Page 117 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 117

nuk e kalon atë, nuk mund të bartet nga ai sikurse edhe në këtë jetë nuk mund ta bëjë
                     askush për askënd dhe në veprimin e tyre nuk ka zëvendësim.
                     Lloji  i  dytë  është  ai  ku  mund  të  hyjë  zëvendësimi  si  kthimi i  porosive, kryerja e
                     borxheve, nxjerrja e sadakës dhe Haxhxhi, shpërblimi i këtyre veprave arrinë deri te
                     i  vdekuri  sepse  ato  pranojnë  zëvendësimin  dhe  mund  t’i  bëjë  dikush  për  dikend
                     derisa janë në këtë jetë, e pas vdekjes së tij janë edhe më meritore.
                     Thanë:  Ndërsa  sa  i  përket  hadithit:  “Kush  vdes  duke  lënë  borxh  agjërim,  le  të
                     agjëroj për të përgjegjësi i tij”, përgjigjja ndaj tij bëhet nga disa aspekte:
                     Aspekti i parë: Ajo që tha Maliku në Muvetta’ë: “Nuk mund të agjëroj askush për
                     askend”.  Tha:  Kjo  është  një  çështje  në  të  cilën  ne  jemi  pajtuar  dhe  nuk  ka
                     kundërshtim.
                     Aspekti i dytë: Ibn Abbasi (r.a.) është ai i cili e transmetoi hadithin e agjërimit për
                     të vdekurin, kurse Nesaiu transmetoi nga ai këtë: Na tregoi Muhammed Ibn Abdul-
                     A’la, na tregoi Jezid Ibn Zurej’ë, na tregoi Haxhxhaxh El-Ahvel, na tregoi Ejjub Ibn
                     Musa nga Ata Ibn Ebi Rebbahu nga Ibn Abbasi (r.a.) se tha: “Nuk falet askush për
                     askend” 224 .
                     Aspekti i tretë: Nuk ka pajtim rreth saktësisë së atij hadithi, kështu tha autori i librit
                     “El-Mufhim fi sherhi Muslim – Qartësuesi në komentin e Muslimit”.
                     Aspekti i katërt: Ai bie në kundërshtim me citatin Kur’anor sikurse thamë më herët
                     në thënien e të madhëruarit: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka
                     punuar” (En-Nexhm : 39).
                     Aspekti i pestë: Ai hadith bie në kundërshtim me atë që transmetoi Nesaiu nga Ibn
                     Abbasi (r.a.) se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Mos të falet askush për askend dhe mos
                     të agjëroj askush për askend, por për çdo ditë le të ushqejë një mudd (3 kg. e
                     një çerek) nga gruri”.
                     Aspekti  i  gjashtë:  Ai  bie  në  kundërshtim  me  hadithin  të  cilin  e  transmetoi
                     Muhammed  Ibn  Abdurrahman  Ibn  Ebi  Lejla  nga  Nafiu  nga  Ibn  Omeri  (r.a.)  se  I
                     Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Kush vdes duke lënë borxh agjërim të Ramazanit le të
                     ushqejë për të” 225 .
                     Aspekti  i  shtatë:  Ai  bie  në  kundërshtim  me  anologjinë  e  qartë,  sepse  namazin,
                     Islamin dhe pendimin nuk mund ta bëjë askush për askend. Imam Shafiiu duke folur
                     për transmetimin e Ibn Abbasit (r.a.) tha: Nuk e ka përmendur Ibn Abbasi (r.a.) se
                     për çka ishte zotuar nëna e Sa’dit (r.a.) dhe mund të jetë zotuar për Haxhxh, Umre,
                     apo sadak, kështu që e urdhëroi që ta kryejë për të. Ndërsa ai që është zotuar të bëjë
                     ndonjë namaz, apo ndonjë agjërim dhe pastaj vdes nuk agjërohet e as nuk falet për
                     të, pastaj tha: Nëse thuhet: A është transmetuar nga I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.)
                     se ka urdhëruar të mos agjëroj askush për askend? Themi: Po, e transmetoi Ibn
                     Abbasi  (r.a.)  nga  I  Dërguari  (s.a.v.s.).  E  nëse  thuhet:  Pse  nuk  bazohesh  në  të?
                     Themi:  Hadithi  i  Zuhriut  nga  Ubejdil-lahi  nga  Ibn  Abbasi  (r.a.)    nga  I  Dërguari
                     (s.a.v.s.) ka të bëjë me zotim dhe nuk e ka dëgjuar Zuhriu me gjithë hifzin e tij të
                     fortë dhe shoqërimin e gjatë të Ubejdil-lahit me Ibn Abbasin (r.a.), e kur tjetërkush
                     erdhë  me  të  nga  Ibn  Abbasi  (r.a.)  me  diç  tjetër  nga  ajo  që  është  në  hadithin  e
                     Ubejdil-lahit dhe nuk përngjanë të jetë i mbajtur në mend, prandaj nëse thuhet: A e
                     di  se  njeriu  i  cili  erdhë  me  këtë  hadith  gabon  nga  Ibn  Abbasi?  Themi:  Po,
                     transmetuan shokët e Ibn Abbasit (r.a.) nga Ibn Abbasi (r.a.) se i tha Ibnuz-Zubejrit
                     (r.a.): Zubejri ishte liruar nga ndalesat e Haxhxhit kurse kjo u transmetua nga Ibn



                  224
                     E përmendi El-Hafidh El-Muzziju në “Tuhfetul-Eshraf” dhe tregoi për ekzistimin e tij në “Es-Sunen
                  El-Kubra”.
                  225
                     I dobët. E transmetoi Tirmidhiu (718), Ibn Maxhe (1757) dhe shiko: (Daiful-Xhami, 5853).
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122