Page 174 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 174
vendosin kështu para të Gjithmëshirshmit xhel-le xhelaluhu dhe me atë rast melekët
i bëjnë sexhde All-llahu të madhëruar para tij edhe ai bën sexhde pas tyre, pastaj
thirret Mikaili (a.s.) të cilit i thuhet: Merre këtë shpirt dhe dërgoje te shpirtrat e
besimtarëve derisa të pyes për të në Ditën e Kijametit 274 .
Transmetimet nga Sahabët (r.a.) janë të qarta se shpirti i besimtarit bën sexhde para
duarve të All-llahut tek Arshi në momentin e gjumit dhe pas vdekjes, e kur arrinë
tek All-llahu përshëndetja më e mirë e tij është të thotë: All-llahumme Entes-selam
ve minkes-selam, tebarekte ja dhel-xhelali vel-ikram – O All-llah, Ti je paqja, prej
Teje vie paqja, shumë i begatuar je Ti o Pronari i ndritshmërisë dhe fisnikërisë.
Më tregoi gjykatësi Nurud-Din Ibnus-Saigi i cili tha: E kam pasur një teze e cila
ishte grua e mirë dhe adhuruese e devotshme, e vizitova atë në sëmundjen e vdekjes
së saj dhe ajo më tha: Kur shpirti të shkojë tek All-llahu dhe të ndalet para duarve të
Tij cila është përshëndetja dhe thënia e tij? Tha: Më erdhë e vështirë pyetja e saj dhe
mendova për të pastaj thashë: Thuaj: All-llahumme Entes-selam ve minkes-selam,
tebarekte ja dhel-xhelali vel-ikram. Tha: Kur ajo vdiç e pashë në ëndërr dhe ajo më
tha: All-llahu të shpërbleftë me mirësi, unë vërtetë u befasova dhe nuk dita çfarë të
them pastaj mu kujtua ajo thënie të cilën ma the dhe e thashë.
KAPITULL
Argumenti i njëqind: Dituria në të cilën u pajtuan të gjithë banorët e tokës rreth
takimit të shpirtrave të atyre që kanë vdekur, pyetja e tyre, informimi nga ata për
disa çështje të fshehta dhe vërtetimi i tyre haptas. Këto janë shumë më tepër se sa të
ngarkohemi me përmendjen e tyre.
Argumenti njëqind e një: Edhe më çudi se kjo më lartë është se shpirtit të atij që
është në gjumë i ndodhin disa gjurmë (shenja) të cilat pastaj i sheh haptas në trupin e
tij, ato janë rrjedhojë e ndikimit të shpirtit në shpirt sikurse përmendi një gjë të tillë
El-Kajrevani në librin “El-Bustan – Kopshti” nga disa nga selefi.
Tha: E kam pasur një fqi i cili fyente Ebu Bekrin dhe Omerin (r.a.), një ditë e teproi
me fyerjen e tyre dhe ne u grindëm, kështu që shkova në shtëpinë time i preokupuar
dhe i pikëlluar sa që fjeta pa ngrënë darkë, atëherë e pashë të Dërguarin e All-llahut
(s.a.v.s.) në ëndërr dhe i thashë: O I Dërguar i All-llahut, filani po i fyen shokët e tu.
Tha: Cilët nga shokët e mi? Thashë: Ebu Bekrin dhe Omerin. Ai më tha: Merre këtë
shufër dhe preje atë. E mora atë e shtriva dhe e preva, e pashë sikur dora ime u godit
nga gjaku i tij kështu që e hodha shufrën dhe fillova ta fshijë dorën për toke, kur u
zgjova e dëgjova një bërtimë nga shtëpia e tij. Thashë: Çështë kjo bërtimë? Thanë:
Filani vdiç papritmas, e kur gdhiu shkova ta shikojë atë dhe gjeta se kishte një vijë
në vendin e prerjes 275 .
Në librin “El-Menamat – Ëndërrat” të Ibn Ebid-Dun’jas transmetohet nga një plak i
fisit Kurejsh se tha: E pashë në Sham (Siri) një njeri të cilit i ishte nxirë gjysma e
faqës së tij të cilën ai e mbulonte dhe e pyeta unë për këtë? Ai tha: E kam vendosur
që për hatër të All-llahut kushdo që më pyet për këtë ta informojë. Unë e fyesha
shumë Ali Ibn Ebu Talibin (r.a.) dhe derisa një natë isha në gjumë më erdhë dikush
në ëndërr e më tha: A ti je ai që më fyen mua? Atëherë ai më goditi në gjysmën e
fytyrës time dhe kur gdhiva gjysma e ftytrës time ishte nxirë sikurse po e sheh 276 .
Përmendi Muside nga Hisham Ibn Hisani nga Vasili, shërbëtori i Ebu Ujejnes, nga
Musa Ibn Ubejde nga Safijja e bija e Shejbes se tha: Isha te Aishja (r.a.) kur erdhë
274
Zingjiri transmetues është i dobët. Aty gjindet: Abdurrahman Ibnul-Bejlemani, shërbëtori i Omerit,
nga Medina i cili banoi në Harran, ai është i dobët (Takrib: 1/474/885).
275
Them: Kjo është vetëm një ëndërr. Ndërsa shikimi I të Dërguarit (s.a.v.s.) në ëndërr është e vërtetë
sepse shejtani nuk mund të shfaqet në pamjen e tij.
276
Them: Kjo është vetëm një ëndër dhe aty gjindet një plak që nuk I është përmendur emri.