Page 151 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 151

dhe pamje, pastaj i shfaqi në ekzistencë në përputhshmëri me atë përcaktim të cilin
                     ua përcaktoi pa shtuar e as pa mangësuar asgjë.
                     Pra, citatet e përmendura argumentojnë realizimin e përcaktimit të më hershëm, e
                     disa nga ato argumentojnë se i Madhëruari nxorri pamjet e tyre dhe ndau të lumturit
                     nga të palumturit, ndërsa thënia e disave nga selefi për të folurit me ta, vërtetimin e
                     krijimtarisë nga ata dhe dëshmimi i tyre ndaj vetës së tyre me adhurim është thënie e
                     bazuar në kuptimin e tyre të ajetit, kurse ajeti nuk argumentoi atë por të kundërtën.
                     Ndërsa për hadithin e Ebu Malikit, Ebu Omeri tha: Ai është një hadith i ndërprerë
                     (munkati’ë) sepse Muslim Ibn Jesari nuk e takoi Omer Ibnul-Hattabin dhe në mes
                     tyre  në  këtë  hadith  gjindet  Neim  Ibn  Rebia,  i  cili  nuk  është  argument  me  gjithë
                     prezentimin  e  tij  në  këtë  zingjir  transmetues,  ndërsa  Muslim  Ibn  Jesari  është  i
                     panjohur. Është thënë: Ai është Medeniu e jo Muslim Ibn Jesar El-Basriu. Ibn Ebi
                     Hajtheme tha: E lexova para Jahja Ibn Meinit këtë hadith të Malikut nga Zejd Ibn
                     Ebi Enise, kurse ai e shkruajti me dorën e tij se Muslim Ibn Jesari nuk është i njohur.
                     Pastaj  Ebu  Omeri  vazhdoi  duke  transmetuar  nga  Nesaiu  i  cili  tha  se  na  informoi
                     Muhammed Ibn Vehbi, na tregoi Muhammed Ibn Seleme i cili tha: Më tregoi Ebu
                     Abdurrahim,  e  ky  tha:  Më  tregoi  Zejd  Ibn  Enise  nga  Abdul-Hamid  Ibn
                     Abdurrahmani nga Muslim Ibn Jesari nga Neim Ibn Rebia.
                     Pastaj transmetoi nga Suhbere i cili tha se na informoi Ahmed Ibn Abdul-Melik Ibn
                     Vakidi,  na  tregoi  Muhammed  Ibn  Seleme  nga  Ebi  Abdurrahim  nga  Zejd  Ibn  Ebi
                     Enise nga Abdul-Hamidi nga Muslimi nga Neimi se Ebu Amr Zijade tha: Ata që e
                     shtuan në këtë hadith Neim Ibn Rebian ai nuk është argument, ndërsa kush nuk e
                     përmendi është më i ruajtur, por shtesa është nga hafizi i përpikët.
                     Thënë  përgjithësisht  për  këtë  hadith  ai  është  me  zingjir  të  paqëndrueshëm,  sepse
                     Muslimi  Ibn  Jesari  dhe  Neim  Ibn  Rebia  që  të  dy  janë  të  panjohur  me  dituri,  por
                     kuptimi i këtij hadithi është vërtetuar nga I Dërguari (s.a.v.s.) nga shumë aspekte që
                     zgjatë  përmendja  e  tyre,  si  p.sh.  në  hadithin  e  Omer  Ibnul-Hattabit  dhe  disa  të
                     tjerëve që zgjatë përmendja e tyre.
                     Qëllimi i Ebu Amrit është se hadithet argumentojnë përcaktimin e më hershëm sepse
                     ato  i  përmendi  në  vazhdim  dhe  e  përmendi  hadithin  e  Abdullah  Ibn  Omerit  për
                     kaderin (përcaktimin) dhe në fund të tij tha: Një njeri i fisit Muzejne apo Xhuhejne e
                     pyeti  atë:  O  I  Dërguar  i  All-llahut,  pse  pra  të  punojmë?  Tha:  “Banorëve  të
                     Xhennetit u lehtësohet puna e banorëve të Xhennetit kurse banorëve të Zjarrit
                     u lehtësohet puna e banorëve të Zjarrit”  256 .
                     Tha: Ky kuptim për kaderin nga I Dërguari (s.a.v.s.) u transmetua nga Ali Ibn Ebu
                     Talibi (r.a.), Ubejj Ibn Ka’bi (r.a.), Abdullah Ibn Abbasi (r.a.), Ibn Omeri (r.a.), Ebu
                     Hurejre (r.a.), Ebu Seidi (r.a.), Ebu Seriha El-Gaffariu (r.a.), Abdullah Ibn Mes’udi
                     (r.a.),  Abdullah  Ibn  Amri  (r.a.),  Umran  Ibn  Husajni  (r.a.),  Aishja  (r.a.),  Enes  Ibn
                     Maliku  (r.a.),  Suraka  Ibn  Xhu’shemi  (r.a.),  Ebu  Musa  El-Esh’ariu  (r.a.)  Ubadetu
                     Ibnus-Samiti (All-llahu qoftë i kënaqur me ta) dhe shumica e atyre haditheve kanë
                     transmetime të ndryshme, pastaj përmendi shumë nga ata me zingjirin transmetues.
                     Ndërsa  hadithi  i  transmetuar  nga  Ebu  Salihu  nga  Ebu  Hurejre  (r.a.)  në  realitet
                     argumenton nxjerrjen e pasardhësve dhe shfaqjen e tyre në pamje të milingonave, e
                     që atëherë disa ishin të ndriçuar  e  disa të nxirë  dhe nuk thuhet aty se  All-llahu i
                     madhëruar i krijoi shpirtrat e tyre para trupave apo se i mblodhi në një vend pastaj e
                     dërgon çdo shpirt nga aty kur t’i krijohet trupi. Po, është e vërtetë se Ai çdo trup e ka
                     veçuar me një shpirt që i është caktuar të jetë i tij në atë kohë, por Ai e krijoi shpirtin

                  256
                     E transmetoi Buhariu (1362), Fet’hul-Bari (3/267), Muslimi në “El-Kader” (6), Ebu Davudi në “Es-
                  Sunne” (k. 16, h. 4696) dhe Ibn Abdul-Berr në “Et-Temhid” (6/7) I cili ka transmetime të shumta dhe të
                  sakta.
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156