Page 170 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 170
I shtati: Ndriçimi i qiejve nga drita e tij.
I teti: Përfundimi i tij tek Arshi.
I nënti: Thënia e melekëve për të: Kush është ky? Dhe kjo pyetje bëhet për atë që
është i përcaktuar dhe që ekziston me qenie të tij.
I dhjeti: Thënia e tyre: Kthene atë në tokën më të ulët.
KAPITULL
Argumenti i gjashtëdhjetë e katërt: Hadithi i transmetuar nga Ebu Hurejre (r.a.) se
kur shpirti i besimtarit të dalë e presin atë dy melekë të cilët e ngritin në qiell, ndërsa
banorët e qiellit thonë: Një shpirt i mirë ka ardhur nga toka, All-llahu të mëshiroftë
ty dhe trupin të cilin e kishe, pastaj përmendi aromën e miskut dhe ngritjen e tij te
Zoti i madhëruar, i Cili thotë: Kthene atë deri në përcaktimin e fundit. Këtu
ekzistojnë gjashtë argumente:
I pari: Thënia e tij se e presin atë dy melekë.
I dyti: Thënia e tij se e ngrisin atë në qiell.
I treti: Thënia e melekëve për të: Shpirt i mirë që na erdhë nga toka.
I katërti: Lutja e tyre për të.
I pesti: Aroma e tij e mirë.
I gjashti: Ngritja e tij tek All-llahu i madhëruar.
KAPITULL
Argumenti i shtatëdhjetë e një: Hadithi të cilin e transmetoi Ebu Hurejre (r.a.) se:
“Te besimtari prezentojnë melekët dhe nëse ai është njeri i mirë thonë: Dil o
shpirt i mirë që ishe në një trup të mirë, dil i respektuar dhe gëzohu me
kënaqësi e lumturi dhe Një Zot që nuk është në ty i hidhëruar. I thuhet kjo atij
derisa të dalë, e kur ai të dalë e ngritin atë derisa të arrijnë në qiell ku kërkojnë
që ai t’i hapet dhe i thuhet: Kush është ky? Thonë: Filani i biri i filanit. Kurse
ata thonë: Mirë se erdhët me shpirtin e mirë që ishte në trup të mirë, hynë i
respektuar dhe gëzohu me kënaqësi, me lumturi dhe me Një Zot që nuk është i
hidhëruar në ty. Vazhdon t’i thuhet kjo atij derisa të përfundojnë me të në
qiellin ku është All-llahu i madhëruar. Nëse njeriu është i keq i thuhet: Dil o
shpirt i keq që ishe në një trup të keq, dil i poshtëruar dhe gëzohu me ujë të
valë, me qelbësirë dhe të ngjashme me to. Vazhdon t’i thuhet kjo derisa të dalë
dhe e ngrisin atë në qiell, kurse aty i thuhet: Kush është ky? Thonë: Filani i biri
i filanit. I thuhet: Nuk ka mirë se ardhje për shpirtin e keq që ishte në një trup
të keq, kthehu i poshtëruar sepse ty nuk të hapen dyert e qiellit dhe pastaj
hidhet ai në tokë derisa të hyjë në varr”. Ky është një hadith i saktë dhe aty
gjinden dhjetë argumente:
1. Thënia e tij: Se ai ishte në një trup të mirë apo se ai ishte në një trup të keq dhe
kjo argumenton atë që ishte dhe vendin ku ishte.
2. Thënia e tij: Dil i respektuar.
3. Thënia e tij: Përgëzohu me kënaqësi e lumturi. Ky është një përgëzim për
gjendjen që do ta ketë pas daljes së tij.
4. Thënia e tij: Vazhdon t’i thuhet kjo derisa të përfundojnë me të në qiell.
5. Thënia e tij: Kërkojnë që t’i hapet qielli.
6. Thënia e tij: Hyn i respektuar.
7. Thënia e tij: Derisa të përfundojnë me të në qiellin në të cilin është All-llahu i
madhëruar.
8. Thënia e tij për shpirtin e keq: Kthehu i poshtëruar.
9. Thënia e tij: Ty nuk të hapen dyert e qiellit.
10. Thënia e tij: Hidhet në tokë pastaj hyn në varr.
KAPITULL

