Page 134 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 134

Nëse thuhet: Por I Dërguari (s.a.v.s.) i udhëzoi që të agjërojnë, të japin sadak dhe të
                     kryejnë Haxhxh për të vdekurit, e nuk i udhëzoi të lexojnë Kur’an.
                     Themi: Ai (s.a.v.s.) nuk i filloi t’i përmendë ato, por ato i përmendi si përgjigje për
                     ta, sepse njëri e pyeti që të bëjë Haxhxh për të vdekurin dhe i lejoi atij, kurse një
                     tjetër e pyeti që të agjëroj për të vdekurin dhe ai e lejoi atë, kurse një tjetër e pyeti që
                     të jap sadak për të vdekurin dhe ai e lejoi atë dhe në të gjitha ato raste nuk ua ndaloi
                     gjërat e tjera.
                     Çfarë dallimi ka mes arritjes së shpërblimit të agjërimit i cili është thjeshtë një nijet
                     e përmbajtje dhe në mes të arritjes së shpërblimit të leximit dhe dhikrit (përmendjes
                     së All-llahut).
                     Ndërsa ai që tha se asnjë nga selefi nuk e ka bërë atë, është një thënës i cili thotë atë
                     që nuk e di sepse kjo është një dëshmi e cila mohon atë që nuk e di dhe ku e di ai që
                     ndoshta selefi e kanë bërë atë dhe nuk ua kanë dëshmuar atyre që kanë qenë tek ata,
                     por kanë mjaftuar se atë e ka ditur Njohësi i fshehtësive i cili i di nijetet dhe qëllimet
                     e tyre në veçanti duke ditur se të shprehurit e nijetit me gjuhë me rastin e dhurimit
                     nuk është kusht sikurse e përmendëm më herët.
                     Sekreti i kësaj çështjeje është se shpërblimi është pronësi e vepruesit, kështu që kur
                     ai  vullnetarisht  ia  dhuron  atë  vëllaut  të  tij  musliman  ia  dërgon  atë  All-llahu  i
                     madhëruar, atëherë çfarë është ajo që e veçoi nga e gjithë kjo shpërblimin i leximit
                     të Kur’anit dhe ia ndaloi robit që t’ia dërgoi vëllaut të tij. Ky është edhe një veprim i
                     njerëzve të tjerë, madje edhe i atyre që e refuzojnë arritjen e shpërblimit te i vdekuri,
                     në vendet dhe qytetet e tjera pa kurrfarë urrejtje të dijetarëve.
                     Nëse  thuhet:  Çfarë  thuani  që  shpërblimi  t’i  dhurohet  të  Dërguarit  të  All-llahut
                     (s.a.v.s.)? Themi:  Disa nga fukahat  e mëvonshëm  e pëlqyen atë kurse  disa nuk e
                     pëlqyen atë, madje e konsideruan bidat (risi në fe) sepse Sahabët (r.a.) nuk kanë bërë
                     një gjë të tillë. Ndërsa I Dërguari (s.a.v.s.) ka shpërblimin e secilit nga ummeti i tij i
                     cili punon një të mirë pa i mangësuar vepruesit të saj asgjë, sepse ai është i cili e
                     udhëzoi ummetin e tij në çdo mirësi dhe i ftoi në to, kështu që ai që fton në një rrugë
                     të  mirë  do  të  ketë  shpërblimin  e  njejtë  me  atë  që  e  pason  pa  i  mangësuar  nga
                     shpërblimet e tyre asgjë, prandaj çdo udhëzim dhe dituri që e arriti ummeti i tij e
                     arriti nga duart e tij kështu që ai ka shpërblimin e barabartë me ata që e pasojnë pa
                     marrë parasyshë ia dhuruan atë apo nuk ia dhuruan, All-llahu e di më së miri.
                     ÇËSHTJA E SHTATËMBËDHJETË
                     A ËSHTË SHPIRTI KADIM (I VJETËR, I PAFILLIM) APO I ÇPIKUR E I
                     KRIJUAR?
                     Nëse ai  është  i  çpikur e i  krijuar dhe ai  është  çështje e All-llahut  si,  pra, atëherë
                     çështja e All-llahut është e çpikur e krijuar? E, All-llahu i madhëruar na informoi se
                     Ai  i  fryu  Ademit  (a.s.)  prej  shpirtit  të  Tij,  prandaj  kjo  bashkëngjitje  me  të  a
                     argumenton  se  ai  është  kadim  (i  pafillim)  apo  jo?  Cili  është  realiteti  i  kësaj
                     bashkëngjitje? E, Ai na informoi se Ademin (a.s.) e krijoi me dy duart e Tij dhe i
                     fryu prej shpirtit të Tij, kështu që ia bashkangjiti Vetës duart dhe shpirtin me një
                     bashkangjitje.
                     S’ka dyshim se kjo është një çështje në të cilën rrëshqitën dijetarët dhe humbën në të
                     grupe të shumta të bijve të Ademit, ndërsa i udhëzoi All-llahu pasuesit e të Dërguarit
                     të Tij në të vërtetën e qartë dhe të saktën e sqaruar. Të Dërguarët (paqja e All-llahut
                     qoftë me ta) u pajtuan se ai është i çpikur, i krijuar, i formësuar, i zotëruar dhe i
                     udhëhequr. Kjo detyrimisht është e ditur në fenë e të Dërguarve (paqja e All-llahut
                     qoftë  me  ta)  sikurse  dihet  detyrimisht  se  bota  është  e  krijuar,  se  trupat  do  të
                     rikthehen dhe se Vetë All-llahu është Krijuesi dhe çdo gjë pos Tij është e krijuar. E
                     gjenerata e Sahabëve (r.a.), gjenerata e pasuesve të tyre dhe gjenarata e pasuesve të
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139