  me  të  sikurse  nuk
                      plotësohet përveçse edhe me Nefs (shpirt), për këtë tha: Tesilu ala haddidh-dhabati
                      nufusuna ve lejset ala gajridh-dhabati tesilu – Në tehun e shpatave rrjedh gjaku jonë
                      dhe në diç tjetër përveç tehut të shpatave ai nuk rrjedhë.
                      Poashtu thuhet: Fadat nefsuhu (gufoi shpirti i tij), harexhet nefsuhu (doli shpirti i
                      tij),  farekat  nefsuhu  (u  nda  shpirti  i  tij)  sikurse  thuhet  edhe:  Harexhet  ruhu  (doli
                      shpirti  i  tij)  dhe  farekat  ruhu  (u  nda  shpirti  i  tij),  por  shprehja  fada  apo  fejd  ka
                      qëllimin  e  lëshimit  me  shpejtësi  të  madhe  (gufoi),  ndërsa  shprehja  efada  ka  për
                      qëllim kur ai del me zgjedhjen dhe dëshirën e tij, e kur ai del me detyrim atëherë
   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188