Page 152 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 152

e atij trupi në atë kohë, e përfundoi krijimin e tij dhe e vendosi atë në një vend që
                     kur ta krijojë trupin e dërgon atë tek ai nga ai vend, këtë në asnjë mënyrë hadithet
                     nuk e argumentojnë nëse i vështron ato.
                     Ndërsa  hadithin  që  e  transmetoi  Ubejj  Ibn  Ka’bi  nga  I  Dërguari  (s.a.v.s.)
                     përfundimisht thuhet, sikur të jetë i saktë, por ai nuk është i saktë, se është thënie e
                     Ubejjit. Ai zingjir transmetues transmeton gjëra shumë të urrejtura, të ngritura e të
                     ndalura, kurse Ebu Xha’fer Err-Rraziu tha për të se është i saktë dhe i dobët, ndërsa
                     Ali El-Medini tha: Ishte i besueshëm. Poashtu tha: I përziente çështjet. Ibn Meini për
                     të tha: Ai është i besueshëm por edhe tha: Ai shkruan hadith por edhe gabon. Imam
                     Ahmedi për të tha: Nuk është i fortë në hadith dhe tha: I mirë deri diku në hadith.
                     Ndërsa  El-Fel-lasi  tha:  E  ka  të  dobët  mbajtjen  në  mend.  Ebu  Zer’a  tha:  Supozon
                     shumë. Ndërsa Ibn Hibbani tha: Dallohet me gjëra të urrejtura të transmetuara nga
                     më të njohurit.
                     Ajo që urrehet në këtë hadith është thënia e tij se shpirti i Isaut (a.s.) ishte nga ata
                     shpirta që atëherë u morë premtimi dhe pastaj atë shpirt e dërgoi te Merjemja (a.s.)
                     kur u larguan nga familja në një vend në lindje dhe ai hyri në të, ndërsa është e ditur
                     se shpirti i cili u dërgua te Merjemja (a.s.) nuk është shpirti i Mesihut (a.s.), por ai
                     shpirt fryu në të dhe ajo mbet me barrë me Mesihun (a.s.), i Madhëruari thotë: “...e
                     Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi. Ajo tha: “Unë i
                     mbështetëm të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më lë të
                     lirë)!”  Ai  (Xhibrili)  tha:  “Unë  jam  vetëm  i  dërguar  (melek)  i  Zotit  tënd  për  të
                     dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)” (Merjem : 17-19). Pra, shpirti i Mesihut
                     nuk i flet për vetën e tij kurrsesi në këtë të folur, ndërsa në një transmetim të hadithit
                     të Ebu Xha’ferit thuhet se shpirti i Mesihut është ai i cili i foli kështu dhe ai u dërgua
                     tek ajo.
                     Këtu kemi katër pikqëndrime:
                     I pari: All-llahu i madhëruar nxorri pamjet dhe shembujt e tyre të cilët i ndau në të
                     palumtur, të lumtur, të shëndoshë dhe të sëmurë.
                     I dyti: All-llahu i madhëruar ngriti atëbotë argumentin kundër tyre, i bëri dëshmitarë
                     të krijimtarisë së Tij dhe melekët i bëri dëshmitarë të kësaj.
                     I treti: Ky është komenti i thënies së Tij: “Përkujto kur Zoti yt nxorri nga shpina e
                     bijve të Ademit pasardhësit e tyre...”.
                     I  katërti:  Ai  i  vendosi  të  gjithë  ata  shpirtra  në  një  vend  pas  nxjerrjes  së  tyre,  e
                     përfundoi krijimin e tyre dhe se në çdo kohë ripërtrihet dërgimi i një grupi të tyre në
                     trupat e tyre.
                     Sa i përket pikqëndrimit të parë: Citatet janë të qarta, të ngritura dhe të ndalura në të.
                     E sa i përket pikqëndrimit të dytë: E morën atë qëndrim ndaj ajetit ata që e morën në
                     mesin e komentatorëve dhe menduan se ai është komenti i tij, si dhe kjo është thënia
                     e shumicës së komentatorëve të cilët bazohen në gjurmë. Ebu Is’haku tha: Është e
                     mundur që All-llahu i madhëruar u dha kuptim që të logjikojnë atyre shpirtrave në
                     pamje  të  milingonave  të  cilat  i  nxorri  sikurse  thotë:  “...një  bubrrec  tha:  “O  ju
                     bubrreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke
                     mos ju vërejtur” (En-Neml : 18). Ai ia nështroi Davudit (a.s.) kodrat dhe shpendët të
                     cilët e madhëronin All-llahun bashkë me të.
                     Ibnul-Enbari tha: Medhhebi (mendimi) i Ehlul-Hadithit (njohësve të haditheve) dhe
                     dijetarëve të mëdhenjë për këtë ajet është se: All-llahu nxorri pasardhësit e Ademit
                     (a.s.) nga kurrizi i tij dhe nga kurrizët e fëmijve të tij në pamjen e milingonave, e
                     pastaj mori nga ata premtimin se Ai është Krijuesi i tyre, se ata janë të krijuar dhe
                     këtë e pranuan, e këtë e bënë pasi që u dha atyre mendje me të cilat e kuptuan atë qu
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157