Page 119 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 119
Pasha All-llahun sikur mos të ishte All-llahu nuk do të udhëzoheshemi
As që do të jepnim sadak dhe as që do të faleshemi
I Madhëruari thotë: “Nuk është e mundur për asnjë njeri të besojë (ndryshe), pos me
lejen e All-llahut...” (Junus : 100), e thotë i Madhëruari: “Po ata nuk mund të
marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu do...” (El-Muddeththir : 56) dhe thotë:
“Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve” (Et-Tekvir :
29). Ai është Zot i të gjitha botëve me sundim absolut të të gjitha botëve, i qenieve, i
veprave dhe i gjendjeve të tyre.
Një grup tjetër thanë: Ajeti ka të bëjë me legjislacionin e atyre që ishin para nesh,
ndërsa legjislacioni (sheriati) ynë argumentoi se atij i takon ajo për të cilën ai vetë
është përpjekur dhe i takon edhe ajo që të tjerët për të janë përpjekur. Edhe ky
mendim është më i dobët se i pari ose i të njejtit lloj, sepse All-llahu i madhëruar e
lajmëroi atë si vërtetim dhe argumentim, e jo si lajm të pavlerë dhe për këtë tha:
“Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait” (En-Nexhm : 36),
e sikur të ishte kjo e pavlerë në këtë sheriat nuk do të na informonte me të në mënyrë
vërtetuese dhe argumentuese.
Një grup tjetër thanë: Përemri në ajet “li (lil-insani)” ka kuptimin këtu të përemrit
“ala (për)” d.m.th. nuk i takon njeriut vetëm ajo që vetë është përpjekur, e s’ka
dyshim se kjo thënie është më e pavlefshme se dy thëniet e para, sepse kjo thënie
është vendosur në kuptimin e saj të kundërt dhe nuk mund të kalojë një gjë e tillë, e
as gjuha nuk e pranon. Ndërsa sikur shembulli “ve lehumul-la’ne – mallkimi u takon
atyre” është në vendin e vet, d.m.th. hisja dhe pjesa e tij, kurse se arabët e kanë të
njohur në gjyhën e tyre “li dirhem – për mua një dirhem” në kuptimin “alejje dirhem
– mua më takon një dirhem” kurrsesi nuk pranohet.
Një grup tjetër thanë: Në ajet ka shlyerje e cila konsiderohet “Dhe se njeriut nuk i
takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” ose edhe ajo që për të është punuar, edhe
kjo thënie është si e llojit të parë sepse vazhda e ajetit nuk argumenton një gjë të tillë
në asnjë aspekt, është thënie e shpifur për All-llahun dhe të folur pa dituri.
Një grup tjetër thanë: Ajeti është i anuluar me ajetin e madhëruar: “E, ata që vetë
besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim, ne atyre do t’ua shoqërojmë
pasardhësit e tyre...” (Et-Tur : 21). Kjo transmetohet nga Ibn Abbasi (r.a.) dhe
poashtu është mendim i dobët që nuk mund të ngritë dispozitën e ajetit me vetëm
thënien e Ibn Abbasit (r.a.) apo të dikujt tjetër, ndërsa bashkimi në mes dy ajeteve
nuk është i pamundur sepse fëmijët i pasojnë prindërit në ahiret ashtu sikurse i
pasuan në dun’ja dhe ky pasim është fisnikrim i prindërve dhe shpërblim i tyre të
cilin e arritën me përpjekjen e tyre, ndërsa se fëmijët iu bashkangjitën prindërve në
pozitë pa përpjekje kjo nuk është për ta por për prindërit të cilët All-llahu i bën të
kënaqur me bashkangjitjen e pasardhësve të tyre në Xhennet, ndërsa për fëmijët
është mirësi me diç që nuk ishte prej tyre sikurse u bëri mirësi Ai djelmoshave të
Xhennetit, hyrive të tij, njerëzit të cilët do t’i krijojë në Xhennet pa asnjë punë dhe
njerëzit të cilët do t’i fusë në Xhennet pa prezentuar asnjë të mirë dhe pa punuar
asnjë punë. Prandaj thënia e All-llahut të madhëruar: “Se askush nuk bartë barrën e
tjetrit” dhe “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” (En-
Nexhm : 38-39), që të dy këto ajete janë të qarta të cilat i rivendikon drejtësia dhe
urtësia e Zotit të madhëruar sikurse e dëshmon këtë edhe mendja e natyrshmëria,
ajeti i parë rivendikon se Ai nuk dënon dikë për krimin e tjetërkujt kurse ajeti i dytë
rivendikon se askush nuk shpëton përveçse me punën dhe përpjekjen e tij, i pari e
siguron robin që të dënohet për krimin e tjetërkujt sikurse veprojnë mbretërit e
dun’jas kurse i dyti ndërpren çdo lakmi të tij që të shpëtojë me punën e prindërve, të