Page 128 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 128

vepruesi  te  të  tjerët,  si  mund  t’i  përket  atij  që  t’i  ndaloi  njeriut  t’i  bëjë  dobi
                     prindërve, të afërmëve dhe vëllezërve të tij muslimanë në kohërat më të vështira kur
                     ai është i nevojshëm për ndonjë të mirë të cilën ai do ta bëjë dhe do t’ua dhurojë
                     shpërblimin e saj. Si ka mundësi që njeriu të ngushtojë atë që është e gjërë ose t’i
                     ndaloi atij që ligji i All-llahut nuk ia ndaloi që t’i dhurojë shpërblimin e punës së tij
                     që të ndajë  nga  ato  çka ai  dëshiron për atë  që  dëshiron nga muslimanët.  Ai që  e
                     dërgoi shpërblimin e Haxhxhit, sadakas dhe të lirimit të robit është vetë ai i cili i
                     dërgon  shpërblimin  e  agjërimit,  namazit,  leximit  të  Kur’anit  dhe  të  I’tikafit,  e  ai
                     është Islami i dhuruesit, dorëlirësia e tij, bëmirësia e tij dhe mosngurtësia e sheriatit
                     që ai të bëjë mirë, madje edhe e pëlqeu që të jetë bëmirës në çdo mënyrë. Pastaj
                     ëndërrat e besimtarëve kanë arritur shkallën e tevaturit (transmetime të shumta) më
                     të lartë se të vdekurit kanë informuar për arritjen e dhuratave të  cilat u dhurohen
                     atyre  si  leximi  i  Kur’anit,  namazi,  sadaka,  Haxhxhi  dhe  të  tjera,  e  sikur  ne  të
                     rrëfejmë atë që na është rrëfyer neve në kohën tonë dhe ajo që na është transmetuar
                     nga ata që ishin para nesh do të shkonte gjatë, ndërsa I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Po
                     vërejë se ëndërrat tuaja janë pëlqyer se ajo (nata e kadrit) gjindet në dhjetë netët
                     e  fundit  (të  Ramazanit)” 232 ,  këtu  ai  (s.a.v.s.)  e  mori  në  konsideratë  pëlqimin  e
                     ëndërrave të besimtarëve, e cila gjë konsiderohet si pëlqimi në transmetime të asaj
                     që e kanë parë sepse ata nuk gënjejnë në transmetimet e tyre dhe as në ëndërrat e
                     tyre nëse ato pëlqehen.
                     KAPITULL
                     Ndërsa refuzimi i hadithit të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.): “Kush vdes duke lënë
                     borxh agjërim le të agjëroj për të përgjegjësi i tij” me ato aspekte që i përmendët,
                     ne nuk i pranojmë dhe e përkrahim hadithin e të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.), si
                     dhe e sqarojmë se ai është i saktë nga ato aspekte. Kurse na mjafton për atë kotësi
                     kundërshtimi i tij i hadithit të saktë e të qartë të cilin nuk e prek ngacmimi i tij, nuk
                     ka rrugë tjetër vetëmse të pranohet ai dëgjim, ajo bindje, ai nënshtrim dhe ai pranim,
                     dhe pas kësaj ne nuk kemi kurrfarë mirësie, por e gjithë mirësia është në pranimin e
                     tij dhe në  atë  thënie  edhe sikur atë  ta kundërshtojnë  të  gjithë  ata që  janë  në mes
                     Lindjes e Perëndimit.
                     Ndërsa thënia e juaj se atë e refuzojmë bazuar në thënien e Malikut në librin e tij
                     “El-Muvetta’ë”:  “Mos  të  agjëroj  askush  për  askend”,  kundërshtarët  tuaj  thonë:
                     Por  ne  e  refuzojmë  këtë  thënie  të  Malikut  me  thënien  e  të  Dërguarit  (s.a.v.s.),
                     atëherë cili grup është më i saktë dhe me refuzim më të mirë.
                     Ndërsa thënia e tij: Në këtë jemi pajtuar që të gjithë dhe nuk ka kundërshtim mes
                     nesh. Maliku, All-llahu e paq mëshiru, nuk rrëfeu Ixhmain e ummetit nga Lindja e
                     deri në Perëndim, por ai rrëfeu për banorët e Medinës në atë që i ka arritur dhe nuk i
                     kishte arritur atij kundërshtim mes tyre, por mosarritja e kundërshtimit tek ai rreth
                     kësaj,  All-llahu  e  paq  mëshiru,  nuk  e  hedhë  hadithin  e  të  Dërguarit  të  All-llahut
                     (s.a.v.s.), madje edhe sikur të pajtohen në atë të gjithë banorët e Medinës më shumë
                     do të kishte përparësi që të mirret hadithi i të pagabueshmit (s.a.v.s.) se sa marrja e
                     thënies së  banorëve të Medinës  për  të  cilët  nuk na  është garantuar mosgabimi  në
                     thëniet e tyre para të gjithë ummetit, pastaj All-llahu dhe I Dërguari i Tij nuk i bëri
                     thëniet e tyre argument që gjatë kundërthënieve duhet të kthehemi tek ata, ndërsa
                     All-llahu  i  madhëruar  thotë:  “...nëse  nuk  pajtoheni  për  ndonjë  çështje,  atëherë
                     parashtrone atë tek All-llahu (te libri i Tij) dhe te I Dërguari, po qe se i besoni All-
                     llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë” (En-
                     Nisa : 59).

                  232   E  transmetoi  Buhariu  (1158),  Fet’hul-Bari  (3/48),  Muslimi  në  “Es-Sijam”  (205),  Ahmedi  në  “El-
                  Musned” (2/5, 6/8) dhe Bejhekiu në “El-Kubra” (4/308).
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133