Page 139 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 139

ndrmjet vete kundërshtohen”. Ushtritë e fortifikuara nuk mund të jenë përveçse të
                     krijuara  dhe  këtë  hadith  e  transmetuan  Ebu  Hurejre,  Aishja  nëna  e  besimtarëve,
                     Selman El-Farisiu, Abdullah Ibn Abbasi, Abdullah Ibn Mes’udi, Abdullah Ibn Amri,
                     Ali Ibn Ebu Talibi dhe Amr Ibn Abese (All-llahu qoftë i kënaqur me ta).
                     Aspekti i dymbëdhjetë: Shpirti përshkruhet me vdekje, marrje, bartje, lëshim dhe të
                     gjitha këto janë cilësi të krijesës së çpikur e të zotëruar, All-llahu i madhëruar thotë:
                     “All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave
                     të tyre) e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja
                     e  mban  (nuk  e  kthen),  e  atë  tjetrin  (që  nuk  i  është  caktuar  vdekja,  por  është  në
                     gjumë),  e  lëshon  (të  kthehet)  deri  në  një  afat  të  caktuar.  Vërtetë,  në  këto  ka
                     argumente  për  një  popull  që  mendon”  (Ez-Zummer  :  42).  El-Enfus  që  janë
                     përmendur në këtë ajet janë  gjithsesi shpirtrat,  ndërsa në dy Sahihët transmetohet
                     nga Abdullah Ibn Ebi Katade El-Ensariu (r.a.) nga babai i tij se tha: “Udhëtuam me
                     të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s.) një natë dhe thamë: O I Dërguar i All-llahut,
                     sikur të pushojmë, por ai na tha: Unë kam frikë që do të fleni, prandaj kush do
                     të na zgjojë për namaz? Bilali tha: Unë, o I Dërguar i All-llahut. Atëherë ai u
                     ndalë që të pushojnë dhe u shtrinë, por edhe Bilali u mbështet në shtazën e tij
                     dhe e kaploi gjumi, I Dërguari i All-llahut u zgjua në momentin kur një pjesë e
                     diellit kishte lindur e tha: O Bilal, ku mbet ajo që na the neve? Ai tha: Pasha
                     Atë që të dërgoi me të vërtetën asnjëherë nuk më ka kapluar një gjumë sikurse
                     ky? Atëherë I Dërguari i All-llahut tha: All-llahu i mori shpirtrat tuaj kur Ai
                     dëshiroi dhe i rikthej ata kur Ai dëshiroi” 238 . Ky është shpirti të cilin e merr All-
                     llahu kur vdes dhe në gjum të cilin e merr meleku i vdekjes, ai është të cilin e marrin
                     të  dërguarit  e  All-llahut  të  madhëruar,  ai  është  te  koka  e  të  cilit  ulet  meleku  në
                     momentin kur e nxjerr atë nga trupi i tij me urrejtje dhe e mbështjellë me qefin prej
                     Xhenneti apo prej Zjarri, pastaj e ngrisin atë në qiell dhe luten për të melekët, ose e
                     mallkojnë atë derisa të ndalet para duarve të Zotit të tij dhe Ai e gjykon me urdhërin
                     e tij, pastaj kthehet në tokë e hynë në mes të vdekurit dhe qefinit, si dhe atëherë
                     sprovohet,  dënohet  dhe  begatohet,  e  ata  janë  të  cilët  vendosen  në  brendësinë  e
                     shpendëve të gjelbër dhe ushqehen e pinë në Xhennet, gjithashtu ata janë të cilët i
                     shfaqen zjarrit mëngjes e mbrëmje, ata janë të cilët besojnë, mohojnë, binden dhe
                     kundërshtojnë, ai është i priri në të keq,  ai është vetkritiku dhe ai është i qeti me
                     Zotin  e  tij,  me  urdhërin  dhe  përmendjen  e  Tij,  ai  është  i  cili  dënohet,  begatohet,
                     gëzohet dhe bëhet i palumtur, ai ngujohet, lirohet, ai është i shëndoshë dhe i sëmurë,
                     ai  ndien  kënaqësi  dhe  dhimbje,  frikohet  e  pikëllohet  dhe  cilësi  të  tjera  të  cilat  i
                     takojnë  një  krijese  të  çpikur,  si  dhe  dispozita  të  një  të  zotruari,  i  cili  është  i
                     udhëhequr dhe i drejtuar nga dëshira e Krijuesit e Çpikësit të tij,  për këtë I Dërguari
                     (s.a.v.s.) në momentin e gjumit thoshte: “O All-llah, Ti e krijove shpirtin tim dhe
                     Ti e merr atë, për Ty është vdekja dhe jeta e Tij, nëse e ndalë atë mëshiroje, e
                     nëse  e  liron  atë  ruaje  ashtu  sikurse  i  ruan  robët  e  Tu  të  mirë” 239 .  Ai  është
                     Krijuesi i shpirtrave sikurse është edhe Krijuesi i trupave, i Madhëruari thotë: “Nuk
                     ndodh asnjë  fatkeqësi  në tokë e as në  trupin tuaj, e që të mos jetë  në shënime  (i
                     shkruajtur në Levhi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është lehtë”
                     (El-Hadid : 22).
                     Është thënë: Para se të ndodhë fatkeqësia, por edhe është thënë: Para se të krijohet
                     toka, poashtu është thënë: Para se t’i krijojmë shpirtrat, e cila thënie ka më shumë
                     përparësi  sepse  ata  janë  të  përmendurit  më  të  afërm  në  ajet  dhe  sikur  të  thuhet

                  238
                      E  transmetoi  Buhariu  (595),  Muslimi  në  “El-Mesaxhid”  (311),  Nesaiu  (2/106),  Ahmedi  në  “El-
                  Musned” (5/307), Bejhekiu në “El-Kubra” (1/403) dhe Ibn Abdul-berr në “Et-Temhid” (2/252).
                  239
                     E transmetoi Muslimi në “Edh-Dhikr” (60), Ahmedi në “El-Musned” (2/79) dhe El-Kalem (38).
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144