Page 171 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 171
Argumenti i tetëdhjetë e një: Thënia e të Dërguarit (s.a.v.s.) se shpirtrat janë si
ushtria e fortifikuar, ata që njihen ndëmjetvete afrohen kurse ata që urrehen
ndërmjetvete largohen. I përshkruajti ata se janë si ushtria e fortifikuar, e ushtarët
janë qenie të cilat ekzistojnë me vetën e tyre si dhe i përshkruajti se ata njihen dhe
urrehen ndëmjet vete, ndërsa është e pamundur që ata ushtarë të jen dukuri, ose të
mos jenë në brendësi të botës e as jashta saj, as pjesë e saj dhe as tërësi.
Argumenti i tetëdhjetë e dy: Thënia e tij në hadithin e transmetuar nga Ibn Mes’udi
se: “Shpirtrat takohen dhe nuhatin njëri-tjetrin sikurse nuhatin kuajt njëri-
tjetrin”. Këtë hadith e kemi përmendur më herët.
Argumenti i tetëdhjetë e tre: Thënia e tij e transmetuar në hadithin e Abdullah Ibn
Amrit (r.a.) se: “Shpirtrat e besimtarëve takohen ndërmjet vete sa largësia e
udhëtimit dy ditë edhe pse ata nuk e kanë parë njëri-tjetrin”.
Argumenti i tetëdhjetë e katërt: Citatet të cilat i kemi përmendur në krijimin e
Ademit (a.s.) dhe se kur shpirti hyri në kokën e tij ai u teshtitë, e tha: El-hamdu lil-
lah dhe kur shpirti arriti te sytë e tij ai i shikoi frytet e Xhennetit, e kur ai arriti te
barku i tij dëshiroi ushqim kështu që tentoi të lëvizë para se shpirti të arrijë te
këmbët e tij, dhe se ai ka hyrë në të me urrejtje dhe delë nga ai me urrejtje.
Argumenti i tetëdhjetë e pesë: Citatet të cilat përmendin se Zoti i madhërishëm
nxorri shpirtrat, ndau të palumturit nga të lumturit, të cilët atëbotë dallonin nga njëri-
tjetri në forcën e ndriçimit dhe errësirë, kurse shpirtrat e pejgamberëve në mesin e
tyre dalloheshin si pishtarët. Këtë hadith e përmendëm më herët.
Argumenti i tetëdhjetë e gjashtë: Hadithi i Temim Ed-Dariut se kur shpirti i
besimtarit ngritet te Zoti bie në sexhde para Tij, se melekët e përgëzojnë shpirtin dhe
se All-llahu i madhëruar i thotë melekut të vdekjes: Shko me shpirtin e robit Tim
dhe vendose në këtë e këtë vend. E kemi përmendur atë hadith më herët.
Argumenti i tetëdhjetë e shtatë: Citatet të cilat i kemi përmendur rreth vendqëndrimit
të shpirtrave pas vdekjes, mendimet e ndryshme të dijetarëve rreth asaj dhe nga ato
mendime ixhmain e selefit se shpirti ka një vendqëndrim të caktuar edhe pse ka
kundërshtime rreth vendqëndrimeve të tij.
Argumenti i tetëdhjetë e tetë: Ajo që gjithsesi dihet se I Dërguari (s.a.v.s.) e lajmëroi
për të ummetin sikurse është mbirja e trupave nga varrezat dhe kur t’i fryhet Surit
(burisë) do të kthehet çdo shpirtë në trupin e tij derisa të hyjë në të, i qahet toka atij
dhe ai ngritet nga varri i tij.
Në hadithin e Surit thuhet: “Israfili (a.s.) i thërret shpirtat dhe të gjithë ata i vien,
shpirtrat e muslimanëve të ndriçuar kurse të tjerët të errësuar, do t’i tubojë të
gjithë ata e do t’i lidhë në Surin e tij, pastaj i fryen atij kurse Zoti i
madhërishëm thotë: Pasha fuqinë Time, do ta kthejë çdo shpirt në trupin e tij.
Kështu shpirtrat do të dalin nga Suri si bletat dhe do të mbulojnë çdo gjë në
mes të qiellit e tokës, do të vijë çdo shpirtë te trupi i tij dhe do të hyjë në të,
atëherë All-llahu e urdhëron tokën të qahet për ta dhe dalin ata prej aty duke
shpejtuar te Zoti i tyre, paraqiten para Tij, duke u ngutur e duke i ngritur
kokat lartë, e dëgjojnë thirrësin duke thirrur nga një vend i afërt dhe që të
gjithë ata qëndrojnë në këmbë duke shikuar” 270 .
Kjo gjithsesi është e ditur: Se I Dërguari (s.a.v.s.) na informoi për këtë dhe se All-
llahu i madhëruar nuk u krijon atyre shpirtra të tjerë nga ata që i kanë patur në
dun’ja, por ata janë shpirtrat të cilët kanë përfituar të mirën dhe të keqën, Ai u krijoi
atyre trupa të rinjë pastaj i kthej ata në ta.
270 Zingjiri është shumë I dobët. Aty gjindet: Jezid Ibn Eban err-Rrekashi I cili është I dobët (ed-Duafa
el-kebir: 4/373/1983) dhe në transmetimin e tij gjindet një I panjohur.

