Page 162 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 162

Junus Ibn Abdul-A’la tha: Na tregoi Ibn Vehbi, na tregoi Ibn Zejdi i cili tha: Kur
                     All-llahu krijoi Zjarrin melekët u frikësuan tejet shumë dhe thanë: O Zoti ynë, pse e
                     krijove këtë Zjarr? Për çfarë e krijove atë? Ai tha: Për ata që më kundërshtojnë nga
                     krijesat e Mia!
                     Në atë kohë nuk kishte krijesa të tjera të All-llahut përveç melekëve, ndërsa në tokë
                     nuk kishte krijesa, e Ademi u krijua pas kësaj dhe e këndoi thënien e Tij: “Vërtetë
                     ka  kaluar  një  periudhë  kohore,  që  njeriu  nuk  ekzistonte  fare  si  një  diçka  i
                     përmendur”  (El-Insan  :  1).  Omer  Ibnul-Hattabi  tha:  O  I  Dërguar  i  All-llahut,  ah
                     sikur të ishte ajo kohë! Pastaj tha: Melekët thanë: A ka mundësi të vijë një kohë në
                     të cilën ne do të kundërshtojmë? E thanë ata këtë sepse nuk shihnin krijesa të tjera.
                     Ai u tha: Jo! Unë po dëshiroj të krijojë në tokë krijesa dhe ta bëjë aty një zëvendës,
                     pastaj përmendi hadithin. Ibn Is’haku tha: Thuhet, All-llahu e di më së miri, se All-
                     llahu e krijoi Ademin (a.s.) pastaj e la atë ashtu dyzet vite duke shikuar në trupin e
                     tij pa i dhënë shpirtin derisa u bë dhe i terur me zë dhe atë nuk e kishte prekur zjarri.
                     Thuhet, All-llahu e di më së miri, se kur shpirti arriti në kokën e tij ai teshtiti dhe
                     tha: el-Hamdu lil-lah, e pastaj përmendi hadithin.
                     Kur’ani,  Hadithi  dhe  gjurmët  argumentojnë  se  All-llahu i  madhëruar  i  dhuroi  atij
                     shpirtin pas krijimit të trupit dhe nga ajo frymë u bë shpirti, e sikur shpirti të ishte
                     krijuar  para  trupit  me  të  gjithë  shpirtrat  e  pasardhësve  të  tij,  melekët  nuk  do  të
                     habiteshin me rastin e krijimit të tij dhe me rastin e krijimit të Zjarrit, e thanë: Për
                     çfarë e krijove atë? Derisa ata të kishin parë shpirtrat e njerëzve në të cilët kishte
                     besimtarë, pabesimtarë, të mirë dhe të këqinjë.
                     Si dhe shpirtrat e pabesimtarëve nuk do të ishin që të gjithë pasues të Iblisit, por
                     shpirtrat e pabesimtarëve do të ishin të krijuar para mosbesimit të tij, sepse All-llahu
                     i madhëruar e gjykoi atë me mosbesim pas krijimit të trupit dhe shpirtit të Ademit
                     (a.s.), e para kësaj ai nuk ishte pabesimtar, atëherë si pra, shpirtrat ishin pabesimtarë
                     dhe besimtarë para tij derisa ai në atë kohë nuk ishte pabesimtar? A mos nuk rrjedhi
                     mosbesimi përveçse nga zbukurimi dhe mashtrimi i tij, e shpirtrat e pabesimtarëve u
                     bënë  pabesimtarë  pas  mosbesimit  të  tij  përveç  nëse  themi  të  gjithë  ata  ishin
                     besimtarë pastaj si shkak i tij reneguan, ndërsa argumentet të cilat i morën ata për
                     paraprirjen e krijimit të shpirtrave kundërshtojnë këtë.
                     Në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre (r.a.) rreth krijimit të botës ka informata
                     për krijimin e llojeve të botëve, aty thuhet: “...krijimi i Ademit u vonua deri në
                     ditën e xhuma (të premte)...”  260 . Sikur shpirtrat të ishin krijuar para trupave do të
                     ishin në përbërijen e botëve të krijuara gjatë gjashtë ditëve, e meqë nuk patë ndonjë
                     informim se ata u krijuan në ato gjashtë ditë u kuptua se krijimi i tyre pasoi krijimin
                     e pasardhësve dhe se në ato gjashtë ditë u bë krijimi vetëm i Ademit (a.s.) kurse
                     krijimi i pasardhësve të tij u bë sipas asaj që u dëshmua. E sikur shpirti të ekzistonte
                     para trupit i gjallë, i ditur dhe folës do të përmendej në ato botëra dhe do të ndihej
                     qoftë edhe në ndonjë mënyrë.
                     Është e papranuar që ai të ketë qenë i gjallë, i ditur, folës dhe njohës i Zotit të tij
                     duke qenë në mes të grupit të shpirtrave pastaj të bartet në këtë trup kurse asgjë të
                     mos dihet për gjendjen e tij në asnjë aspekt.
                     Nëse pas ndarjes nga trupi dihet për gjendjen e tij në mënyrë të detajizuar dhe dihet
                     se ai gjatë qëndrimit në trup ka qenë i penguar që të arrijë plotësimin e tij, atëherë të
                     dihet gjendja e tij e parë, kur atje nuk ishte i penguar, ka më shumë përparësi, përveç
                     nëse thuhet: Ndërlidhja e tij me trupin dhe preokupimi i tij me udhëheqjen e tij e ka

                  260
                     E transmetoi Muslimi në “Siftaul-munafikin” (27), Ahmedi në “El-Musned” (2/327), Bejhekiu në “El-
                  Kubra” (9/3), Hakimi në “El-Mustedrek” (2/450, 543) e tha se është I saktë. Esh-Shejh El-Albani poashtu
                  tha se është I saktë, shiko “Hadithet e sakta : 1833).
   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167