Page 154 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 154
gjuhën e tyre, kështu thuhet edhe për informimin dhe sqarimin e Tij: “All-llahu
vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij...”, d.m.th. informoi dhe sqaroi dhe kjo i
përngjanë dëshmisë së atij që dëshmon te qeveritarët dhe te të tjerët. Kjo është
thënia e Ibnul-Enbarit.
El-Xhurxhani shtoi një sqarim në këtë thënie dhe tha duke treguar nga shokët e tij:
Kur All-llahu krijoi krijesat dhe e realizoi diturinë e Tij në to, të asaj që do të
ndodhë, të asaj që nuk ka ndodhë e që do të ndodhë sikur të ketë ndodhë meqë
dituria e Tij është pengesë e mosndodhjes së tij. Në alegorinë e gj. arabe është e
përhapur vendosja e asaj që pritet në vend të asaj sikur ka ndodhur si shkak i
paraprirjes së diturisë për ndodhjen e saj, sikurse e thotë këtë All-llahu i madhëruar
në disa vende në Kur’an si në thënien e Tij: “Dhe thirrën banorët e Zjarrit...” e
“Dhe thirrën banorët e Xhennetit...” dhe “Dhe thirrën banorët e El-A’rafit...”,
prandaj ai tha: Atëherë komentimi i thënies së Tij: “Përkujto kur Zoti yt nxorri...”,
d.m.th. kur do të nxjerrë, poashtu thënia e Tij: “...dhe i bëri dëshmues të vetës së
tyre...”, d.m.th. do t’i bëjë dëshmues të logjikës të cilën e vendosi në ta me të cilën
arrihet të kuptuarit dhe me të obligohet shpërblimi apo dënimi. E, të gjithë ata që u
lindën, të cilët arritën pjekurinë, e kuptuan dëmin dhe dobinë, e kuptuan premtimin
dhe qortimin, shpërblimin dhe dënimin, është sikur ta ketë marrë All-llahu i
madhëruar nga ai premtimin për Njëshmëri, bazuar në mendjen që e vendosi në të
sipas ajeteve dhe argumenteve që ia paraqiti atij, nuk është e lejuar që ai vetën ta
ketë krijuar, e nëse një gjë e tillë nuk lejohet atëherë ai patjetër e ka Krijuesin i Cili
është tjetër dhe nuk është sikur ai. Nuk ka asnjë njeri që arrinë këtë pjekuri e të mos
ketë ndonjë pengesë në të kuptuar përveçse kur ta ngushtojë ndonjë çështje fshihet
tek All-llahu i madhëruar kur ai të ketë ngritur kokën kah qielli dhe të ketë
sinjalizuar me gishtin e tij kah ai duke e ditur se Krijuesi i tij është mbi të. Kur
mendja, nga e cila rrjedh kuptimi dhe spjegimi, të ketë arritur njohurinë e kësaj që
përmendëm, i është marrë besa dhe premtimi, por edhe është e lejuar t’i thuhet atij:
Ai vërtetoi, u nënshtrua dhe u dorëzua sikurse thotë All-llahu i madhëruar:
“Gjithçka ka në qiej e në tokë i bën sexhde vetëm All-llahut me dëshirë ose me
dhunë...” (Err-Rra’d : 15).
Tha: Morën argument edhe thënien e tij (s.a.v.s.): “Është ngritur lapsi nga tre
persona: Nga fëmiu derisa të rritet (të arrijë moshën e pjekurisë), nga i çmenduri
derisa t’i kthehet vetëdija dhe nga ai që është në gjumë derisa të zgjohet” 257 .
Poashtu thënien e All-llahut të madhëruar: “Ne u ofruam emanetin (obligimet)
qiejve, tokës dhe maleve, e ata nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan
prej tij...” pastaj thotë: “...ndërsa njeriu atë e mori mbi vete...” (El-Ahzabë : 72), me
emanetin e përmendur në këtë ajet është për qëllim besa dhe premtimi kurse qiejt,
toka dhe malet e refuzuan bartjen e emanetin si shkak i mosposedimit të mendjes me
ndihmën e të cilës bëhet kuptimi i ndërsjellë, ndërsa njeriu e barti atë si shkak i
pozitës së mendjes në të.
Ai tha edhe në thënien e Tij: “...të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne nga ky
(dëshmim) ishim të panjohur”. Ose të mos thoni: “Prindërit tanë më parë ishin
idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre...” (El-A’rafë : 172-173). Është argument për
këtë komentim sepse All-llahu i madhëruar e ka ditur se marrja e këtij premtimi nga
ata është që të mos thonë në Ditën e Kijametit: Ne nga ky dëshmim ishim të
panjohur dhe panjohuria në këtë vend është njëra nga këto dy aspekte: Ose është
panjohuri për Ditën e Kijametit, ose për marrjen e premtimit. Sa i përket Ditës së
Kijametit, All-llahu i madhëruar nuk përmendi në Librin e Tij se ai e mori
257 I saktë. E transmetoi Ebu Davudi (4398), Nesaiu (6/156), Ahmedi në “El-Musned” (1/140, 155, 158).
Them: Ky hadith ka transmetime të shumta.