Page 155 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 155
premtimin nga ata që të njohin ringjalljen dhe llogarinë, por Ai përmendi vetëm
njohjen e Tij. Nëse marrja e premtimit është bërë edhe nga fëmijët dhe foshnjet e
abortuara, sikurse tha kundërshtuesi, dihet se ata nuk kanë arritur pjekurinë pas
marrjes së atij premtimi, kështu që për ta mund të jetë panjohuri dhe e refuzojnë atë,
atëherë ku është ajo panjohuri nga ata kur All-llahu i madhëruar nuk dënon për atë
që nuk është prej tyre, kështu ai përmendi atë që nuk lejohet dhe nuk është e
pamundur. Ndërsa sa i përket thënies së Tij: “Ose të mos thoni: “Prindërit tanë
ishin më parë idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre...”. Ky shirk për të cilin
dënohen ata, ose është prej vetës së tyre, ose është nga prindërit e tyre, nëse ai është
prej vetës së tyre, dënimi nuk lejohet të pasojë përveçse pas arritjes së pjekurisë dhe
ngritjes së argumentit, meqë nga fëmiu nuk mund të rrjedhë shirku e as të tjerat, e
nëse ai është nga dikush tjetër, atëherë ummeti janë të pajtuar se: “...e askush nuk do
ta bartë barrën e tjetrit...”, sikurse thotë All-llahu i madhëruar në Kur’an dhe kjo
nuk kundërshton atë që u transmetua nga I Dërguari (s.a.v.s.) se tha: “Njëmend All-
llahu fshiu shpinën e Ademit dhe nxorri nga ai pasardhësit e tij nga të cilët e
mori premtimin...”, sepse ai (s.a.v.s.) e përshtati thënien e tij me thënien e All-
llahut të madhëruar kështu që erdhë sipas rënditjes së saj me ç’rast e vendosi
shprehjen e kohës së kaluar në pozitën e të ardhmes. Tha: Ky rrëfim është i
ngjashëm me thënien e Tij: “Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori
zotimin e pejgamberëve: Nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, ju patjetër do ta
besoni dhe ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve...” (Ali Imran : 81). Kështu All-
llahu i bëri ato libra dhe urtësi të cilat ua zbriti pejgamberëve premtim që e mori për
popujt pas tyre, këtë e argumenton thënia e Tij: “...ju patjetër do ta besoni dhe
ndihmoni pejgamberin që vjen pas juve, e që vërteton atë që ju keni pranë veti...”.
Pastaj popujve u tha: “Tha: “A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim?” Ata thanë:
“Ne e pranuam!” Tha (All-llahu): “Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me
ju!”. Këtu All-llahu i madhëruar Librin e Tij të zbritur pejgamberëve e bëri
argument për popujt në pozitën e marrjes së premtimit nga ata dhe e bëri njohurinë
e tyre për të vërtetim nga ata.
Them: Kjo i përngjanë edhe thënies së Tij: “Përkujtoni dhuntitë e All-llahut që ju
dha (fenë Islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë;
“Dëgjuam e respektuam”...” (El-Maide : 7). Ky është zotimi të cilin Ai e mori nga
ata pasi që kishte dërguar të dërguarit e Tij tek ata që të besojnë dhe vërtetojnë Atë.
Kësaj i përngjanë edhe thënia e Tij: “Ata janë, të cilët e zbatojnë besën e dhënë All-
llahut dhe nuk e thyejnë zotimin” (Err-Rra’d : 20). Poashtu thënia e Tij: “O bijt e
Ademit (kriminelë), po a nuk u dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me
të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!? (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo
është rruga e sigurt!...” (Jasin : 60-61). Ky pra është premtim i Tij në gjuhën e të
dërguarve të Tij. Në këtë kontest është edhe thënia e Tij për Beni Israilët: “...dhe
zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua. Unë zbatoj atë që u premtova...” dhe
thënia e Tij: “Dhe kur All-llahu mori zotimin nga ata që iu pat dhënë libri: që
gjithqyshë t’ua publikoni atë njerëzve, e të mos e fshehni...” (Ali Imran : 187), pastaj
thënia e Tij: “(përkujto) Kur Ne e morëm (me betim) prej pejgamberëve premtimin e
tyre; edhe prej teje, prej nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait të birit të Merjemes, pra
morëm prej tyre besë të fortë” (El-Ahzabë : 7). Ky është premtim të cilin Ai e mori
prej tyre pas dërgimit të tyre sikurse e mori nga popujt e tyre pas qortimit të tyre, ky
është premtimi për të cilin i mallkoi All-llahu i madhëruar ata që e prishën atë,
prandaj vazhdoi duke thënë: “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam
ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta...” (El-Maide : 13). Ai i dënoi ata sepse e
prishën premtimin të cilin e mori nga ata në gjuhën e të dërguarve të Tij, e këtë e tha