Page 178 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 178

përfundojë  para  duarve  të  Zotit  të  madhërishëm.  Ndërsa  shpirtit  të
                      pabesimtarit nuk i hapen dyert e qiellit dhe as trupit të tij nuk i hapen dyert e
                      Xhennetit.
                      KAPITULL
                      Arguemnti i njëqind e tre: Ështa thënia e të Dërguarit (s.a.v.s.): “O Bilal, kahdo që
                      eca në Xhennet dëgjova  shushurimën e hapave të  tu  para vete, e  me çfarë  e
                      arrite atë? Tha: Sa herë që prisha abdestin, qoftë natën apo ditën, pas tij mora
                      abdest të ri dhe i fala dy reqate. Ai (s.a.v.s.) i tha: Me këto dy reqate fitove” 279 .
                      Është e ditur se shushurima të cilën ai (s.a.v.s.) e dëgjoi para vete ishte e shpirtit të
                      Bilalit sepse trupi i tij nuk ishte bartur në Xhennet.
                      Argumenti  i  njëqind  e  katërt:  Hadithet  dhe  gjurmët  të  cilat  janë  përmendur  rreth
                      vizitës së varrezave, përshëndetjes së tyre me selam dhe të folurit me ta, informatat
                      të  cilat  u  përmendën  se  ata  i  njohin  ata  dhe  kthimi  i  selamit  nga  ata.  I  kemi
                      përmendur ato më herët.
                      Argumenti i njëqind e pesë: Ankimi i shumë shpirtrave të të vdekurve para farefisit
                      të tyre e para të tjerëve për disa çështje që i dëmtojnë ata dhe të cilat i gjejnë ata
                      ashtu si u ankuan, si dhe largimi i atyre pengesave prej tyre.
                      Argumenti i njëqind e gjashtë: Sikur shpirti të ishte shprehje e vetëm një dukurie të
                      trupit, apo një substancë e zhveshur pa trup i cili nuk nuk bashkohet me të, thëniet:
                      Doli,  shkoi,  u  ngritë,  erdhë,  u  ulë,  lëvizi,  hyri,  doli  dhe  të  ngjashme  do  të  ishin
                      thënie  të  kota  sepse  këto  cilësi  nuk  mund  t’i  vërtetohen  dukurive  dhe  gjërave
                      substanciale të zhveshura, e çdo i mençur e dinë vërtetësinë e thënies së tij dhe të të
                      tjerëve,  ndërsa  shpifja  ndaj  të  gjitha  atyre  informatave  është  sofistikë 280   dhe  nuk
                      thuhet: Rezultat i këtij argumenti është të përmbajturit për shprehjet dhe thëniet e
                      njerëzve, kurse ato mund të nënkuptojnë realitetin dhe alegorinë, e ndoshta qëllim i
                      tyre  është  hyrja  trupore  dhe  dalja  sepse  ne  kemi  argumentuar  me  dëshminë  e
                      mendjes  dhe  natyrshmërisë  rreth  kuptimit  të  këtyre  shprehjeve,  e  çdonjërit  i
                      dëshmon mendje dhe ndjenja e tij se ai që ka hyrë, ai që ka dalë dhe ai që është bartë
                      nuk është vetëm trupi i tij, prandaj dëshmia e ndjenjës dhe e mendjes rreth kuptimit
                      të këtyre shprehjeve dhe bashkangjitja e tyre për shpirtin në mënyrë bazore ndërsa
                      për  trupin  në  mënyrë  pasuese  është  nga  dëshmitë  më  të  vërteta  dhe  se  të
                      mbështeturit në këtë është thjesht të shprehur.
                      Argumenti i njëqind e shtatë: Trupi është një mjet dhe vend i veprimit të shpirtit,
                      prandaj hyrja në trup, dalja nga ai dhe bartja prej tij i përngjanë hyrjes së mjetit të tij
                      në kalin apo shtazën e tij, e sikur shpirti të mos ishte i përgatitur për hyrje, dalje,
                      bartje, lëvizje dhe qetësim kjo do t’i përngjante hyrjes së mjetit të njeriut dhe daljes
                      së  tij  nga  shtëpia  pa  hyrë  edhe  ai  vetë,  e  kjo  kuptohet  se  është  e  pavërtetë
                      obligativisht dhe çdonjëri e di se shpirti i tij është ai që ka hyrë, ai që ka dalur, ai që
                      është bartur, ai që ka udhëhequr trupin, ai është që trupin e ka bërë pasues të tij gjatë
                      hyrjes  dhe  daljes,  e  që  të  gjitha  këto  janë  bazore  për  shpirtin  ndërsa  pasuese  për
                      trupin, por për trupin vlenë shikimi kurse për shpirtin dituria dhe mendja.
                      Argumenti i njëqind e tetë: Sikur shpirti të ishte një dukuri sikurse thonë ata do të
                      ndodhte që njeriu në çdo kohë të ndërrojë njëqind mijë apo edhe më shumë shpirta,
                      ndërsa njeriu është njeri me shpirtin e tij e jo me trup dhe njeriu tani nuk do të ishte
                      njeriu që ishte pak më parë, kurse kjo është një e pavërtetë. Sikur shpirti të ishte i
                      zhveshur dhe ndërlidhja e tij me trupin të ishte vetëm me udhëheqje, e jo edhe me
                      vendbanim  e  hyrje  në  të  nuk  do  të  kishte  kurrfarë  pengese  në  shkëputjen  e  asaj

                  279
                     I saktë. E transmetoi Tirmidhiu (3689) dhe tha: Ky hadith është I saktë por garib (I panjohur).
                  280   Thënia  e  tij  “sofistika”  është  një  lloj  argumentimi  I  cili  bazohet  në  mashtrim  dhe  gabim,  kurse
                  “sofistët” janë një sekt I vjetër grek të cilët I kundërshtoi Sokrati dhe zbuloi gabimet e tyre.
   173   174   175   176   177   178   179   180   181   182   183