Page 149 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 149

çdo shpirt që do të krijohet për Zjarr në pamje të zezë, e tha: Këta janë për
                     Zjarr. Pastaj e mori premtimin nga të gjithë bijtë e Ademit që do të besojnë në
                     Të, do ta njohin Atë dhe urdhërin e Tij, do ta vërtetojnë Atë dhe urdhërin e Tij
                     dhe i bëri dëshmues të vetës së tyre kurse ata besuan, vërtetuan, kuptuan dhe
                     vërtetuan”  253 .
                     Muhammed  Ibn  Nasr  përmendi  nga  Tefsiri  i  Es-Sudiut  nga  Ebi  Maliku  dhe  Ebi
                     Salihu nga Ibn Abbasi (r.a.), si dhe nga Merretul-Hemdani nga Ibn Mes’udi nga disa
                     Sahabij se I Dërguari (s.a.v.s.) tha për thënien e të Madhëruarit: “Përkujto kur Zoti
                     yt  nxorri  nga  shpina  e  bijve  të  Ademit...”:  Kur  All-llahu  e  nxorri  Ademin  prej
                     Xhennetit, e para se ta zbresë nga qielli, e fshiu anën e djathtë të shpinës së Ademit
                     dhe  nxorri  me  atë  rast  disa  pasardhës  të  bardhë  si  margaritarët  në  pamjen  e
                     milingonave, e tha: Hyni në Zjarr dhe nuk mërzitem, e kjo është ajo kur thotë: “E të
                     djathtët...”, “E të majtët...” pastaj e mori premtimin prej tyre dhe tha: “...a nuk Jam
                     Zoti juaj? Thanë: “Gjithsesi!”...” një grup nga ata e dhanë atë me dëshirë kurse një
                     grupë  tjetër  të  detyruar  duke  u  fshehur,  atëherë  Ai  dhe  melekët  thanë:  “...po
                     dëshmuam!  Të  mos  thoni  në  Ditën  e  Kijametit:  “Ne  nga  ky  (dëshmim)  ishim  të
                     panjohur.  Ose  të  mos  thoni:  “Prindërit  tanë  më  parë  ishin  idhujtarë,  e  ne  ishim
                     pasardhës të tyre...”, prandaj nuk ka asnjë prej bijve të Ademit përveçse e di se All-
                     llahu është Zoti i tij, ndërsa nuk ka asnjë idhujtar përveçse thotë: Ne i kemi gjetur
                     prindërit tanë në një fe dhe kjo është thënia e të Madhëruarit: “Përkujto kur Zoti yt
                     nxorri nga shpinat e bijve të Ademit...” e thënia e Tij: “...e Atij i  është  dorëzuar
                     gjithë ç’ka në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje dhe tek Ai kthehen” (Ali Imran :
                     83) dhe thënia e Tij: “Thuaj:”All-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte
                     Ai do t’ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve” (El-En’amë : 149). Tha: Ka për qëllim
                     ditën kur e mori premtimin nga ata 254 .
                     Is’haku tha: Na tregoi Ruh Ibn Ubade, na tregoi Musa Ibn Ubejde Err-Rrebdhiu i cili
                     tha:  E  dëgjova  Muhammed  Ibn  Ka’b  El-Kuredhiu  duke  thënë  për  këtë  ajet:
                     “përkujto kur Zoti yt nxorri nga shpinat e bijve të Ademit...”: E vërtetuan besimin
                     dhe njohjen e Tij, këtë e bënë shpirtrat para se të krijohen trupat.
                     Tha: Na tregoi El-Fadl Ibn Musa nga Abdul-Meliku nga Ataja se për këtë ajet tha: U
                     nxorën ata nga kurrizi i Ademit kur u morë premtimimi nga ata dhe pastaj u rikthyen
                     në kurrizin e tij.
                     Is’haku tha: Na tregoi  Ali  Ibnul-Exhlehi nga Ed-Dahhaku se tha: All-llahu nxorri
                     nga shpina e Ademit në ditën kur e krijoi të gjithë ata që do të jenë deri në Ditën e
                     Kijametit të cilët i nxorri në pamjen e milingonave dhe u tha: “...a nuk Jam Zoti
                     juaj?  Thanë:  “Po,  dëshmuam!”  kurse  melekët  thanë:  “...të  mos  thoni  në  Ditën  e
                     Kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur” pastaj e kapi një  grusht me
                     dorën e Tij të djathtë dhe tha: Këta janë për Xhennet, pastaj e kapi një grusht tjetër
                     dhe tha: Këta janë për Zjarr.
                     Is’haku tha: Na tregoi Ebu Amir El-Akadiu dhe Ebu Neim El-Melai i cili tha: Na
                     tregoi Hisham Ibn Sa’di  nga Jahjau, i cili nuk është Ibn Seidi, se tha: I thash Ibnul-
                     Musejjibit:  Çfarë  thua  për  Uzlin  (tërheqjen  gjatë  marrëdhënieve)?  Tha:  Nëse
                     dëshiron po ta them një hadith që është i vërtetë: Kur All-llahu i madhëruar e krijoi
                     Ademin i mundësoi të shikojë një fisnikëri që nuk ia mundësoi asnjë krijese të All-
                     llahut, i mundësoi atij t’i shikojë shpirtrat e të gjithë pasardhësve të tij deri në Ditën
                     e  Kijametit,  prandaj  ai  që  të  thotë  se  mund  të  shtojë  apo  të  pakësoj  nga  ata  ka
                     gënjyer dhe unë sikur t’i kam shtatëdhjetë (fëmijë) nuk do të mërzitesha.

                  253
                     I saktë, por zingjiri transmetues është I dobët. Aty gjindet: Ibn Xhurejxh, ai shumë herë e ngritë
                  hadithin, ndërsa dëshmi e tij është hadithi I përparshëm.
                  254
                     I dobët. Aty gjindet Es-Sirriu për të cilin tha Shejhul-Islami Ibn Haxheri: Është I sinqertë I përzihet.
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154