Page 118 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 118

Abbasi (r.a.) se ajo ka të bëjë me mut’atun-nisa (martesën mut’a, martesa kohore), e
                     nuk ka dyshim se ky është një gabim i madh.
                     Kjo përgjigje ka të bëjë me veprën e agjërimit, kurse nga vepra e Haxhxhit arrinë
                     shpërblimi i shpenzimit, e sa i përket ritualeve të Haxhxhit janë si veprat e namazit
                     të cilat kryhen nga vepruesi i tyre.
                     Ata  që  vërtetuan  arritjen  e  tyre  thanë:  Nuk  ka  asgjë  në  këtë  që  përmendët  që
                     kundërshton  Kur’anin,  Sunnetin,  pëlqimin  e  selefit  dhe  rivendikimet  e  bazave  të
                     sheriatit, e ne do t’i përgjigjemi të gjithë asaj që përmendët me drejtësi.
                     Kurse thënia e të madhëruarit: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka
                     punuar”, dijetarët dhanë mendime të ndryshme rreth qëllimit të këtij ajeti. Një grup
                     thanë: Me njeriun është për qëllim këtu pabesimtari, kurse besimtarit i takon ajo që
                     ka  punuar  dhe  që  e  kanë  punuar  për  të  bazuar  në  argumentet  që  i  përmendëm.
                     Thanë: Nëse ka argument që vërteton atë, është e lejuar.
                     Kjo përgjigje është shumë e dobët sepse me atë ajet të përgjithshëm nuk është për
                     qëllim vetëm pabesimtari, por ai përfshin muslimanin dhe pabesimtarin, e ky ajet i
                     përngjanë  përgjithësimit  të  atij  që  i  parapriu  atij:  “Se  askush  nuk  bart  barën  e
                     (mëkatit) tjetrit” (En-Nexhm : 38).
                     Vazhda  e  të  gjithë  ajeteve  nga  fillimi  e  deri  në  fund  janë  të  qarta  aty  se  janë  të
                     përgjithsuara, thotë i Madhëruari: “Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do
                     të shihet. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë” (En-Nexhm : 40-41).
                     Kjo  pra  përfshinë  të  keqën  dhe  të  mirën  gjithsesi  dhe  përfshinë  bëmirësin,
                     keqbërësin,  besimtarin  dhe  pabesimtarin  sikurse  thënia  e  të  madhëruarit:  “E  kush
                     punoi ndonjë të mirë, që peshonë sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë
                     të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë” (Ez-Zelzele : 7-8). Sikurse edhe fjala
                     e tij (s.a.v.s.) në hadithin kudsij: “O robërit e Mi, njëmend ato janë veprat tuaja
                     të cilat ua përmbledhi pastaj ua plotësoi ato, kështu që ai që gjen mirë le ta
                     falënderojë All-llahun dhe kush gjen diçka tjetër mos ta akuzojë askend përveç
                     vetës” 226 .  Poashtu  i  përngjanë  thënies  së  të  madhëruarit:  “O  ti  njeri,  vërtet  ti
                     përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh”
                     (El-Inshikak : 6). Mos u mashtro me atë që thanë shumë komentator rreth shprehjes
                     “insan – njeri” në Kur’an kur thanë se njeriu këtu është Ebu Xhehli, njeriu këtu është
                     Ukbetu Ibn Ebi Muiti, njeriu këtu është El-Velid Ibnul-Mugire, sepse Kur’ani është
                     më i ndritur se kjo, porse njeriu është vetë njeriu pa kurrfarë veçorizimi të ndonjërit
                     nga ata, sikurse edhe thënia e Tij: “Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të
                     sigurt” (El-Asr : 2) dhe: “Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet” (El-Adijat :
                     6) dhe: “Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm” (El-Mearixh :
                     19)  dhe:  “Jo,  është  vërtetë  se  ai  i  kalon  kufijtë,  për  shkak  se  e  ndien  veten  të
                     pavarur” (El-Alek : 6-7) dhe: “Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës”
                     (Ibrahim : 34) dhe: “...ndërsa njeriu atë e mori mbi vete, vërtet ai i bëri padrejtë
                     vetes,  dhe  ishte  i  padijshëm”  (El-Ahzabë  :  72).  Kjo  është  çështja  e  njeriut  nga
                     aspekti i qenies së tij kurse dalja e tij nga këto cilësi ndodhë me mirësinë, pëlqimin
                     dhe dhuntinë e Zotit të tij e jo prej vetë tij, ndërsa prej vetës së tij nuk i posedon
                     përveçse  këto  cilësi  kurse  begatitë  që  ai  i  posedon  i  ka  vetëm  prej  All-llahut,  Ai
                     është i Cili ia bëri të dashur robit të Tij imanin dhe ia zbukuroi ato në zemrën e tij, si
                     dhe ia bëri të urrejtur kufrin (mosbesimin), gjynahet dhe kundërshtimin, Ai është i
                     Cili e obligoi imanin në zemrën e tij, Ai është i Cili i përforcoi pejgamberët dhe të
                     dashurit  e  Tij  në  fenë  e  Tij  dhe  Ai  është  i  Cili  e  largoi  nga  ata  të  keqën  dhe
                     imoralitetin. Sahabët (r.a.) këndonin ilahi para të Dërguarit (s.a.v.s.) duke thënë:


                  226
                     E transmetoi Muslimi në “El-Birru ves_Sile” (55).
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123