Page 153 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 153

ju prezentu atyre sikurse që u dha edhe kodrave mendje kur u foli dhe sikur veproi
                     me deven e cila bëri sexhde e me palmen e cila dëgjoi dhe u bindë kur u thirrë.
                     El-Xhurxhani  tha:  Nuk  ka  kundërshtim  mes  thënies  së  të  Dërguarit  (s.a.v.s.):
                     “Njëmend All-llahu e fshiu shpinën e Ademit dhe nxorri nga ai pasardhësit e
                     tij...” dhe ajetit të përmendur me falënderimin e All-llahut sepse Ai kur i mori ata
                     nga shpina e Ademit i mori edhe nga shpinat e pasardhësve të tij meqë pasardhësit e
                     Ademit janë pasardhës të njëri-tjetrit, ndërsa thënia e Tij: “...të mos thoni në Ditën e
                     Kijametit ne me këtë ishim të panjohur”, d.m.th. me premtimin që u morë nga ata
                     dhe kur ata e thanë atë melekët u bënë dëshmitarë. Tha: Kjo argumenton komentin
                     që  është  përmendur  në  transmetimin  se  All-llahu  i  madhëruar  u  tha  melekëve:
                     Dëshmoni! E ata thanë: Dëshmuam. Tha: Disa dijetarë menduan se premtimi u morë
                     nga vetëm shpirtrat pa trupa sepse shpirtrat janë ata që logjikojnë, që kuptojnë dhe
                     ata shpërblehen e dënohen kurse trupat janë të vdekur dhe nuk logjikojnë e as nuk
                     kuptojnë. Tha: Is’hak Ibn Rahevejhi e dha këtë mendim dhe tha se është thënie e
                     Ebu  Hurejres  (r.a.).  Is’haku  tha:  U  pajtuan  dijetarët  se  ai  u  foli  dhe  i  bëri  të
                     dëshmojnë  shpirtrat  para  krijimit  të  trupave.  El-Xhurxhani  tha:  Ata  morën  për
                     argument thënien e të madhëruarit: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata
                     që  ranë  dëshmorë  në  rrugën  e  All-llahut.  Përkundrazi,  ata  janë  të  gjallë...”  (Ali
                     Imran: 169). Trupat janë kalbur dhe kanë humbur në tokë kurse shpirtrat furnizohen,
                     gëzohen dhe ata ndiejn kënaqësi, dhimbje, gëzim, pikëllim, njohin dhe urrejnë, këtë
                     e sqarojnë edhe ëndërrat të cilat njeriu i sheh dhe kur të zgjohet vëren kënaqësinë,
                     gëzimin, dhimbjen dhe pikëllimin në vetën e tij nga ajo që përjetoi shpirti i tij e jo
                     edhe trupi. Tha: Përfundimisht dobia e gjithë kësaj në këtë kapitull është se All-llahu
                     i  madhëruar  e  vërtetoi  argumentimin  mbi  të  gjithë  shpirtrat  si  të  atyre  që  u  arriti
                     shpallja edhe atyre që nuk u arriti përmes atij premtimi që e mori nga ata, ndërsa u
                     shtoi  atyre  që  u  arriti  shpallja  edhe  argumentimin  me  ajete,  me  shenjat  të  cilat  i
                     vendosi  në  vetën  e  tij  e  në  botë,  me  pejgamberët  të  cilët  u  dërguan  tek  ata  si
                     përgëzues e qortues dhe me këshillat e shembujt e transmetuar tek ata, përveçse All-
                     llahu  i  madhëruar  nuk  kërkon  prej  askujt  bindshmëri  vetëm  sa  ia  obligon
                     argumentimi  dhe  sipas  mundësisë  e  argumenteve  që  i  janë  dhënë.  All-llahu  i
                     madhëruar na bëri të qartë shkaktarin e atyre që u ka arritur urdhëri dhe ndalesa,
                     ndërsa e fshehu nga ne diturinë e asaj që e përcaktoi për ata që nuk u arriti përveçse
                     ne e dimë se Ai është I Drejtë që nuk bënë padrejtësi në gjykimin e Tij, është I Urtë
                     që nuk ka dobësi në krijimin e Tij dhe Ai është I Fuqishmi që nuk pyetet për atë që e
                     vepron,  i  Tij  është  krijimi,  por  edhe  i  Tij  është  edhe  përcaktimi  (urdhëri),  i
                     begatshëm është All-llahu Zoti i botëve.
                     KAPITULL
                     Disa të tjerë i kundërshtuan ata në kuptimin e këtij ajeti dhe thanë se kuptimi i ajetit:
                     “Përkujto  kur  Zoti  yt  nxorri  nga  shpina  e  bijve  të  Ademit  pasardhësit  e  tyre...”,
                     d.m.th. i nxorri ata dhe i krijoi në dun’ja pasi që ishin spermë në kurrizët e prindërve
                     të tyre sipas rënditjes së tyre në ekzistim, i bëri dëshmitarë të vetës së tyre se Ai
                     është Zoti i tyre sipas ajeteve dhe argumenteve të cilat i detyrojnë të dinë se Ai është
                     Krijuesi i tyre. Nuk ka asnjë njeri përveçse në vetën e tij përmban nga krijimi i Zotit
                     të tij atë që dëshmon se Ai është Krijuesi dhe Përcaktuesi i tij. Kur ata e kuptuan
                     këtë dhe i thirri në të, të gjithë atë që e dëshmuan është në pozitë të dëshmuesve të
                     cilët dëshmuan saktësinë e saj ndaj vetës së tyre sikurse thotë All-llahu i madhëruar
                     në një tjetër vend: “...duke dëshmuar ndaj vetës së tyre me kufr (mosbesim)”, d.m.th.
                     sikur  të  jenë  në  pozitën  e  dëshmitarëve  edhe  pse  nuk  kanë  thënë:  Ne  jemi
                     pabesimtarë, sikurse thuhet: Pjesët e mia dëshmuan thënien tënde, d.m.th. e kuptova
                     atë,  e  sikur  pjesët  e  mia  të  trupit  të  kenë  mundësi  të  flasin  do  të  dëshmonin  me
   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157   158