Page 141 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 141
dhe i zotëruar, e se Ai është Krijuesi, Zoti, Çpikësi dhe Sunduesi i tij edhe nëse këtë
e refuzon ai që ka dëshminë nga vetëja e tij.
KAPITULL
Ndërsa argumentet të cilat i morën ai grup duke pasuar ajetet që nuk janë krejtësisht
të qarta dhe duke u larguar nga ato që janë të qarta kështu vepruan të gjithë të
humburit dhe bidatxhinjët.
Ajetet e qarta të Kur’anit që nga fillimi e deri në fund argumentojnë se All-llahu i
madhëruar është Krijuesi dhe Çpikësi i shpirtrave.
Ndërsa thënia e Tij: “Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim...”
(El-Isra : 85). Këtu në mënyrë të prerë është e ditur se qëllimi me “emr – çështje,
urdhër” nuk është kërkesa që është një lloj të foluri dhe kështu të jetë për qëllim se
shpirti është fjala e Tij me të cilën urdhëron, por qëllimi me “emr” këtu është i
urdhëruari dhe kjo është diç e njohur në gj. Arabe derisa në Kur’an sikur kjo ka
shumë, si p.sh. thënia e Tij: “Erdhi (është afruar) urhdëri (caktimi) i All-llahut...”
(En-Nahl : 1), d.m.th. urdhëri i Tij që e caktoi dhe i tha atij: Bëhu e ai u bë.
Gjithashtu thënia e të madhëruarit: “...e kur erdhi urdhëri i Zotit tënd, atyre nuk u
ndihmuan asgjë zotat e tyre...” (Hud : 101), d.m.th. urdhëri i Tij që Ai e mori për
zhdukjen e tyre. Poashtu thënia e Tij: “...çështja e katastrofës (e Kijametit) është (në
shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër...” (En-Nahl : 77).
Poashtu fjala “halk – krijim” përdoret në kuptimin e “mahluk – të krijuar” sikur që
Ai i tha Xhennetit: Ti je rahmeti Im (mëshira Ime). Ndërsa në thënien e Tij: “Thuaj:
“Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim...” nuk ka në asnjë aspekt ndonjë
argument se ai është i pafillim, ndërsa disa nga selefi duke komentuar atë thanë: Ai
depërtoi në trupin e krijesave me caktimin (urdhërin) e All-llahut dhe me fuqinë e
Tij u përqëndrua aty.
E gjithë kjo duke u bazuar në atë se për qëllim është në këtë ajet shpirti i njeriut, por
në këtë ka kundërshtim mes dijetarëve të parë dhe të fundit, kështu që shumica e
dijetarëve të parë, madje të gjithë 240 mendojnë se shpirti për të cilin është pyetur në
ajet nuk është shpirti i njeriut por është shpirti për të cilin All-llahu na informoi në
Librin e Tij se do të ngritet bashkë me melekët në Ditën e Kijametit dhe ai është një
melek kolosal, në Sahih është vërtetuar në hadithin e transmetuar nga El-A’meshi
nga Ibrahimi nga Alkameja nga Abdullahu se tha: Derisa isha duke ecur me të
Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.) në kopshtet e Medinës derisa ishte i mbështetur në
një degë dhe kaluam pranë një grupi të hebrenjëve të cilët i thanë njëri-tjetrit: Pyetne
për shpirtin, ndërsa disa të tjerë thanë: Mos e pyetni se ndoshta na informon me
diçka që e urreni, por disa të tjerë thanë: Do ta pyesim, kështu që një njeri u ngrit
dhe tha: O Ebul-Kasim çka është shpirti? Atëherë heshti I Dërguari i All-llahut
(s.a.v.s.) kështu që e kuptova se po i shpallet atij, pasi që u ngrita dhe atij i kaloi ajo
gjendje tha: “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket
vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije” (El-Isra : 85).
Kuptohet se ata e pyetën për një çështje që nuk mund të dihet përveçse me shpallje,
e ai është pra shpirti që është tek All-llahu dhe që njerëzit nuk e njohin. Kurse
shpirtrat e njerëzve nuk janë sekret dhe për të folën grupe të ndryshme të njerëzve, të
feve dhe të tjerë, kështu që përgjigja në të nuk është argument i shpalljes.
Nëse thuhet: Kurse Ebush-Shejhi tha: Na tregoi El-Husejn Ibn Muhammed Ibn
Ibrahimi, na lajmëroi Ibrahim Ibnul-Hakemi nga babai i tij nga Es-Sidiji nga Ebi
Maliki nga Ibn Abbasi (r.a.) se tha: E dërguan Kurejshitët Ukbetu Ibn Ebi Muitin
dhe Abdullah Ibn Ebi Umejjete Ibnul-Mugire te hebrenjët e Medinës që të pyesin
240
E transmetoi Buhariu (7456, 7462) dhe Muslimi në “El-Munafikin” (32).