Page 163 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 163

penguar nga ndijimi i asaj gjendje të parë. Por kësaj i thuhet: Të themi se ai e pengoi
                     atë nga ndijimi i tij i detajizuar dhe i plotë, por a mund ta pengojë atë nga ndijimi më
                     i ulët në ndonjë aspekt të asaj gjendje para ndërlidhjes me trupin, ndërsa dihet se
                     ndërlidhja e tij me trupin nuk e pengoi  atë që të ndiej gjendjet e tij të para me trupin,
                     atëherë si e pengon atë nga ndjenja e asaj që ishte para kësaj?
                     Poashtu  sikur  ai  të  ekzistonte  para  trupit  do  të  ishte  i  ditur,  i  gjallë,  folës  dhe  i
                     mençur, e kur u ndërlidhë me trupin i është marrë e gjithë kjo pastaj i ndodhi atij
                     ndjenja, dituria dhe mendja dalngadal, e sikur kjo të ketë ndodhur do të ishte nga
                     çuditë më të mëdha që shpirti të jetë i plotë dhe i mençur pastaj të kthehet në diçka
                     të mangët, i dobët dhe injorant pastaj prapë të rikthehet në mendjen dhe forcën e tij,
                     atëherë prej nga mendja, shpallja dhe natyrshmëria argumentojnë këtë? All-llahu i
                     madhëruar thotë: “All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk
                     dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa) të dëgjuar, me të parë dhe me zemër, ashtu që të
                     jeni falënderues” (En-Nahl : 78). Kjo është gjendja e jonë në të cilën u nxorëm dhe
                     ajo është gjendja e jonë origjinale, ndërsa dituria, mendja, njohuria dhe fuqia janë
                     rastësore dhe të çpikura në ne pasi që nuk ishin kurse para kësaj nuk dinim asgjë
                     meqë  nuk  kemi  pasur  ndonjë  ekzistim  në  të  cilin  kemi  ditur  dhe  kemi  logjikuar
                     diçka.
                     Gjithashtu sikur ai të ishte i krijuar para trupave derisa ai është në atë gjendje çfarë
                     është tani, i mirë, i keq, mohues, besimtar, bëmirës dhe dëmprurës, të gjitha këto do
                     të ishin të vërtetuara në të para veprimeve, ndërsa ai këto cilësi e dukuri i ka fituar
                     nga  veprat  e  tij  që  nxitojë  për  to  dhe  në  këtë  kërkoi  ndihmë  nga  trupi,  e  nuk  ka
                     mundur t’i përshkruhen ato dukuri e cilësi para bashkangjitjes së tij me trupat që me
                     ndihmën e tyre i punoi ato vepra.
                     Sikur kjo të ishte përcaktuar para krijimit të tij pastaj të ketë dalur në këtë botë sipas
                     asaj që i është përcaktuar, ne nuk do të refuzonim atë shkrim dhe përcaktim të All-
                     llahut të më herëshëm për të, e sikur ndonjë argument të argumentonte se shpirtrat u
                     krijuan fillimisht të gjithë pastaj u vendosën në një vend dhe aty ishin të gjallë, dinin
                     dhe flisnin, pastaj kohë pas kohe bashkangjiten me trupat e tyre, ne këtë të parët do
                     ta thonim sepse All-llahu për çdo gjë është i fuqishëm, por ne nuk informojmë as për
                     krijimin e Tij e as për urdhërin e Tij përveç asaj që Ai na informoi për Vetën e Tij në
                     gjuhën e të Dërguarit të Tij (s.a.v.s.), ndërsa është e ditur se I Dërguari (s.a.v.s.) nuk
                     na informoi me një gjë të tillë, por ai na informoi për atë që thuhet në hadithin e
                     saktë: “Se krijimi i njeriut në mitrën e nënës së tij qëndron në formë të spermës
                     dyzet ditë, pastaj qëndron si gjak i ngjizur po aq, pastaj kalon në copë mishi po
                     aq, pastaj dërgohet meleku i cili i fryen atij shpirtin” 261 .
                     Pra, meleku vetë dërgohet që t’i fryejë shpirtin atij, e kur ai të fryejë në të kjo bëhet
                     shkak që ta ketë shpirtin, e nuk tha se e dërgon atë me shpirtin e tij të cilin e futë në
                     trupin e tij, por u dërgua meleku tek ai dhe i ndodhi atij shpirti me atë fryerje të tij në
                     të, sepse All-llahu i madhëruar e dërgoi tek ai shpirtin i cili ekzistonte një kohë të
                     gjatë me melekun, atëherë ka dallim që të dërgohet tek ai meleku i cili i fryen atij
                     shpirtin dhe asaj se dërgohet tek ai me melekun shpirti i krijuar i cili ekzistonte me
                     vetën e tij, prandaj vështro këto dy kuptime të cilat i argumentoi citati, ndërsa All-
                     llahut i takon pëlqimi.
                     ÇËSHTJA E NËNTËMBËDHJETË
                     CILI ËSHTË REALITETI I SHPIRTIT? A ËSHTË AI NJË PJESË E TRUPIT
                     APO NJË DUKURI E TIJ, APO NJË TRUP I BANUAR DHE I VENDOSUR
                     NË  TË,  APO  AI  ËSHTË  NJË  SUBSTANCË  E  PASTËR?  A  ËSHTË  VETË

                  261  E transmetoi Buhariu (3208), Muslimi  në  “El-Kader” (1), Sherhus-sunneh (1/128) dhe El-Mishkah
                  (82).
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168