Page 150 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 150
Në Tefsirin e Ibn Ujejnes nga Err-Rrebi’ë Ibn Enesi nga Ebi Alije transmetohet se
tha: “...e ati i është dorëzuar gjithë çka në qiej e në tokë me dashje e pa dashje...”
këtë e tha në ditën kur e mori premtimin.
Is’haku tha: Në atë kohë ata vërtetuan sepse All-llahu i madhëruar na informoi se
tha: “...a nuk Jam Zoti juaj? Thanë: “Po, dëshmuam!...”, e All-llahu i madhëruar
nuk u flet përveçse atyre që kuptojnë të folurit e Tij, si dhe nuk mund të përgjigjen
veçse ata që e kuptojnë pyetjen, prandaj përgjigjja e tyre është argument se ata e
kuptuan All-llahun dhe e konceptuan dëshmimin e tij: “...a nuk Jam Zoti juaj?...”
kështu që kur ata kuptuan këtë të folur u përgjigjën: “...thanë: “Po, dëshmuam!”...”
kështu vërtetuan krijimtarinë e tij (se Ai është Zoti i tyre).
KAPITULL
Poashtu morën për argument atë që e transmetoi Ebu Abdullah ibn Mendeh: Na
tregoi Muhammed Ibn Sabir El-Buhariu, na tregoi Muhammed Ibnul-Mundhir Ibn
Sa’di El-Hereviu, na tregoi Xha’fer Ibn Muhammed Ibn Harun El-Mesisi, na tregoi
Utbete Ibnus-Seken, na tregoi Erta’ate Ibnul-Mundhiri, na tregoi Ata Ibn Ixhlani nga
Junus Ibn Halebsi nga Amr Ibn Abese i cili tha: E dëgjova të Dërguarin e All-llahut
(s.a.v.s.) duke thënë: “Njëmend All-llahu i krijoi shpirtrat e robëve para trupave
të tyre për dy mijë vite dhe ata që njihen ndrmjet vete afrohen kurse ata që
urrehen ndërmjet vete largohen” 255 . Kjo është diç prej asaj që ata morën për
argument.
Të tjerët thanë: Biseda me ju bëhet nga dy pikqëndrime:
E para: Përmendja e argumentit se shpirtrat janë krijuar pas krijimit të trupave.
E dyta: Përgjigjeja ndaj argumenteve tuaja.
Në pikqëndrimin e parë i Madhëruari thotë: “O ju njerëz, vërtet ne ju krijuam juve
prej një mashkulli dhe një femre...” (El-Huxhurat : 13). Këtu i është drejtuar njeriut i
cili është shpirt dhe trup dhe kjo argumentoi se ai komplet është krijuar pas krijimit
të prindërve. Edhe më e qartë se kjo është thënia e Tij: “O ju njerëz! Kinie frikë
Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e
saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kinie frikë All-llahun...” (En-
Nisaë : 1). Pra, ky ajet është i qartë se krijimi i tërësishëm i llojit njerëzor pasoi pas
krijimit të origjinalit të tij.
Nëse thuhet: Kjo nuk mohon atë se shpirtrat i paraprinë krijimit të trupave edhe pse
janë krijuar pas krijimit të babait të njerëzimit, sikurse e vërtetuan këtë citatet e
përmendura.
Themi: Do të sqarojmë, in sha All-llahu teala, se citatet e përmendura nuk
argumentojnë se krijimi i shpirtrave nuk i parapriu krijimit të trupave në mënyrë të
vërtetuar. Qëllimi përfundues i tyre është të argumentojnë, pas saktësisë së tyre, se
All-llahu i madhëruar krijoi pamjet e shpirtrave, e përcaktoi krijimin, exhelin dhe
veprat e tyre, si dhe i nxorri ato pamje nga materia e tyre pastaj i riktheu në të dhe
përcaktoi daljen e çdonjërit nga ata në kohën e caktuar për të, por kjo nuk
argumenton se ata u krijuan me një krijim të përqëndrueshëm pastaj vazhduan të
ekzistojnë me një jetë në të cilën kuptojnë dhe flasin të bashkuar në një vend, pastaj
të dërgohen nga aty në trupa grupe grupe sikurse tha Ebu Muhammed Ibn Hazmi.
Apo mos citatet bartin çka ne nuk kemi mundësi? Po, Zoti i madhëruar i krijon ata
grup pas grupi sipas pamjes që më herët u është përcaktuar, kështu krijimi i jashtëm
erdhë në përputhshmëri me përcaktimin e Tij të më hershëm sikurse është çështja e
Tij me të gjitha krijesat e Tij sepse Ai u përcaktoi atyre përcaktime, exhele, cilësi
255
Them: e përmendi atë Ibn Irak në “Tenzihus-Seria’ (1/863), Ibnul-Xhevziu në “El-Mevduat” (1/401),
Sujutiu në “El-Leali” (1/199) dhe Shevkani në “El-Fevaid” (382), ky hadith është përplotë me të lënur.