Page 140 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 140
kthehet te tri ato gjëra, d.m.th. para se të ndodhë fatkeqësia, para se të krijohet toka
dhe shpirtrat do të ishte me e drejtë.
Si mund të jetë shpirti i pafillim, i panevojshëm për Krijuesin dhe Çpikësin e tij
kurse dëshmitë e varfërisë, nevojës dhe patjetërsueshmërisë janë dëshmitë më të
drejta se ai është i krijuar, i zotëruar dhe formësuar. Pastaj ekzistimi i qenies,
cilësive dhe veprimeve të tij mvaret nga Zoti dhe Çpikësi i tij kurse ai nga vetja e tij
nuk posedon përveç asgjës, ai nuk posedon për vetën e tij dëm e as dobi, as vdekje,
as jetë e as ringjallje, ai nuk mund të ketë nga mirësia veç asaj që Ai i dhuron e as
nga e keqja veç sa Ai e mbron, ai nuk mund të udhëzohet në asnjë dobi të kësaj bote
e as të botës tjetër veç sa Ai e udhëzon, ai nuk mund të bëhet i mirë përveçse me
pëlqimin dhe përmirësimin e Tij, ai nuk mund të dijë vetëm aq sa Ai e mësoi dhe
nuk mund të kaloi atë që Ai e inspiroi. Pra, Ai është i cili e krijoi, e përsosi, e
inspiroi për të mirën dhe për të keqën, kështu që All-llahu i madhëruar na informoi
se Ai është Krijuesi, Çpikësi dhe Krijuesi i veprave të tij të mira apo të këqija
përkundër atyre që thanë: Ato nuk janë të krijuara, edhe ata që thanë: Edhe nëse ato
janë të krijuara Ai nuk është Krijues i veprave të tij, por ai i krijon veprat e tij. Këto
janë dy thënie të grupeve të devijuara.
Është e ditur se sikur ata të jenë të pafillim dhe të pakrijuar do të ishin të
panevojshëm me vetën e tyre në ekzistimin, cilësitë dhe apsolutetin e tyre, e kjo
është një e pavërtetë sepse ata janë të nevojshëm për Të në ekzistimin, apsolutetin
dhe mirësinë e tyre, këto janë rivendikim i qenies së tyre dhe është çështje vetanake
e tyre sikurse është panevojshmëria e Zotit, Krijuesit dhe Çpikësit të tyre nga
rivendikimet e Tij pa kurrfarë të mete sepse Ai është I Pasuri në Vetën e Tij, ndërsa
ata janë të varfër e të nevojshëm në vetën e tyre dhe All-llahun në panevojshmëri
nuk mund ta shoqëroj askush sikurse nuk mund ta shoqërojë Atë askush në
pafillimin, krijimtarinë, pushtetin e plotë dhe apsolutetin e Tij të shenjtë, pra
dëshmitë e krijimit dhe çpikjes së shpirtrave janë si dëshmitë e Tij të trupave.
I Madhëruari thotë: “O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka
nevojë për ju; Ai është i falënderuari” (Fatir : 15). Këtu All-llahu u drejtohet me
nevojë për Të shpirtrave dhe trupave e jo vetëm trupave, prandaj kjo panevojshmëri
e plotë i takon All-llahut të Vetmit në të cilën nuk e shoqëron askush, e All-llahu i
madhëruar i udhëzoi robët e Tij në një argument më të qartë për këtë kur thotë:
“Përse pra, kur arrin shpirti në fyt, e ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet). E
Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës
(për vepra), (përse) nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë)” (El-Vakia : 83-87). Që
d.m.th. sikur mos të ishit të nënshtruar, të mundur, të zotëruar dhe të shpërblyer për
veprat tuaja do t’i kthenit shpirtrat në trupa kur ta arrinë atë vend, apo e dini se ata
janë të nështruar, të zotëruar, të llogaritur dhe të shpërblyer sipas punëve të tyre.
Poashtu çdo gjë që përmendëm më herët në përgjigjen për dispozitat e shpirtit,
çështjen e tij dhe vendqëndrimin e tij pas vdekjes është argument se ai është i
krijuar, i zotëruar dhe i udhëhequr, e nuk është i pafillim.
Kjo çështje është më e qartë se të numrohen argumentet për të sikur mos të ishte
devijimi i disa sufistëve, i disa bidatxhinjëve (risimtarëve) dhe i disa të cektëve në
kuptimin e Librit të All-llahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij, të cilët erdhën me
keqëkuptim dhe jo vetëm në citat por edhe kur folën për vetën e tyre dhe shpirtrat, e
cila gjë argumentoi se ata janë njerëzit më injorantë për ta. Si ka mundësi ai që ka
sado pak mendje të refuzoj një çështje të cilën e dëshmon vetëja e tij, cilësitë, veprat
dhe pjesët e trupit të tij, madje dëshmojnë qiejt, toka dhe krijesat. All-llahu i
madhëruar vendosi në çdo gjë argumente të cilat dëshmojnë se shpirti është i krijuar