Page 148 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 148

Basriu  nga  babai  i  tij  nga  Hisham  Ibn  Hakim  Ibn  Hizami  se  një  njeri  tha:  O  I
                     Dërguar  i  All-llahu,  a  tani  punët  fillojnë  apo  caktimi  i  tyre  ka  kaluar?  Ai  i  tha:
                     “Njëmend kur All-llahu nxorri pasardhësit e Ademit nga shpina e tij dhe i bëri
                     ata dëshmitarë të vetës së tyre, e pastaj i vendosi ata në shuplakat e Tij tha:
                     Këta  për  Xhennet  kurse  këta  për  Zjarr,  kështu  që  banorëve  të  Xhennetit  u
                     lehtësohet  puna  e  banorëve  të  Xhennetit,  ndërsa  banorëve  të  Zjarrit  u
                     lehtësohet puna e banorëve të Zjarrit”  249 .
                     Is’haku tha: Na lajmëroi En-Nadri na tregoi Ebu Ma’sheri nga Seid El-Makberiu dhe
                     Nafiu shërbëtori i Ez-Zubejrit nga Ebi Hurejre (r.a.) se tha: Kur All-llahu dëshiroi të
                     krijojë Ademin – dhe përmendi krijimin e Ademit – pastaj i tha atij: O Adem, cila
                     dorë e Imja është më e dashur për ty që t’i shfaqi aty pasardhësit e ty? Ai tha: Në
                     dorën e Zotit tim të djathtë dhe që të dy duart e Zotit tim janë të djathta, atëherë Ai e
                     hapi dorën e Tij dhe aty pa të gjithë pasardhësit e tij që do të krijohen në Ditën e
                     Kijametit, aty i pa të shëndoshët në pamjen e tyre, të sprovuarit në pamjen e tyre dhe
                     pejgamberët në pamjen e tyre, e tha: Sikur t’i kishe shpëtuar që të gjithë, ndërsa Ai i
                     tha: Unë kam dëshirë të falënderohem...” 250  dhe e përmendi hadithin.
                     Muhammed Ibn Nasr tha: Na tregoi Muhammed Ibn Jahja na tregoi Seid Ibn Ebi
                     Merjem na tregoi El-Lejth Ibn Sa’d, më tregoi Ibn Ixhlan nga Sa’d Ibn Ebi Seid El-
                     Makberiu  nga  babai  i  tij  nga  Abdullah  Ibn  Selami  i  cili  tha:  “E krijoi  All-llahu
                     Ademin pastaj i përmblodhi dy grushtat e Tij dhe i tha: Zgjidh o Adem, e ai
                     tha: E zgjodha dorën e djathtë të Zotit tim dhe të dy duart e Zotit tim janë të
                     djathta, atëherë ai e shtriu atë dhe ai aty pa pasardhësit e tij, e tha: Kush janë
                     këta o Zot? Tha: Ata që i kam caktuar t’i krijojë nga banorët e Xhennetit deri
                     në Ditën e Kijametit” 251 .
                     Tha: Na lajmëroi Is’haku, na tregoi Xha’fer Ibn Avni, na lajmëroi Hisham Ibn Sa’di
                     nga Zejd Ibn Eslemi nga Ebi Hurejre (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Kur All-
                     llahu krijoi Ademin e fshiu shpinën e tij dhe nga shpina e tij ranë shpirtrat e të
                     gjithë pasardhësve të tij që do t’i krijoj deri në Ditën e Kijametit”.
                     Na tregoi Is’haku dhe Omer Ibn Zurare, na tregoi Ismaili nga Kulthum Ibn Xhibri
                     nga Seid Ibn Xhubejri nga Ibn Abbasi (r.a.) duke thënë për thënien e të Madhëruarit:
                     “Përkujto kur Zoti yt nxorri nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre...”: E
                     fshiu  Zoti  yt  shpinën  e  Ademit  e  nga  ai  dolën  shpirtat  e  të  gjithë  atyre  që  do  t’i
                     krijojë deri në Ditën e Kijametit në vendin e quajtur Nu’man e cila gjindet këtu pas
                     kodrës së Arafatit dhe aty e mori premtimin e tyre: “...a nuk Jam Zoti juaj? Thanë:
                     “Gjithsesi!” dëshmuam...” 252
                     E  transmetoi  Ebu  Hamze  Ed-Dab’iju,  Muxhahidi  dhe  Habib  Ibn  Ebi  Thabit,  Ebu
                     Salihu dhe të tjerët nga Ibn Abbasi (r.a.), kurse Is’haku tha: Na tregoi Xheriri nga
                     Mensuri nga Muxhahidi nga Abdullah Ibn Amri se për këtë ajet tha: I mori ata ashtu
                     sikurse merr krehëri nga koka.
                     Na  tregoi  Haxhxhaxhi  nga  Ibn  Xhurejxhi  nga  Ez-Zubejr  Ibn  Musa  nga  Seid  Ibn
                     Xhubejri nga Ibn Abbasi (r.a.) se tha: “All-llahu e goditi krahun e tij të djathtë
                     dhe nga ai doli çdo shpirt që do të krijohet për Xhennet i bardhë, i pastër dhe
                     tha: Këta janë për Xhennet. Pastaj e goditi krahun e tij të majtë dhe doli nga ai



                  249
                     I dobët. Aty gjindet: Abdurrahman Ibn Ebi Katade El-Basri nga babai I tij të cilët as nuk I akuzuan
                  dhe as nuk I saktësuan.
                  250
                     I dobët. Aty gjindet: Ebu Ma’sher Nexhih Ibn Abdurrahman Es-senedi El-Hashimiu, përpiluesi I El-
                  Megazi (El-Mizan: 4/246).
                  251
                     I dobët. Aty gjindet: Ebu Seid El-Makberiu I cili është I lehtë në hadith.
                  252  I saktë. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (1/272), Hakimi në “El-Mustedrek” (2/544) dhe tha se
                  është I saktë në çka e pëlqeu edhe Dhehebiu, shiko (Hadithet e sakta: 1623).
   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153