Page 164 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 164

AJO SHPIRTI APO DIÇKA TJETËR? PASTAJ, SHPIRTI NXITËS PËR TË
                     KEQËN  (El-Emmare),  SHPIRTI  SHUMË  QORTUES  (El-Levvame)  DHE
                     SHPIRTI  I  BINDUR  PLOTËSISHT  (El-Mutmeinne)  A  JANË  NJË  SHPIRT
                     QË I POSEDON KËTO CILËSI APO ATA JANË TRE SHPIRTRA?
                     Përgjigjeja është se këto janë çështje për të cilat folën grupet e tjera dhe ndryshuan
                     thëniet e tyre për to, u shpeshtua gabimi i tyre në to dhe i udhëzoi All-llahu pasuesit
                     e pejgamberëve, Ehlus-Sunnetin, në të vërtetën e asaj që u përçanë me urdhërin e tij,
                     kurse All-llahu e udhëzon në rrugën e drejtë atë që dëshiron dhe ne po përmendim
                     thëniet e njerëzve, të mirat e të metat e tyre në ato thënie, si dhe po përmendim të
                     saktën duke iu falënderuar All-llahut dhe me ndihmën e Tij.
                     Ebul-Hasen  El-Eshariu  në  thëniet  e  tij  tha:  “Nuk  u  pajtuan  dijetarët  rreth  shpirtit
                     (Err-Rruh), vetës (Nefsi) dhe jetës (El-Haja), se a është shpirti vetë jeta apo diçka
                     tjetër dhe se a është shpirti trup apo jo?” En-Nidhami tha: Shpirti është trup dhe ai
                     është Nefsi, ai supozoi se shpirti është i gjallë me vetën e tij dhe refuzoi që jeta e
                     fuqia të jenë tjetër nga i gjalli dhe i forti. Disa të tjerë thanë: Shpirti është dukuri
                     (ared) 262 .
                     Disa  të  tjerë,  prej  tyre  Xha’fer  Ibn  Harbi,  thanë:  Nuk  e  dimë  se  shpirti  a  është
                     substancë (xhevher; që ekziston vetvetiu) apo dukuri (ared: që nuk mund të ekzistojë
                     vetevetiu). Tha: E argumentuan këtë me thënien e Tij: “Të pyesin ty për shpirtin;
                     Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort
                     pak dije” dhe Ai këtu nuk na tregoi se a është ai substancë apo dukuri. Tha: Mendoi
                     se Xha’feri e vërtetoi se jeta nuk është shpirti dhe se jeta është dukuri.
                     El-Xhubaiu mendonte se shpirti është trup dhe se ai nuk është jeta kurse jeta është
                     një dukuri e tij dhe këtë e sqaronte me thënien e gjuhtarëve: (Harexhet ruhul-insan)
                     Doli shpirti i njeriut, ai mendoi se shpirti nuk pranon dukuritë.
                     Disa  të  tjerë  thanë:  Shpirti  nuk  është  asgjë  tjetër  përveçse  baraspeshë  e  katër
                     elementeve natyrore dhe nuk bënë kthim nga thënia e tyre baraspeshë përveçse te Ai
                     që i baraspeshoi, si dhe ata nuk i vërtetuan kësaj bote asgjë tjetër përveç atyre katër
                     elementeve natyrore, të  cilat janë: El-Hararetu (nxehtësia), el-burudetu (ftohtësia),
                     err-rrutube (lagështia) dhe el-jebusetu (thatësia).
                     Disa të tjerë thanë: Shpirti ka një kuptim të pestë jashta atyre katër elementeve sepse
                     në këtë botë nuk ekzistojnë veçse ato katër elemente, kurse për veprimet e shpirtit u
                     dhanë mendime të ndryshme, disa vërtetuan atë në mënyrë natyrore ndërsa disa në
                     mënyrë të zgjedhur.
                     Disa  të  tjerë  thanë:  Shpirti  është  gjaku  i  pastërt  i  filtruar  nga  turbullirat  dhe
                     qelbësirat, kështu thanë edhe për fuqinë.
                     Disa  të  tjerë  thanë:  Jeta  është  nxehtësia  instiktive.  Të  gjithë  ata  të  cilëve  u
                     përmendëm  thëniet e tyre për shpirtin  janë  të zotët  e  elementeve natyrore të  cilët
                     vërtetojnë se jeta është shpirti.
                     El-Esammi  nuk  i  vërtetonte  jetës  e  as  shpirtit  asgjë  tjetër  përveçse  trupin  dhe
                     thoshte: Nuk mund të logjikoj përveçse trupin e gjatë e të gjërë të cilin e shohë dhe e
                     dëshmojë.  Poashtu  thoshte:  Shpirti  është  vetë  ky  trupi  e  asgjë  tjetër,  por  është
                     përmendur ashtu në aspekt të sqarimit e vërtetimit të realitetit të diçkaje, e jo se ai
                     është diç tjetër nga trupi.
                     Është përmendur nga Aristoteli (filozofi i njohur grek) se: Shpirti është një kuptim i
                     ngritur mbi të udhëhequrit, mbi rritjen (lindjen) dhe mbi zhdukjen, ai nuk udhëhiqet,
                     ai është substancë e thjeshtë i shpërndarë në tërë botën e gjallesave nga aspekti i
                     veprave dhe rregullimit, si dhe nuk i lejohet atij cilësi e pakët apo e shumtë.

                  262   Mekalat  El-Eshari  (thëniet  e  Eshariut).  Thënia  e  tij  ared,  d.m.th.  dicka  që  nuk  mund  të  ekzistojë
                  vetvetiu si: Pesha, aroma dhe gjatësia.
   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169