Page 137 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 137
nga Ai...” (El-Xhathije : 13), pra thotë nga urdhëri i Tij, ndërsa komentimi i shpirtit
të All-llahut ka kuptimin fjala e All-llahut të cilën Ai e krijoi sikurse thuhet rob i
All-llahut, qielli i All-llahut dhe toka e All-llahut. Pra, e tha haptas se shpirti i
Mesihut është i krijuar, e çfarë të themi për shpirtrat e tjerë derisa Ai i bashkangjiti
Vetës së Tij shpirtin të cilin e dërgoi te Merjemja (a.s.) dhe ai është rob e i dërguar i
Tij, e gjithë kjo nuk argumentoi se ai është kadim (i pafillim) i pakrijuar, All-llahu i
madhëruar thotë: “...e Ne, ia dërguam asaj Xhibrilin (shpirtin Tanë), e ai iu paraqit
asaj njeri në tërësi. Ajo tha: “Unë i mbështetëm të Gjithëmëshirshmit prej teje, nëse
je që i frikësohesh Atij (pra më lë të lirë)! Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i
dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”
(Merjem : 17-19). Ky shpirt është shpirt i All-llahut dhe ai (Xhibrili a.s.) është rob
dhe i dërguar i Tij.
Ne, in sha All-llah, do t’i përmendim llojet e të bashkangjiturave me All-llahun si
dhe kur ato të bashkangjitura janë cilësi të Tij të pafillim, kur ato janë të krijuara dhe
çka i përcakton ato.
KAPITULL
Ajo që argumenton se shpirti është i krijuar janë disa aspekte:
Aspekti i parë: Thënia e All-llahut të madhëruar: “All-llahu është Krijuesi i çdo
gjëje...” (Zummer : 62). Kjo thënie është e përgjithshme dhe nuk veçon asgjë në
asnjë aspekt, por aty nuk hynë cilësitë e Tij sepse ato janë brenda emrit të Tij dhe
All-llahu i madhëruar është Zoti i përshkruar me cilësitë apsolute, prandaj dituria,
fuqia, jeta, dëshira, dëgjimi, shikimi i Tij dhe cilësitë e Tija të tjera janë brenda emrit
të Tij, ato nuk janë brenda gjërave të krijuara sikurse edhe qenia e Tij që nuk ka hyrë
në brendësinë e tyre, kështu që Ai i Madhëruari me cilësitë e Tij është Krijuesi kurse
çdo gjë përveç Tij është e krijuar.
Është e ditur në mënyrë të prerë se shpirti nuk është All-llahu e as një cilësi e Tij,
por ai është një krijim i krijimeve të Tij, prandaj krijimi i tij është si krijimi i
melekëve, xhindëve dhe njerëzve.
Aspekti i dytë: Thënia e Tij Zekerias: “...Unë të krijova më parë ty, që nuk ishe
fare” (Merjem : 9). Këtu i është drejtuar shpirtit dhe trupit të tij e jo vetëm trupit,
sepse trupi në vetën e tij nuk kupton, nuk i flitet dhe nuk ka logjikë, por ai që
kupton, atij që i flitet dhe ai që ka logjikë është shpirti.
Aspekti i tretë: Thënia e Tij: “E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni” (Es-
Saffatë : 96).
Aspekti i katërt: Thënia e të madhëruarit: “Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën,
e mandej melekëve u thamë: “Bëni sexhde për Ademin”...” (El-A’rafë : 11). Ky
informim përfshinë shpirtrat dhe trupat tanë sikurse thonë shumica e dijetarëve, e
sikur me këtë të jetë për qëllim krijimi i shpirtrave para krijimit të trupave sikurse
thonë ata që mendojnë këtë, atëherë bazuar në këtë është e qartë se shpirtrat u
krijuan.
Aspekti i pestë: Ajetet të cilat argumentojnë se All-llahu i madhëruar është Zoti
ynë, Zoti i të parëve tanë, Zoti i çdo gjëje dhe kjo përfshinë shpirtrat e trupat, pra
shpirtrat janë të zotëruar të nënshtruar si edhe trupat dhe çdo gjë që është i zotëruar e
i nënshtruar është i krijuar.
Aspekti i gjashtë: Sureja e parë e Kur’anit, e që është El-Fatiha-ja, argumenton se
shpirtrat janë të krijuar nga disa aspekte:
Njëra prej tyre: Thënia e Tij: “Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!”, e
shpirtrat janë nga ato botëra, pra Ai është Zoti i tyre.