Page 142 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 142
për të Dërguarin (s.a.v.s.) dhe u thanë: Është shfaqur te ne një njeri i cili po mendon
se është I Dërguar dhe ai nuk është as në fenë tonë e as në fenë tuaj. U thanë: Kush
po e pason? Thanë: Më të ultit tanë, të dobëtit, robërit dhe ata që nuk ka hajr në ta
kurse më fisnikët e popullit nuk e kanë pasuar atë. Atëherë ata thanë: Njëmend është
afruar koha të shfaqet një pejgamber dhe ai është sikur ky njeri që po e përshkruani,
shkoni tek ai dhe pyetne për tri gjëra që po u urdhërojmë ne e nëse ai u përgjigjet
është pejgamber i vërtetë, e nëse nuk u tregon ai është gënjeshtar, pyetne atë për
shpirtin të cilin All-llahu i madhëruar e fryu në Ademin, e nëse thotë: Ai është prej
All-llahut, ju thoni atij: Si ka mundësi ta dënojë All-llahu me Zjarr atë që është prej
Tij? Ai (s.a.v.s.) e pyeti Xhibrilin (a.s.) për të e All-llahu i madhëruar e zbriti: “Të
pyesin ty për shpirtin; Thuaj:”Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim...”.
Thotë: Ai është një krijesë e All-llahut e nuk është pjesë e All-llahut, pastaj e
përmendi vazhdimin e hadithit 241 .
Është thënë: Sikur ky zingjirë transmetues nuk mund të mirret argument sepse është
koment i Es-Sudijjit nga Ebi Maliki dhe në të ka çështje të urrejtura, kurse vazhda e
këtij rrëfimi në librat e saktë të haditheve (Sihah) dhe zingjirët e tyre e
kundërshtojnë atë të Es-Sudijjit, e e transmetoi atë El-A’meshi dhe El-Mugire Ibn
Mukassemi nga Ibrahimi nga Alkameja nga Abdullahu i cili tha: Kaloi I Dërguari
(s.a.v.s.) pranë një grupi të hebrenjëve derisa unë ecja me të dhe ata e pyetën për
shpirtin, tha: Ai heshti një kohë dhe mendova se po i shpallej, pastaj zbriti: “Të
pyesin ty për shpirtin;Thuaj: “Shpirti...”, thuaju hebrenjëve. Kështu gjindet edhe në
leximin e Abdullahut. Ata (hebrenjët) thanë: Kështu e gjejmë shembullin e tij edhe
në Tevrat se shpirti është çështje e All-llahut të madhëruar. E transmetoi Xheriri nga
Abdul-Hamidi dhe të tjerët nga El-Mugire.
Transmetoi Jahja Ibn Zekerija Ibn Ebi Zaide nga Davud Ibn Ebi Hindi nga Ikremeja
nga Ibn Abbasi (r.a.) se tha: Erdhën hebrenjët te I Dërguari (s.a.v.s.) dhe e pyetën
për shpirtin por nuk iu përgjigj atyre, atëherë All-llahu i madhëruar zbriti ajetin: “Të
pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e
juve ju është dhënë fort pak dije”. Kjo argumenton dobësinë e hadithit të Es-Sudijjit
dhe se kjo pyetje i është bërë në Mekke sepse ky hadith dhe hadithi i Ibn Mes’udit
janë të qartë se ajo pyetje i është bërë në Medine drejtpërdrejt prej hebrenjëve, e
sikur kjo pyetje dhe përgjigje t’i ketë paraprirë atij në Mekkë nuk do të heshte I
Dërguari (s.a.v.s.) por do të shpejtonte që të përgjigjej sipas asaj që i ishte shpallur
nga All-llahu.
Transmetimet të cilat u bën nga Ibn Abbasi (r.a.) rreth komentimit të këtij ajeti nuk
ishin stabile, prandaj ato ose ndodhën nga ana e transmetuesve, ose thëniet e tij ishin
jostabile, derisa ne po përmendim këtë përmendëm transmetimin e Es-Sudijjit nga
Ebi Maliku nga Ibn Abbasi (r.a.), kurse transmetimi i Ebu Davud Ibn Ebi Hindi nga
Ikremeja e kundërshton atë nga ai, e në këtë transmetim të Davud Ibn Ebi Hindit ka
jostabilitet. Mesruk Ibn El-Merzebani dhe Ibrahim Ibn Ebi Talibi nga Jahja Ibn
Zekerija nga Ibn Abbasi (r.a.) transmetoi se hebrenjët erdhën te I Dërguari
(s.a.v.s.)...hadithi.
Muhammed Ibn Nasr El-Merviziu tha: Na tregoi Is’haku na tregoi Jahja Ibn
Zekerijau nga Davud Ibn Ebi Hindi nga Ikremeja nga Ibn Abbasi (r.a.) se tha:
Kurejshët i thanë hebrenjëve: Na tregoni diçka që ta pyesim këtë njeri. Ata thanë:
Pyetne për shpirtin. Kështu që zbriti: “Të pyesin ty për shpirtin...”, ajeti 242 . E kjo
kundërshton transmetimet e tjera nga ai dhe hadithin e Ibn Mes’udit (r.a.).
241
I dobët. Aty gjindet: Ibrahim Ibnul-Hakimi dhe babai I tij dhe që të dy janë të dobët.
242 I saktë. E transmetoi Tirmidhiu (3140), Ahmedi në “El-Musned” (1/255) dhe Shejh Shakiri tha se
zingjiri transmetues I tij është I saktë.