Page 156 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 156
qartë në thënien e Tij: “Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri:
Që gjithqyshë t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni...”. Meqë ky ajet dhe të
ngjashmit me të gjinden në sure medinase u foli duke u përmendur këtë premtim
(betim, zotim) ithtarëve të librit (hebrenjëve dhe të krishterëve) sepse ai është një
premtim që e mori prej tyre se do të besojnë në Të dhe në të dërguarit e Tij, e meqë
ajeti tjetër i sures El-A’rafë është i një sureje mekkase (që zbriti në Mekkë) aty
përmendi premtimin dhe dëshminë e përgjithshme për të gjithë të ngarkuarit (el-
mukel-lefun) të cilët vërtetuan krijimtarinë, Njëshmërinë e Tij dhe pavërtetësinë e
shirkut. Ai është një premtim dhe dëshmi që me të ngritët argumentimi, ndërpritet
arsyetimi, realizohet dënimi dhe me kundërshtimin e tij meritohet shkatërrimi,
prandaj gjithsesi duhet ta kujtojnë atë dhe ta dinë, ai vërtetim i krijimtarisë së Tij
është natyrshmëri në të cilën u krijuan, se Ai është Zoti, Krijuesi i tyre dhe se ata
janë të krijuar e të nënshtruar, pastaj Ai u dërgoi atyre të dërguarit që t’i përkujtojnë
atë që është në natyrën dhe mendjet e tyre, që ta dinë të drejtën e Tij ndaj tyre,
urdhërin, ndalesën, premtimin dhe qortimin.
Vazhda e ajeteve argumenton këtë nga disa aspekte:
Aspekti i parë: Se Ai tha: “Përkujto kur Zoti yt nxorri nga shpina e bijve të
Ademit...”, e nuk tha nga Ademi, ndërsa bijtë e Ademit janë tjetër nga Ademi.
Aspekti i dytë: Se Ai tha: “...nga shpina e tyre...”, e nuk tha vetëm nga shpina, e
cila gjë argumenton diçka nga e përgjithshmja apo zëvendësim për përgjithësinë dhe
kjo është më mirë.
Aspekti i tretë: Se Ai tha: “...pasardhësit e tyre...”, e nuk tha pasardhësit e tij.
Aspekti i katërt: Se Ai tha: “...dhe i bëri dëshmues të vetës së tyre...”, d.m.th. i bëri
ata që të dëshmojnë ndaj vetës së tyre, kështu që patjetër dëshmuesi do të përkujtojë
atë që dëshmoi, por ai do ta kujtojë dëshminë e tij pasi të ketë dalur në këtë botë e jo
para saj.
Aspekti i pestë: Ai na informoi se urtësia e asaj dëshmie është ngritja e
argumentimit ndaj tyre që mos të thonë në Ditën e Kijametit: Ne për këtë ishim të
panjohur, kurse argumentimi në realitet u ngritë ndaj tyre me të dërguarit dhe
natyrshmërinë në të cilën ata u krijuan sikurse thotë i Madhëruari: “Të dërguar që
ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos
kenë fakt (arsyetim) para All-llahut...” (En-Nisa : 165).
Aspekti i gjashtë: Përkujtimi i asaj që mos të thonë në Ditën e Kijametit: “...ne me
këtë ishim të panjohur”. Është e ditur se ata janë të panjohur për atë dalje të tyre nga
kurrizi i Ademit dhe dëshmimin e të gjithë atyre në atë kohë, atë nuk e kujton askush
prej tyre.
Aspekti i shtatë: Thënia e Tij: “Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin
idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre...”. Ai në këtë dëshmim dhe përcaktim
përmendi dy urtësi, e para: Të mos pretendojnë panjohurinë, ndërsa e dyta: Të mos
pretendojnë taklidin (imitimin e prindërve), sepse i panjohuri nuk ka ndjenja kurse
imituesi pason të tjerët.
Aspekti i tetë: Thënia e Tij në vazhdim: “...a do të na shkatërrosh ne për atë bënë
ata asgjësues të së vërtetës?”. D.m.th. sikur t’i dënojë për shkak të refuzimit dhe
shirkut të tyre ata do të thonin atë, ndërsa All-llahu i madhëruar i shkatërron ata si
shkak i kundërshtimit dhe përgënjeshtrimit të pejgamberëve të Tij, e sikur t’i ketë
shkatërruar për shkak të imitimit të prindërve të tyre në shirk pa ngritur
argumentimin ndaj tyre me dërgimin e pejgamberëve do t’i shkatërronte për atë që
bënë ata asgjësues të së vërtetës, ose i shkatërron ata me gjithë panjohurinë e tyre në
atë të pavërtetë që ishin ata. Ndërsa All-llahu i madhëruar na informoi se Ai nuk