Page 122 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 122
i tij, por ai na tregoi se i është ndërpre puna e tij, ndërsa puna e tjetërkujt është e
vepruesit të tij dhe nëse ai ia dhuron atij i arrinë shpërblimi i veprës së vepruesit, e jo
shpërblimi i veprës së vetë atij, pra e ndërprera është diçka tjetër kurse e arritura
është diçka tjetër, kështu mund të thuhet edhe për hadithin tjetër: “Ajo që i
bashkangjitet të vdekurit nga të mirat dhe puna e tij...” i cili nuk mohon që t’i
bashkangjitet puna dhe të mirat e tjetërkujt.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj: Dhurimi është transferim kurse transferimi është një e drejtë e
obliguar, pra ky është transferim i një krijese ndaj një krijese tjetër. Ndërsa
transferimi i krijesës ndaj Krijuesit është një çështje tjetër e cila nuk pranon që të
krahasohet me transferimin e robëve ndaj njëri-tjetrit, dhe se a nuk është ky një
krahasim më i keq e më i pavlerë të cilën gjë e zhvlerëson edhe ixhmai i ummetit
(pajtimi i të gjithë dijetarëve) se ai përfiton nëse i lahet borxhi dhe të drejtat e tij të
tjera, spastrohet personit nga përgjegjësia e tij, i pranohet sadaka dhe Haxhxhi që i
bën bazuar në citat i cili nuk mund të refuzohet, kështu është edhe me agjërimin,
ndërsa këto krahasime të pavlera nuk mund t’i kundërshtojnë citatet e sheriatit dhe
bazat e tij.
KAPITULL
Ndërsa thënia e juaj: Dhënia përparësi me shkakun e shpërblimit është mekruh (e
papëlqyer), e që është çështja e dhënies përparësi me afërsi (devotshmëri), e si pra i
jipet përparësi vetë shpërblimit i cili është qëllim? Kësaj i përgjigjemi me disa
përgjigje:
Përgjigja e parë: Gjendja e jetës është një gjendje për të cilën nuk mund të
garantohet përfundimi i shëndoshë sepse i gjalli mund të renegojë (të dal nga feja)
dhe kështu i dha përparësi në afrim atij që nuk është për të, kurse ky tjetri është
siguruar me vdekjen e tij. Nëse thuhet: Edhe ai që i është dhuruar shpërblimi
poashtu mund të ketë vdekur pa Islam në brendësinë e tij, kështu që nuk përfiton nga
ajo që i dhurohet. Ne themi se ky mendim është plotësisht i pavlerë sepse ai dhurim
është një lloj si istigfari dhe lutja për të, prandaj nëse ai e meriton atë i arrinë e nëse
ai nuk e meriton përfiton vetë lutësi.
Përgjigja e dytë: Dhënia përparësi në afrim argumenton dëshirën e vogël për të dhe
vonim në veprimin e tij, andaj sikur të lejohet dhënia përparësi me të do të shpiente
kjo në dembeli dhe vonim, në të kundërtën e shfaqjes së shpërblimit të saj sepse
vepruesi i saj nxiton për shkak të arritjes së shpërblimit që të përfitoj me të apo që t’i
bëjë dobi vëllaut të tij musliman, e s’ka dyshim se në mes këtyre dy çështjeve ka
dallim të qartë.
Përgjigja e tretë: All-llahu i madhëruar e dëshiron ngutësinë dhe garimin në
shërbimin e Tij, sepse kjo realizon edhe më shumë adhurimin, sikur që edhe
mbretërit dëshirojnë shpejtësinë dhe garimin në respektin dhe shërbimin e tyre,
prandaj dhënia përparësi tjetrit në këtë mohon qëllimin e adhurimit sepse All-llahu i
madhëruar e urdhëroi robin e Tij me këtë afrim, ose në mënyrë urdhërore, ose të
pëlqyer, e nëse i jep përparësi në këtë dikujt tjetër ai me këtë rast ka lënë atë që është
urdhëruar dhe ia ngarkoi dikujt tjetër, në të kundërtën e asaj nëse e vepron atë që
është urdhëruar nga bindja dhe qëllimi i afrimit pastaj shpërblimin e saj ia dërgon
vëllaut të tij musliman, ndërsa i Madhëruari thotë: “Shpejtoni në atë që fitoni falje
prej Zotit tuaj dhe Xhennetin që gjërësia e tij është si gjerësia e qiellit e e tokës...”
(El-Hadid : 21) dhe: “...ju shpejtoni kah punët e mbara...” (El-Bekare : 148), është e
ditur se dhënia përparësi në këtë mohon garimin kah ajo dhe shpejtimin.
Sahabët (r.a.) garonin njëri me tjetrin në këtë afrim dhe nuk i jepnin përparësi njëri-
tjetrit në të, tha Omeri (r.a.): Pasha All-llahun sa herë që Ebu Bekri (r.a.) garoi me