Page 135 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 135
pasuesve të Sahabëve (r.a.), që janë gjeneratat më të lavdëruara, ishin unanim në
këtë pa kurrfarë kundërshtimi se ai është i çpikur dhe i krijuar derisa u shfaqën disa
filozofë të cilët ishin të cekët në kuptimin e tyre të Kur’anit dhe Sunnetit, kështu që
supozuan se ai është kadim (i vjetër, i pafillim) i pakrijuar dhe morën për argument
se ai është çështje e All-llahut kurse çështja e Tij nuk është e krijuar dhe se All-llahu
i madhëruar ia bashkangjiti atë vetës sikurse ia bashkangjiti vetës diturin, Librin,
fuqinë, dëgjimin, shikimin dhe dorën e Tij, ndërsa disa të tjerë u ndalën duke thënë:
Nuk themi se ai është i krijuar e as i pakrijuar.
U pyet për këtë Hafiz Asbehan Ebu Abdullah Ibn Mendeh e tha: Më pastaj, një
pyetës më ka pyetur për shpirtin të cilin All-llahu i madhëruar e bëri mbajtës të
krijesave e trupave të tyre dhe përmendi se disa kanë folur për shpirtin, e supozuan
se ai është i pakrijuar, si dhe veçoi disa nga ata prej tyre Ruhul-Kudus (Shpirti i
pastër, i shenjtë, Xhibrili a.s.) dhe se ata janë nga qenia e All-llahut? Ai tha: Unë po
i përmendi thëniet kundërshtuese të parëve të tyre, do të sqarojë thëniet e tyre të cilat
kundërshtojnë Librin, gjurmët, thëniet e Sahabëve, e të pasuesve të tyre dhe të
dijetarëve, më pastaj do të sqaroj aspektet e shpirtit nga Kur’ani dhe gjurmët, do të
sqaroj gabimin e atij që foli për shpirtin pa dituri dhe se thëniet e tyre pëlqehen me
thënien e Xhehmit e të shokëve të tij. Themi duke kërkuar pëlqimin e All-llahut:
Njerëzit (dijetarët) ranë në kundërshtim në njohjen e shpirtrave dhe vendin e tij nga
Nefsi.
Disa prej tyre thanë: Të gjithë shpirtrat janë të krijuar dhe ky është medhhebi
(mendimi) i Ehlus-Sunnetit dhe i gjurmëve, si argument morën thënien e të
Dërguarit (s.a.v.s.): “Shpirtrat janë si ushtria e fortifikuar, ata që njihen
ndërmjet vete afrohen kurse ata që urrehen ndëmjet vete kundërshtohen”,
atëherë ushtritë e fortifikuara janë të krijuara.
Disa të tjerë thanë: Shpirtrat janë çështje e All-llahut realitetin e diturinë e të cilëve
e fshehu All-llahu nga krijesat dhe argument morën thënien e All-llahut të
madhëruar: “...Thuaj: “Shpirti është çështje e All-llahut...” (El-Isra : 85).
Disa të tjerë thanë: Shpirtrat janë një dritë e dritave të All-llahut të madhëruar dhe
jetë nga jeta e Tij, si argument morën thënien e të Dërguarit (s.a.v.s.): “All-llahu i
krijoi krijesat në errësirë dhe pastaj u hodhi atyre nga drita e Tij” 236 . Pastaj e
përmendi kundërshtimin rreth shpirtrave se a vdesin apo jo? Si dhe a dënohen me
trupat në Berzah dhe në vendqëndrimin e tyre pas vdekjes? Dhe se a është ai vetë
Nefsi apo diç tjetër?
Muhammed Ibn Nasr El-Merviziu në librin e tij tha: Një grup i të pafeve dhe një
grupë i Rafidive (shiitëve) e komentuan shpirtin ashtu si e komentuan atë të
krishterët shpirtin e Isaut (a.s.), kështu që ata të cilët e komentuan atë duke thënë se
shpirti u nda nga qenia e All-llahut dhe u bartë te besimtari ai grup i të krishterëve e
adhuruan edhe Isaun (a.s.) edhe Merjemen (a.s.) sepse Isau (a.s.) tek ata është një
shpirt prej All-llahut që hyri në Merjemen (a.s.) dhe ai është i pakrijuar tek ata.
Një grup tjetër i ta pafeve dhe një grup tjetër i Rafidive thanë: Shpirti i Ademit (a.s.)
është ngjashëm me këtë i pakrijuar dhe e komentuan thënien e të madhëruarit:
“...dhe t’i japë (t’i fryejë) atij shpirtin që është krijesë e Imja (nga shpirti Im)...”
(El-Hixhr : 29) dhe thënien e Tij: “Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës)
dhe nga ana e vet i jep shpirt atij...” (Es-Sexhde : 9), duke supozuar se shpirti i
Ademit (a.s.) nuk është i krijuar, ashtu sikurse e komentuan ata që thanë: Nuri (drita)
është prej Zotit e pakrijuar. Ata (shiitët) thanë: Pastaj ata u bartën pas Ademit (a.s.)
te El-Vesijji (trashëguesi), pastaj u bartë prej çdo pejgamberi te El-Vesijji
236 I saktë. E transmetoi Tirmidhiu (2642), Ahmedi në “El-Musned” (2/176, 197), Ibn Hibbani (1812) dhe
Hadithet e sakta (1076).