Page 157 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 157

shkatërron banorët e fshatrave mizorisht derisa banorët e tyre janë të panjohur me të
                     vërtetën, por Ai i shkatërron pasi t’i ketë ngritur arsyet dhe pas qortimit të tyre.
                     Aspekti i nëntë: Se Ai e bëri të dëshmojë çdonjërin ndaj vetës së tij se Ai është Zoti
                     dhe Krijuesi i tij, prandaj edhe mori atë dëshmim apo argument ndaj tyre në shumë
                     vende në Kur’an, sikurse në thënien e Tij: “Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata, me
                     siguri  do  të  thonë:  “All-llahu!”  E  si  pra,  i  kthejnë  shpinën”  (Ez-Zuhruf  :  87).
                     D.m.th. si i kthejnë shpinën Njëshmërisë pasi që ata vërtetuan se Ai është Zoti dhe
                     Krijuesi i tyre. Kjo në Kur’an ndodhë shumë, sepse ai është argumenti të cilin i bëri
                     ta dëshmojnë ndaj vetës së tyre në brendësinë e tij dhe ua përkujtuan atë të dërguarit
                     e Tij kur thanë: “A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës?...”
                     (Ibrahim : 10). All-llahu i madhëruar në realitet ua përkujtoi atë vërtetim dhe njohje
                     në  gjuhën  e  të  dërguarve  të  Tij  derisa  asnjëherë  nuk  ua  përkujtoi  vërtetimin  e
                     mëparshëm të krijimit të tyre dhe nuk e ngriti atë argument kundër tyre.
                     Aspekti  i  dhjetë: Ai e  bëri këtë  ajet (argument), e që  është  shenjë  e qartë,  i  cili
                     rivendikon të argumentuarën e tij pa e vonuar atë dhe kështu është çështja e ajeteve
                     të  Zotit  të  madhëruar,  ato  janë  argumente  të  përcaktuara  për  një  kërkesë  të
                     përcaktuar  e  cila  rivendikon  njohjen  e  saj,  e  thotë  i  Madhëruari:  “...kështu  i
                     sqarojmë argumentet...” (El-A’rafë : 32). D.m.th. sipas këtij sqarimi dhe detajizimi
                     Ne i sqarojmë ajetet me shpresë se ata do të largohen nga shirku e të kthehen në
                     tevhid (Njëshmëri) dhe nga kufri (mosbesimi) në iman (besim). Këto ajete të cilat Ai
                     i  sqaroi  në  Librin  e  Tij  nga  të  gjitha  llojet  e  krijesave  të  Tij,  të  cilat  janë  ajete
                     mendore dhe ndijore, janë ajete për vetën, qenien dhe krijimin e tyre, poashtu janë
                     ajete të horizonteve dhe aspekteve të cilat i vepron Zoti i madhërishëm, e të cilat
                     argumentojnë  ekzistimin  e Njëshmërinë  e Tij,  të  vërtetën  e të dërguarve të  Tij  të
                     cilët folën për ringjalljen dhe Kijametin. E, më e qarta nga ato është dëshmia të cilën
                     e dhanë ata për vetën e tij se Ai është Zoti, Krijuesi, Çpikësi i tij dhe se ai është rob,
                     i krijuar, i formësuar dhe i çpikur pasi që nuk ishte, e është e pamundur që ai të ketë
                     ndodhur pa një çpikës apo ai të jetë çpikës i vetës së tij. Pra, patjetër atë e nxorri në
                     ekzistencë  një  Krijues  të  Cilit  nuk  i  përngjanë  asgjë.  Ai  vërtetim  i  tyre  dhe  ajo
                     dëshmi janë natyrshmëri në të cilën ata u krijuan, e nuk është e përfituar. Ky ajet, e
                     që  është  thënia  e  Tij:  “Përkujto  kur  Zoti  yt  nxorri  nga  shpina  e  bijve  të  Ademit
                     pasardhësit e tyre...” përputhet me thënien e të Dërguarit (s.a.v.s.): “Çdo foshnje
                     lindë  në  natyrshmëri” 258 .  Si  dhe  me  thënien  e  Tij:  “Përqëndro  vetveten  tënde
                     sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i
                     krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga
                     All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë. (përqëndrohuni
                     në atë fe) të kthyer sinqerisht tek Ai...” (Err-Rrum : 30-31).
                     Disa  komentatorë  nuk  përmendën  përveçse  këtë  thënie  sikur  Zemhasheriu,  kurse
                     disa nuk përmendën përveçse thënien e parë, ndërsa disa të tjerë i përmendën të dy
                     thëniet sikurse Ibnul-Xhevziu, El-Vahidiu, El-Maverdiu dhe të tjerë.
                     El-Hasen Ibn Jahja El-Xhurxhani tha: Refuzimi i ndonjë refuzuesi të këtij kapitulli
                     bazuar në hadithin që transmetohet nga I Dërguari (s.a.v.s.) se tha: “Njëmend All-
                     llahu fshiu shpinën e Ademit me ç’rast nxorri nga ai pasardhësit e tij dhe mori
                     nga ata premtimin, pastaj i ktheu ata në shpinën e tij”. Tha: Kjo është pengesë e
                     lejimit të atij komenti në të cilin anove si shkak i pamundësisë së kthimit të tyre në
                     shpinë nëse e mori premtimin nga ata pas pjekurisë dhe plotësimit të mendjes. Atij
                     ne  i  themi:  Kuptimi  i  thënies  pastaj  i  ktheu  në  shpinën  e  tij  është  se:  Pastaj  i
                     kthen në shpinën e tij, sikurse thamë edhe për thënien përkujto kur Zoti yt i mori

                  258  E transmetoi Buhariu (1358), Muslimi në “El-Kader” (23/25), Ebu Davudi (4714, 4716), Ahmedi në
                  “El-Musned” (2/233, 275, 282), Maliku në “El-Muvetta’ë” (241) dhe Ebu Neimi në “El-Hilje” (9/228).
   152   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162