Page 136 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 136

(trashëguesi) derisa u bartë te Hasani dhe Husejni (r.a.), pastaj te secili Vesijj dhe
                     imam që me të imami di çdo gjë dhe nuk ka nevojë që askush ta mësoi.
                     Nuk  ka  kundërshtim  në  mes  muslimanëve  (të  Ehlus-Sunnetit)  se  shpirtrat  të  cilët
                     janë në Ademin (a.s.), në bijtë e tij dhe në Isaun (a.s.) që të gjithë janë të krijuar nga
                     All-llahu  dhe  të  çpikur  nga  Ai,  pastaj  ia  bashkangjiti  Ai  vetës  së  Tij  sikurse  ia
                     bashkangjiti  Vetës  së  Tij  krijesat  e  tjera,  Allahu  i  madhëruar  thotë:  “Dhe  për  ju
                     nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, e gjithë kjo nga ai...” (El-Xhathije :
                     13).
                     Shejhul-Islam  Ibn  Tejmijje  tha:  Shpirti  njerëzor  është  i  krijuar  dhe  i  çpikur  me
                     pajtimin e të parëve të ummetit, të imamëve të tyre dhe të tjerëve të Ehlus-Sunnetit.
                     Pajtimin e dijetarëve se shpirti është i krijuar e treguan më shumë se një dijetar në
                     mesin e imamëve të muslimanëve si p.sh. Muhammed Ibn Nasr El-Merviziu, imami
                     i  njohur  i  cili  ishte  nga  më  të  diturit  e  kohës  së  tij  me  pajtimin  e  të  gjithëve  pa
                     kundërshtim, poashtu atë e vërtetoi Muhammed Ibn Kutejbe duke thënë në librin e
                     tij “El-Lafdh – Të shprehurit (fjala)” kur foli për shpirtin: Dijetarët u pajtuan se All-
                     llahu i madhëruar është Çarësi i farës dhe Krijuesi i shpirtit. Ebu Is’hak Ibn Shakila
                     duke u përgjigjur në këtë çështje tha: Ke pyetur, All-llahu të mëshiroftë, se a është
                     shpirti i krijuar apo jo? Tha: Se shpirti është nga gjërat e krijuara është një çështje në
                     të cilën nuk dyshon ai që është pëlqyer në të saktën. E, në këtë çështje folën disa nga
                     dijetarët më të mëdhenjë dhe i kundërshtuan ata të cilët supozuan se ai nuk është i
                     krijuar. El-Hafidh Ebu Abdullah Ibn Mendeh përpiloi rreth kësaj një libër të madh,
                     para tij imami Muhammed Ibn Nasr El-Merviziu dhe të tjerët, pastaj shejh Ebu Seid
                     El-Harrazi, Ebu Ja’kub En-Nehr Xhuri dhe gjykatësi Ebu Ja’la. Atë e cituan edhe
                     imamët e mëdhenjë, i urrejtën vendosmërisht ata të cilët thanë një gjë të tillë për
                     shpirtin e Isaut të birit të Merjemes (a.s.), e çfarë të themi për shpirtrat e të tjerëve,
                     sikurse edhe e  përmendi atë  imam  Ahmedi  në  shkrimet  e tij  kur i  kundërshtoi  të
                     pafetë dhe Xhehemitë, pastaj El-Xhehemiu pretendoi një çështje duke thënë: Unë e
                     gjejë një ajet në Librin e All-llahut i cili argumenton se Kur’ani është i krijuar, e ajo
                     është thënia e All-llahut të madhëruar: “...Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i
                     dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë
                     (shpirt nga Ai)...” (En-Nisa : 171), pra Isau është i krijuar. Ne i themi atij: All-llahu
                     i madhëruar ta ka ndaluar kuptimin e Kur’anit sepse mbi Isaun kalojnë fjalë të cilat
                     nuk kalojnë mbi Kur’anin, e ne atë e quajmë i lindur, fëmijë, djalosh i cili hanë dhe
                     pin,  ai  është  i  urdhëruar  me  urdhër  e  me  ndalesë  i  cili  pranon  të  folurit,  si  dhe
                     premtimin e qortimin, pastaj ai është nga pasardhësit e Nuhut dhe Ibrahimit (a.s.), e
                     nuk na lejohet neve të themi për Kur’anin atë që e themi për Isaun (a.s.), prandaj a
                     keni dëgjuar All-llahun e madhëruar të thotë për Kur’anin atë që e thotë për Isaun
                     (a.s.)? Mirëpo kuptimi i thënies së Tij: “...Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i
                     dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë
                     (shpirtë  nga  Ai)...”  është  se  fjala  të  cilën  ia  drejtoi  Merjemës  është  ajo  kur  i  tha
                     bëhu, kështu që Isau (a.s.) u bë me thënien bëhu, e Isau (a.s.) nuk është thënia bëhu,
                     por ai u bë me thënien bëhu. Thënia bëhu ishte prej All-llahut, e jo se ajo ishte një
                     krijesë, por të krishterët dhe Xhehemitë gënjyen për All-llahun në çështjen e Isaut
                     (a.s.) kur Xhehemitë thanë: Ai është shpirti dhe fjala e All-llahut përveçse fjala e Tij
                     është krijesë (e krijuar). Ndërsa të krishterët thanë: Isau është shpirt dhe fjalë e All-
                     llahut  prej  vetë qenies së Tij  sikurse thuhet  kjo copëz (e harrnit)  është  prej  kësaj
                     teshe. Ne themi: Isau (a.s.) ka qenë në fjalë e jo Isau (a.s.) është vetë fjala, mirëpo
                     fjala është thënia e All-llahut të madhëruar bëhu, kurse thënia e Tij “dhe ishte frymë
                     (shpirtë nga Ai)” thotë se me urdhërin e Tij u vendos shpirti në të sikurse thuhet në
                     thënien e Tij: “Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë, e gjitha kjo
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141