Page 147 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 147

tha: Ata janë pasardhësit e tu. Ai aty e pa një njeri të cilit ia pëlqeu shkëlqimin
                     e dritës në mes dy syve të tij, e tha: O Zoti im, kush është ky? I tha: Ky është
                     biri yt Davudi i cili do të jetë nga popujt e fundit. Tha: Sa i ke dhuruar jetë?
                     Tha:  Gjashtëdhjetë  vite.  Tha:  O  Zoti  im  dhuroja  nga  jeta  ime  dyzet  vjetë.
                     Atëherë  All-llahu  i  madhëruar  tha:  Pra,  këtë  do  ta  shkruajmë  dhe  do  ta
                     vulosim kështu që nuk do të ndryshojë. Kur përfundoi jeta e Ademit i erdhë
                     meleku i vdekjes dhe ai i tha: Po a nuk më kanë mbetur nga jeta ime edhe dyzet
                     vjet? I tha: A nuk ja dhurove djalit tënd Davudit? Tha: Ai refuzoi kështu që
                     refuzuan edhe pasardhësit e tij, ai harroi kështu që harruan edhe pasardhësit e
                     tij dhe ai gaboi kështu që gabuan edhe pasardhësit e tij”.  246 Tha: Ky është sipas
                     kushtit të Muslimit, e transmetoi edhe Tirmidhiu dhe tha: Ky është një hadith i mirë
                     dhe i saktë të ciline transmetoi edhe imam Ahmedi nga Ibn Abbasi (r.a.) i cili tha:
                     Kur  zbriti  ajeti  i  borxhit  I  Dërguari  i  All-llahut  (s.a.v.s.)  tha:  “I  pari  që  refuzoi
                     është Ademi”, kurse Muhammed Ibn Sa’di shtoi edhe këtë: “...pastaj All-llahu ia
                     plotësoi Ademit njëmijë vite kurse Davudit njëqind vite”  247 .
                     Transmetohet poashtu në Sahihun e Hakimit nga Ebi Xha’fer Err-Rraziu se tha: Na
                     tregoi Err-Rrebi’ë Ibn Enesi nga Ebil-Alije nga Ubejj Ibn Ka’bi (r.a.) se për fjalën e
                     Tij: “Përkujto kur Zoti yt nxorri nga shpina e Ademit pasardhësit e tij...” tha: U tha
                     atë ditë të gjithëve se çka do të ndodhë deri në Ditën e Kijametit, i bëri ata njëherë
                     shpirta pastaj i formësoi, i bëri të flasin dhe ata folën, si dhe mori nga ata premtimin
                     e besën: “...dhe i bëri dëshmues të vetës së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti
                     juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në Ditën e Kijametit: “Ne nga ky
                     (dëshmim) ishim të panjohur”. Tha: Unë ua bëjë dëshmitarë shtatë qiejt, shtatë tokat
                     dhe ua bëjë dëshmitar babain tuaj Ademin: “...të mos thoni në Ditën e Kijametit:
                     “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur”. Mos më bëni shok Mua askend sepse unë
                     do  tu  dërgojë  të  dërguarit  e  Mi  të  cilët  do  t’ju  përkujtojnë  premtimin  dhe  besën
                     Time, si dhe do tu zbresë librat e Mi, e ata thanë: Dëshmojmë se Ti je Zoti ynë, i
                     adhuruari ynë dhe ne nuk kemi Zot tjetër përveç Teje. Ata u shfaqën para Ademit
                     dhe ai pa në mesin e tyre të pasur e të varfër, të pashëm e të tjerë dhe tha: O Zot,
                     sikur të barazoshe në mes robëve Tu, e Ai tha: Unë dëshiroj të falënderohem. Ai aty
                     pa edhe pejgamberët si pishtarë të cilët u veçuan edhe me një besë tjetër e që është
                     shpallja dhe kjo  është  thënia e Tij:  “(Përkujto) Kur Ne e morëm (me  betim) prej
                     pejgamberëve premtimin e tyre; edhe prej teje, prej Nuhut...” (El-Ahzabë : 7). Ajo
                     është edhe thënia e Tij: “Përqëndro vetvetën tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej
                     çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim
                     (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu...” (Err-Rrum : 30).
                     Poashtu thënia e Tij: “Ky është një qortues i llojit të qortuesve të parë” (En-Nexhm
                     : 56). Si dhe thënia e Tij: “Ne te shumica e tyre nuk gjetëm zbatimin e premtimit, e
                     gjetëm shumicën e tyre jashtë bindjes” (El-A’rafë : 102). Shpirti i Isaut (a.s.) ishte
                     nga ata shpirta nga të cilët u morë premtimi dhe e dërgoi atë shpirt në Merjemën
                     (a.s.)  kur  ajo  u  largua  nga  familja  e  saj  në  një  vend  në  lindje  të  qytetit 248 .  Ky
                     transmetim është i saktë.
                     Is’hak Ibn Rahevejhi tha: Na tregoi Bekijjetu Ibnul-Velidi i cili tha se më informoi
                     Ez-Zubejd  Ibnul-Velidi  nga  Rashid  Ibn  Sa’di  nga  Abdurrahman  Ibn  Katade  El-


                  246   E  transmetoi  Hakimi  në  “El-Mustedrek”  (2/325)  dhe  tha  se  është  I  saktë  në  çka  e  pëlqeu  edhe
                  Dhehebiu.
                  247  I saktë por zingjiri I tij është I dobët. E transmetoi Ahmedi në “El-Musned” (1/251, 299, 371). Aty
                  gjindet: Ali Ibn Xhed’ani kurse dëshmi e saktësisë së tij është hadithi më I hershëm.
                  248   E  transmetoi  Hakimi  në  “El-Mustedrek”  (2/323)  dhe  tha  se  është  i  saktë  në  çka  e  pëlqeu  edhe
                  Dhehebiu. Por në zingjirin e tij transmetues ka diç.
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152