Page 146 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 146
krijuar kurse shpirti është i krijuar, pastaj krijesat janë një vepër e Zotit kurse fryerja
a është nga veprat e bazuara në Të, apo ajo është një reaksion i reaksioneve të Tij të
pandara nga Ai? Kjo është një çështje që nuk ka nevojë për argument dhe në të
kundërtën e fryerjes në mitrën e Merjemit (a.s.), i cili është një reaksion i
reaksioneve të Tij të cilën ia bashkangjiti Vetës sepse ajo ishte me lejën dhe urdhërin
e Tij, ndërsa fryerja e Tij në Ademin (a.s.) a është vepër apo reaksion i Tij, sidoqoftë
shpirti i cili u fry në Ademin (a.s.) është një shpirt i krijuar e jo i pafillim dhe ajo
është materia e shpirtit të Ademit (a.s.), pra, shpirti i tij ka më shumë përparësi të
jetë i çpikur dhe i krijuar dhe ky është qëllimi.
ÇËSHTJA E TETËMBËDHJETË
A I KA PARAPRIRË KRIJIMI I SHPIRTRAVE TRUPAVE APO I KA
PASPRIRË?
Dijetarët në këtë çështje kanë dy thënie të njohura të cilat i përmendi Shejhul-Islam
(Ibn Tejmijje) dhe të tjerët. Nga ata që thanë se ata i paraprinë krijimit të trupave
janë Muhammed Ibn Nasr El-Merviziu dhe Ebu Muhammed Ibn Hazmi i cili
përmendi pajtimin e dijetarëve në këtë. Ne këtu po përmendim argumentet e të dy
grupeve dhe më të saktat nga ato.
Tha: Ata që thanë se ata i paraprinë krijimit të trupave u bazuan në thënien e All-
llahut të madhëruar: “Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej melekëve u
thamë: “Bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit...” (El-A’rafë : 11).
Thanë: Shprehja “thumme - pastaj” ka për qëllim këtu rënditjen dhe pritjen, prandaj
ajeti nënkupton krijimin e shpirtrave para se melekët të urdhërohen nga All-llahu që
t’i bëjnë sexhde Ademit (a.s.) dhe është e ditur gjithsesi se trupat janë të krijuar pas
kësaj, kështu që u kuptua se ata janë shpirtrat. Thanë: Argument është edhe thënia e
të Madhëruarit: “Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit
e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?”
Ata thanë: “Po, dëshmuam!”...” (El-A’rafë : 172). Thanë: Ky të folur dhe kjo
dëshmi i ndodhi shpirtrave tanë, meqë trupat atëherë nuk ekzistonin. Në El-
Muvetta’ë transmetohet nga Maliku nga Zejd Ibn Ebi Enise se Abdul-Hamid Ibn
Abdurrahman Ibn Zejd Ibnul-Hattabi e lajmëroi nga Muslim Ibn Jesari El-Xhuheniu
se Omer Ibnul-Hattabi (r.a.) u pyet për këtë ajet: “Përkujto kur Zoti yt nxori nga
shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre...”, e tha: E dëgjova të Dërguarin e All-
llahut (s.a.v.s.) duke u pyetur për të, e tha: “All-llahu e krijoi Ademin pastaj e
fshiu shpinën e tij me dorën e Tij dhe nxori nga ai pasardhësit e tij, e tha: I
krijova këta për Zjarr dhe me punën e banorëve të Zjarrit do të punojnë,
ndërsa i krijova këta për Xhennet dhe me punën e banorëve të Xhennetit do të
punojnë. Atëherë një njeri pyeti: O I Dërguar i All-llahut, pse pra të punojmë?
I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: Njëmend kur All-llahu e krijon një njeri
për Xhennet e përdorë atë me punë të banorëve të Xhennetit derisa të vdes me
ndonjë punë të banorëve të Xhennetit dhe me të e fut në Xhennet, e kur Ai e
krijon një njeri për Zjarr e përdorë atë me punën e banorëve të Zjarrit” 245 ,
derisa të vdes në ndonjë punë të banorëve të Zjarrit dhe e fut me të në Zjarr. Hakimi
tha: Ky hadith është sipas kushtit të Muslimit të cilin e transmetoi edhe Hakimi nga
Hisham Ibn Sa’di nga Zejd Eslemi nga Ebi Salihi nga Ebu Hurejre (r.a.) merfuan (të
ngritur): “Kur All-llahu e krijoi Ademin ia fshiu shpinën e tij me ç’rast ranë nga
ai shpirtrat e të gjithë atyre që do të krijohen deri në Ditën e Kijametit në
pamjen e milingonave, pastaj vendosi në mes dy syve të çdo njeriu një shkëlqim
të dritës, pastaj i shfaqi para Ademit kurse ai tha: Kush janë këta o Zoti im? I
245 I mirë. E transmetoi Maliku në “El-Kader” (2), Ebu Davudi (4703), Tirmidhiu (3075) për të cilin tha
është I mirë dhe Ahmedi në “El-Musned” (1/44).