Page 125 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 125
kryen atij ndonjë të drejtë ligjore, ose ndonjë obligim i cili pranon zëvendësimin, do
t’i arrijë shpërblimi i tyre, por edhe është thënë: Nëse ai e bënë nijet këtë dhurim në
momentin e kryerjes së veprës, ose para saj i arrinë se përndryshe nuk i arrinë.
Sekreti i kësaj çështjeje është se kusht i arritjes së shpërblimit është që koha të
përshtatet që ai shpërblim të arrijë tek ai që i dhurohet, lejohet që ai veprim të
ndodhë nga vepruesi dhe pastaj të bartet te tjetri, e ai që kushtëzoi që nijetin ta bëjë
para veprimit apo para përfundimit të saj tha se nëse nuk e ka bërë nijet shpërblimi i
bie vepruesit dhe nuk pranohet që ai shpërblim të bartet te dikush tjetër, sepse
shpërblimi e pason veprimin si gjurma shkaktarin e saj. Për këtë arsye, sikur ai të
lirojë një rob për vetën e tij, shpërblimi do të mbetët për të dhe sikur ai të bartë atë
shpërblim te dikush tjetër pas lirimit nuk i bartet, në të kundërtën e asaj sikur ta ketë
liruar për dikë tjetër sepse ai e ka bërë për të. Gjithashtu sikur ta ketë larë borxhin
për vetën e tij pastaj dëshiron që atë ta bartë te dikush tjetër, nuk i arrinë, poashtu
nëse e bënë Haxhxhin, agjërimin, apo namazin për vetën e tij pastaj dëshiron që atë
t’ia dhuroi dikujt tjetër nuk mund ta bëjë këtë, e vërteton këtë ajo se ata që e pyetën
të Dërguarin (s.a.v.s.) rreth kësaj nuk e pyetën për dhurimin e shpërblimit të veprës
pas saj, por e pyetën se çfarë të bëjnë për të vdekurin sikurse tha Sa’di (r.a.): A i
bënë dobi që të japë sadak për nënën time? E nuk tha: A i bënë dobi nëse i dhuroj
shpërblimin e asaj sadake që e dhashë për vetën time. Kështu thuhet edhe për
thënien e gruas tjetër e cila tha: A ta bëjë Haxhxhin për të? Pastaj thënia e njeriut
tjetër: A ta bëjë Haxhxhin për babain tim? Kurse ai (s.a.v.s.) i lejoi t’i bëjnë ato për
të vdekurit, e jo tu dhurojnë atyre shpërblimin e veprave të cilat i kanë vepruar për
vetën e tyre. Asnjëherë nuk dihet se dikush e pyeti të Dërguarin (s.a.v.s.) për një gjë
të tillë si dhe nuk dihet prej asnjë Sahabiu (r.a.) se e veproi një gjë të tillë e të ketë
thënë: O All-llah, dhuroi filanit shpërblimin e veprës time të mëhershme ose
shpërblimin e asaj që e punova për vetën time.
Ky pra është sekreti i këtij kushtëzimi që është më i përpikti, ndërsa ata që nuk
kushtëzuan këtë thanë: Shpërblimi është i vepruesit dhe kur ai vullnetarisht ia
dhuron dikujt tjetër është njejtë si dhurimi nga pasuria e tij.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj: Sikur të lejohej dhurimi, do të lejohej edhe dhurimi i
shpërblimit të obligimeve të cilat i obligohen të gjallit. Përgjigja është se ky detyrim
është i pamundur për një bazë të një kushti që nijeti i veprës të arrijë për të vdekurin,
sepse obligimi nuk pranon që të kryhet për tjetrin meqë ky obligim i obligohet
vepruesit i cili duhet të ketë për qëllim afrimin tek All-llahu i madhëruar.
Ndërsa ai që nuk e kushtëzoi nijetin e veprës për tjetrin, a i lejohet atij që t’ia dhuroi
të vdekurit shpërblimin e një farzi (vepre obligative)? Ekzistojnë për këtë dy
aspekte: Ebu Abdullah Ibn Hamdani tha se është thënë: Nëse ia dhuron shpërblimin
e një farzi të namazit, ose të agjërimit, ose të një obligimi tjetër i lejohet dhe i
mjafton edhe vepruesit të tij.
Them: Është transmetuar nga një grup se kanë dhuruar shpërblimin e veprave të
tyre farz e nafile (punë vullnetare) për muslimanët dhe thanë: Dalim para All-llahut
me varfëri dhe falimentim të plotë kurse sheriati nuk ndalon një gjë të tillë, sepse
shpërblimi është pronësi e vepruesit nëse dëshiron ia dhuron dikujt tjetër dhe nuk ka
pengesë në këtë, All-llahu e di më së miri.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj: Obligimet (ngarkesat) janë provim dhe sprovë që nuk pranojnë
zëvendësim sepse me to është për qëllim vetë vepruesi i ngarkuar, etj.
Përgjigja është: Kjo nuk ndalon lejen e sheriatit që muslimani t’i bëjë dobi vëllaut të
tij me punën e tij, madje kjo konsiderohet plotësim i bëmirësisë dhe rahmetit të Zotit