Page 130 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 130

Tij (s.a.v.s.) që Sunneti i tij të kundërshtoj citatet Kur’anore, por ato i forcojnë dhe i
                     ndihmojnë ato. O All-llah çfarë vepron fanatizmi dhe përkrahja e taklidit (imitimit),
                     ndërsa  ne  më  herët  kemi  folur  rreth  ajetit  në  mënyrë  të  mjaftueshme  dhe  kemi
                     sqaruar  se  nuk  ka  kundërshtim  në  mes  tij  e  Sunnetit  të  Dërguarit  të  All-llahut
                     (s.a.v.s.)  në  asnjë  aspekt,  por  disa  mendojnë  se  ka  kundërshtim  si  shkak  i
                     keqkuptimit,  e  ajo  është  një  rrugë  e  keqe  e  urrejtur  që  të  refuzohen  sunnetet  e
                     vërtetuara  bazuar  në  kuptimin  formal  të  Kur’anit  derisa  e  gjithë  dituria  është  që
                     sunnetet të përputhen me Kur’anin sepse ato janë të ndara nga ai, të nxjerrura nga ai
                     që erdhë me të dhe ato janë sqarim i tij, e jo kundërshtuese të tij.
                     Ndërsa  thënia  e  juaj  se  ai  hadith  kundërshton  atë  që  transmetoi  Nesaiu  nga  I
                     Dërguari  (s.a.v.s.) se tha:  “Mos  të  falet askush për askend dhe  mos të  agjëroj
                     askush për askend por le të ushqej për çdo ditë një mudd (3 kg. e një çerek) prej
                     gruri”.  Është  një  gabim  i  keq  sepse  Nesaiu  e  transmetoi  kështu:  Na  tregoi
                     Muhammed Ibn Abdul-A’la, na tregoi Jezid Ibn Zurej’i, na tregoi Haxhxhaxh El-
                     Ahveli, na tregoi Ejjub Ibn Musa nga Ata Ibn Ebi Rebbah nga Ibn Abbasi (r.a.) se
                     tha: “Mos të falet askush për askend dhe mos të agjëroj askush për askend, por
                     le  të  ushqej  për  çdo  ditë  një  mudd  (3  kg.  e  një  çerek)  prej  gruri”,  kështu  e
                     transmetoi  si  thënie  të  Ibn  Abbasit  (r.a.),  e  jo  si  thënie  të  Dërguarit  të  All-llahut
                     (s.a.v.s.),  atëherë  si  ka  mundësi  që  të  kundërshtohet  thënia  e  të  Dërguarit  të  All-
                     llahut (s.a.v.s.) me thënien e Ibn Abbasit (r.a.) pastaj t’i jipet atij përparësi me gjithë
                     vërtetimin e të kundërtës nga Ibn Abbasi (r.a.) kurse I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.)
                     nuk e tha këtë kurrë. Si ka mundësi ta ketë thënë ai këtë derisa në dy Sahihat është
                     vërtetuar  se  ai  tha:  “Kush  vdes  duke  lënë  borxh  agjërim  le  të  agjëroj  për  të
                     përgjegjësi i tij”. Pastaj si ka mundësi ta ketë thënë atë kur nga Burejde në Sahihun
                     e Muslimit transmetohet se një grua tha: Nëna ime vdiç duke lënë borxh agjërimin e
                     një muaji? Ai (s.a.v.s.) i tha: “Agjëro për nënën tënde”.
                     Ndërsa thënia e juaj: Se ai hadith kundërshton hadithin e Ibn Omerit (r.a.): “Kush
                     vdes duke lënë agjërim borxh të Ramazanit le të ushqej për të”. Është i të njejtit
                     lloj  sepse  ai  është  hadith  i  pavërtetë  të  cilin  nuk  e  tha  I  Dërguari  i  All-llahut
                     (s.a.v.s.).
                     Bejhekiu tha 233 : Hadithi  i  Muhammed  Ibn Abdurrahman  Ibn Ebi  Lejla nga Nafiu
                     nga Ibn Omeri (r.a.) nga I Dërguari (s.a.v.s.): “Kush vdes duke lënë agjërim borxh
                     të  Ramazanit  le  të  ushqej  për  të”,  nuk  është  i  sakt  kurse  Muhammed  Ibn
                     Aburrahmani është përplotë supozime, por atë e transmetuan shokët e Nafiiut nga
                     Naffiu nga Ibn Omeri (r.a.) si thënie të tij.
                     Ndërsa thënia e juaj: Se ai bie në kundërshtim me anologjinë e qartë krahasuar me
                     namazin, Islamin dhe pendimin sepse këto nuk i bën askush për askend.
                     Betohem në All-llahun se kjo anologji është e qartë në kotësinë e pavlefshmërinë e
                     saj që të refuzoj Sunnetin e saktë dhe të qartë të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.), i
                     cili dëshmon kotësinë e saj, e ne sqaruam dallimin në mes të pranimit të Islamit për
                     pabesimtarin  pas vdekjes  së tij  dhe përfitmit  të  muslimanit nga ai shpërblim  që  i
                     dhuron vëllau i tij musliman nga agjërimi, ose sadaka, ose namazi, betohem në All-
                     llahun se dallimi në mes tyre është shumë më i qartë se të fshihet, prandaj a mos
                     ekziston ndonjë anologji më e pavlerë se anologjia në mes përfitmit të muslimanit
                     pas vdekjes së tij të atij shpërblimi që i dhuron atij vëllau i tij musliman nga vepra e
                     tij me pranimin e Islamit për pabesimtarin pas vdekjes së tij apo pranimin e pendimit
                     për kriminelin pas vdekjes së tij.
                     KAPITULL

                  233  I dobët. E transmetoi Bejhekiu në “El-Kubra” (4/255, 6/279). Them: Muhammed Ibn Abdurrahman
                  Ibn Ebi Lejla është me shumë supozime.
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135