Page 165 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 165

Tha: Ai është ashtu si është përshkruar në gjerësinë e tij në këtë botë, i pandarë në
                     qenien e bazamentin e tij dhe se ai është me një kuptim në të gjitha gjallesat e botës
                     e asgjë tjetër.
                     Disa  të  tjerë  thanë:  Shpirti  është  kuptim  i  një  ekzistence  me  kufijë,  ai  ka  baza,
                     gjatësi, gjerësi, thellësi dhe se ai nuk është i ndarë nga gjërat e tjerat në këtë botë të
                     cilat poashtu kanë dispozitën e gjatësisë, gjerësisë dhe thellësisë, e çdonjërin nga ata
                     e bashkon cilësia e përkufizimit dhe përfundimit. Kjo është thënie e një grupi të Eth-
                     Thenevijjëve të cilëve u thuhet El-Methanije 263 .
                     Një  grup  thanë:  Shpirti  është  i  përshkruar  ashtu  si  e  përshkruajtën  ata  të  cilët  i
                     përmendëm  më  herët  në  kuptimin  e  kufijve  dhe  përfundimeve,  përveçse  ai  nuk
                     dallon nga të tjerët  në atë që nuk lejohet të përshkruhet me cilësi të gjallesave. Këtë
                     e thanë grupi i quajtur Ed-Disanijje 264 . El-Hariri rrëfeu nga Xha’fer Ibn Mubeshshiri
                     se tha: Shpirti është një substancë i cili nuk është ky trup dhe nuk është trup, por ai
                     është një kuptim në mes substancës dhe trupit.
                     Disa të tjerë thanë: Nefsi ka tjetër kuptim nga shpirti dhe se shpirti është tjetër nga
                     jeta, kurse jeta tek ai është dukuri (ared), kështu tha Ebul-Hudhejli. Ai mendoi se
                     është e lejuar për njeriun që të jetë me nefs dhe shpirtë të hequr gjatë gjumit të tij por
                     jo edhe pa jetë, këtë ai e argumentoi me thënien e Tij: “All-llahu i merr shpirtrat kur
                     është momenti i vdekjes së tyre, e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur...”
                     (Ez-Zummer : 42).
                     Xha’fer Ibn Harbi tha: Shpirti është një nga dukuritë që gjinden në këtë trup, ai është
                     një nga mjetet me të cilat ndihmohet njeriu në veprimin e tij si shëndeti, paqa dhe të
                     ngjashme,  poashtu  ai  nuk  përshkruhet  me  asgjë  nga  ato  cilësi  me  të  cilat
                     përshkruhen substancat dhe trupat. Këtë e rrëfeu El-Eshariu.
                     Një grup thanë: Shpirti fryma e cila del dhe hynë me frymëmarrje. Thanë: Shpirti
                     është  dukuri,  ai  është  vetë  jeta  dhe  ai  është  tjetër  nga  nefsi.  Kjo  është  thënia  e
                     gjykatësit Ebu Bekr Ibnul-Bakilani dhe Esharive të cilët e pasuan atë.
                     Një grup tjetër thanë: Shpirti nuk është trup, e as dukuri dhe ai nuk gjindet në një
                     vend,  ai  nuk  ka  gjatësi,  as  gjerësi,  as  thellësi,  as  ngjyrë  e  as  pjesshmëri,  ai  nuk
                     gjindet brenda botës e as jashta saj, e as në ndonjë anë të saj dhe as i ndarë. Kjo
                     është thënie e El-Meshshainëve 265 , të cilën thënie e rrëfeu El-Eshariu nga Aristoteli,
                     ata  supozuan  se  ndërlidhja  e  tij  me  trupin  nuk  është  nga  aspekti  i  mishërimit,  i
                     fqinjësisë,  i  banimit,  i  ngjitjes  dhe  as  i  ballasfaqimit,  por  atij  i  takon  vetëm
                     organizimi,  e  këtë  mendim  e zgjodhën El-Bisenxhi, Muhammed  Ibnun-Nu’mani i
                     quajtur El-Mufid, Muammer Ibn Ubbad El-Gazali, ajo është thënie edhe e Ibn Sinas
                     dhe  e  pasuesve  të  tij,  i  cili  mendim  është  më  i  pavërteti  dhe  më  i  largëti  nga  e
                     vërteta.
                     Ebu Muhammed Ibn Hazmi tha: Pronarët e tjerë të Islamit dhe të feve të tjera të cilat
                     pranojnë ringjalljen menduan se shpirti është një trup i gjatë, i gjërë, i thellë, në një
                     vend, trup i kufizuar dhe drejtues i trupit. Tha: Këtë ne e themi. Poashtu tha: Nefsi
                     dhe Rruhi janë dy sinonime të cilët kanë një kuptim.
                     Ebu Abdullah  Ibnul-Hatibi i  nënvizoi mendimet e dijetarëve për shpirtin  dhe tha:
                     “Atë që sinjalizon çdonjëri me thënien e tij: Se ai ose duhet të jetë trup ose dukuri i
                     cili lëvizë në trup, ose ai nuk është trup dhe as dukuri që lëvizë në të. Sa i përket
                     pjesës së parë: Se ai është trup, e ai trup ose është ky trup i yni, ose është një trup
                     tjetër i cili e shoqëron këtë trup, ose është jashta tij. Ndërsa grupi i tretë të cilët thanë


                  263  El-Mekalat (Thëniet).
                  264
                     El-Mekalat.
                  265  El-Meshshaun: Janë pronarët e shkollës filozofike të quajtur El-Meshshaije e cila është një shkollë
                  greke.
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170