Page 145 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 145

melekët e Tij dhe t’i mësoi emrat e çdo gjëje...” 244 . Ata i përmendën Ademit katër
                     veçanti që u veçua me to nga të tjerët, e sikur shpirti që ishte në të të ishte frymë e
                     melekut nuk do të ishte veçanti për të, ai do të ishte atëherë në pozitën e Mesihut
                     madhe edhe të fëmijëve të tij të tjerë sepse shpirti hyri në ta me frymën e melekut, e
                     i  Madhëruari  thotë:  “E  kur  ta  përsosë  atë  (në  formën  e  njeriut)  dhe  t’i  japë  atij
                     shpirtin që është krijesë Imja...”. Ai është, pra, i Cili e përsosi atë me dorën e Tij
                     dhe Ai është i cili i dhuroi shpirtin prej Vetës së Tij?
                     Themi: Ky është vendi që atë grup i shtyu të thonë se shpirti është i pafillim, ndërsa
                     disa  të  tjerë  u  ndalën  duke  mos  kuptuar  qëllimin  e  Kur’anit.  Por  shpirti  i
                     bashkangjitur në Zotin është shpirt i krijuar të cilin e bashkangjiti për Vetën e Tij me
                     bashkangjitje  veçuese  dhe  respektuese  sikurse  e  sqaruam  këtë,  ndërsa  sa  i  përket
                     frymës  Ai  për  Merjemen  (a.s.)  tha:  “Edhe  atë  që  ruajti  nderin  e  saj,  e  ne  e
                     frymëzuam  atë  me  shpirt  nga  ana  Jonë...”  (El-Enbija  :  91).  Në  një  ajet  tjetër  na
                     informoi se Ai e dërgoi tek ajo një melek i cili i fryu në organin e saj dhe kjo fryerje
                     e bashkangjitur për All-llahun është urdhër dhe lejim kurse për melekun angazhim i
                     drejtpërdrejt.
                     Na mbesin këtu dy çështje:
                     E para: Të thuhet se nëse fryerja e cila i ndodhi Merjemes (a.s.) nga ana e melekut,
                     është ai i cili poashtu fryen shpirtrat edhe te njerëzit e tjerë, atëherë në çfarë aspekti
                     u quajt Mesihu Ruhullah (shpirt i All-llahut)?
                     E dyta: Të thuhet se bashkangjitja e shpirtit për Ademin ka qenë përmes fryerjes së
                     atij shpirti, ai është i cili fryu në të me lejën e All-llahut sikurse e frymëzoi atë në
                     Merjemën, apo Zoti i madhëruar është Ai i Cili Vetë i fryu sikurse e krijoi me dorën
                     e Tij?
                     Themi: Pasha All-llahun ato janë dy pyetje të rëndësishme! E, përgjigjja për pyetjen
                     e  parë  është  se:  Shpirti  i  cili  u  frymëzua  në  Merjemen  është  shpirti  i  cili  i  është
                     bashkangjitur  All-llahut  e  të  cilin  Ai  e  zgjodhi  për  vetën  e  Tij  kështu  që  ia
                     bashkangjiti Vetës së Tij, ai është shpirt i veçuar në mesin e shpirtrave sepse nuk
                     është shpirt i cili është dhuruar nga fryerja e melekut përgjegjës për të në mitrat e
                     zhtatzënëve si për besimtarët ashtu edhe për pabesimtarët, e është e ditur se All-llahu
                     i madhëruar e bëri përgjegjës një melek i cili i fryen shpirtin foshnjes, i shkruan atij
                     furnizimin, momentin e vdekjes, punën dhe palumturinë apo lumturinë e tij.
                     Ndërsa ai shpirt i dërguar te Merjemja (a.s.) është shpirt i All-llahut të cilin e zgjodhi
                     për Vetën e Tij në mesin e shpirtrave, ai për Merjemen është si pozita e babës për të
                     tjerët  sepse  kur  fryma  e  tij  hyri  në  mitrën  e  saj  kaloi  në  pozitën  e  mbarësimit  të
                     mashkullit me femrën pa ndodhë marëdhënia intime. Ndërsa veçantia e Ademit (a.s.)
                     në krijimin  e tij  nuk  është  si  ajo  e Mesihut  (a.s.) nga nëna  e tij,  e as  si  krijimi i
                     njerëzve të tjerë nga dy prindërit dhe sikur ai të ishte i tillë nuk do të kishte veçanti
                     në të, ndërsa në hadith janë përmendur katër gjëra me të cilat ai u veçua nga të tjerët:
                     All-llahu e krijoi atë me dorën e Tij, i fryu atij prej shpirtit të Tij, i urdhëroi melekët
                     që  t’i  bëjnë  sexhde  atij  dhe  ia  mësoi  emrat  e  çdo  gjëje.  Fryerja  e  Tij  në  të  prej
                     shpirtit  të  Tij  kërkon  fryersin,  fryerjen  dhe  të  fryeren  në  të,  i  fryeri  prej  tij  është
                     shpirti i bashkangjitur me All-llahun dhe nga ai depërtoi fryerja në baltën e Ademit,
                     All-llahu i madhëruar është Ai i Cili fryu në baltën e tij prej atij shpirti dhe këtë e
                     argumenton citati. Ndërsa se fryerja ishte e drejtpërdrejt nga i Madhëruari ashtu si e
                     krijoi  me  dorën  e  Tij  dhe  se  ajo  ndodhi  me  urdhërin  e  Tij  sikurse  ndodhi  në
                     Merjemen (a.s.) është çështje që ka nevojë për argument. Dallimi në mes krijimit të
                     tij me dorën e Tij dhe fryerjes së Tij nga shpirti i Tij është se dora e Tij nuk është e


                  244
                     E transmetoi Buhariu (7510), Fet’hul-Bari (13/481-582) dhe Muslimi në “El-Iman” (322).
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150