Page 144 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 144
Shpirti i shenjtë, All-llahu i madhëruar thotë: “Thuaj: “Atë (Kur’anin) e solli
“Ruhul Kudus” – shpirti i shenjtë – plot vërtetësi nga Zoti yt...” (En-Nahl : 102).
Aspekti i katërt: Shpirti për të cilin pyetën hebrenjët e të cilëve u erdhë përgjigjeja
se ai është caktim i All-llahut, është thënë edhe se ai është shpirti i përmendur në
thënien e Tij: “Atë ditë Shpirti dhe melekët qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk
flet...” (Nebe’ë : 38) dhe se ai është shpirti i përmendur në thënien e Tij: “Me lejen e
Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin melekët dhe shpirti (Xhibrili) për secilën
çështje” (El-Kadr : 4).
Aspekti i pestë: Shpirti në kuptimin e El-Mesih Ibn Merjemit (Isaut a.s.), thotë i
Madhëruari: “...Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte
fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai...” (En-Nisa
: 171). Ndërsa shpirtrat e bijve të Ademit nuk janë quajtur në Kur’an përveçse me
shprehjen “En-Nefs”, thotë i Madhëruari: “O Ti shpirt (nefs) i qetë...”, dhe:
“Betohem në shpirtin (nefs) që është shumë qortues” e thotë: “Unë nuk e shfajsos
vetën time, pse nefsi (epshi) është nxitës për të keqën...” e thotë: “...nxirrni shpirtrat
(nefs) tuaj...” e thotë: “Pasha shpirtin (nefs) dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se
cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij” dhe thotë: “Secili shpirt (nefs) do të shijojë
vdekjen...”.
Ndërsa në hadithe është përmendur me shprehjen: En-Nefs dhe Err-Rruh.
Qëllimi është se edhe pse ai është çështje (urdhër, caktim) e All-llahut nuk
argumenton se ai është i pafillim dhe i pakrijuar.
KAPITULL
Ndërsa argumentimi i tyre me atë se ai iu bahskangjitë All-llahut të Madhëruar në
thënien e Tij: “...dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja...” duhet të ditur se të
bashkangjiturat me All-llahun e Madhëruar janë dy lloje:
Lloji i parë: Cilësi të cilat nuk qëndrojnë vetvetiu si dituria, fuqia, të folurit, dëgjimi
dhe shikimi, këto janë cilësi që i bashkangjiten të cilësuarit, prandaj dituria e Tij, të
folurit e Tij, dëshira e tij, fuqia e Tij dhe jeta e Tij janë cilësi të Tij të pakrijuara,
kështu thuhet edhe për fytyrën dhe dorën e Tij.
Lloji i dytë: Bashkangjitja e disa gjërave të ndara nga Ai si shtëpia, devja, robi, i
dërguari dhe shpirti, këto i bashkangjiten Krijuesit të tyre dhe është një bashkangjitje
e cila rivendikon veçorizim dhe respekt që i bën të dallohen ato të bashkangjitura
nga të tjerët si Bejtullah (shtëpia e All-llahut, Qabja) edhe pse të gjitha shtëpitë janë
nën pushtetin e Tij, poashtu Nakatullah (devja e All-llahut) edhe pse të gjitha devet
janë krijim dhe nën pushtetin e Tij, por kjo bashkangjitje hyjnore rivendikon
dashurin, respektin dhe nderin e Tij në të kundërtën e bashkangjitjes së përgjithshme
në krijimtarinë e Tij të cilën gjë e rivendikon krijimi dhe çpikja e Tij. Pra,
bashkangjitja e përgjithshme rivendikon krijimin kurse e veçanta rivendikon
zgjedhjen, All-llahu krijon çfarë të dëshiroj dhe zgjedhë nga ajo që krijoi, e thotë i
Madhëruari: “E Zoti yt krijon çfarë të dëshiroj dhe Ai e bën zgjedhjen...”. Pra,
bashkangjitja e shpirtit është nga ky aspekt i veçant e jo ai i përgjithshëm, e as nga
aspekti i bashkangjitjes së cilësive, prandaj ti vështro këtë sepse të shpëton nga
shumë devijime në të cilat kanë rënë ata që All-llahu dëshiroi. Nëse thuhet çfarë
thuani për thënien e Tij: “...dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja...”, këtu
frymën (dhënien, en-nefh) ia bashkangjiti Vetës së Tij e cila gjë rivendikon marrjen
e drejtpërdrejt prej Tij sikurse në fjalën e Tij: “...të cilin e krijova me dy duart e
Mia...” dhe për këtë bëri dallim në mes tyre kur e përmendi atë në hadithin e saktë:
“Atëherë shkojnë te Ademi (a.s.) dhe thonë: Ti je Ademi, babai i njerëzimit, të
krijoi All-llahu me dorën e Tij, ta dha shpirtin prej Tij, i shtyri të bëjnë sexhde