Page 120 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 120

parëve dhe imamëve të tij sikurse mendojnë lakmuesit e rrejshëm, andaj vështro këtë
                     bashkim të mrekullueshëm të këtyre dy ajeteve.
                     Ngjashëm me këtë është edhe thënia e të madhëruarit: “Kush e udhëzon veten në
                     rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e humb (rrugën), ai e
                     ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta bartë barrën e tjetrit. E
                     Ne  nuk  dënuam  askë  para  se  t’ia  dërgojmë  të  dërguarin”  (El-Isra  :  15).  I
                     Madhëruari i gjykoi këtu armiqët e Tij me katër gjykime të cilat janë drejtësia dhe
                     urtësia e plotë:
                     E para: Udhëzimi i robëve mvaret nga imani dhe puna e tyre e mirë, e jo e nga
                     dikujt tjetër.
                     E dyta: Humbja e tij mvaret nga mosekzistimi i tyre dhe largimi i tij nga ato, e jo e
                     nga dikujt tjetër.
                     E treta: Askush nuk dënohet për shkak të dikujt tjetër.
                     E  katërta:  Ai  nuk  e  dënon  askend  përveçse  pas  ngritjes  së  argumentit  përmes
                     pejgamberëve të Tij, andaj vështro se çfarë urtësie, drejtësie dhe mirësie të Tij ka
                     brenda këtyre katër dispozitave, si dhe përgjigje ndaj të mashtruarve, lakmitarëve të
                     rrejshëm dhe injorantëve ndaj All-llahut, ndaj emrave dhe cilësive të Tij.
                     Një grup tjetër thanë: Me njeriun për qëllim është këtu i gjalli, e jo edhe i vdekuri,
                     edhe ky mendim është i pavlerë si lloji i parë.
                     E gjithë kjo lindë nga të marrurit e keq me shprehjen e përgjithshme, e pronari i
                     kësaj sjelljeje nuk e realizon sjelljen e tij në udhëzimet e shprehjeve e as bartjen e
                     tyre në kundërshtim me temën dhe atë që të vien në mendje nga ato, s’ka dyshim se
                     kjo është sjellje e brishtë të cilën e zhvlerëson vazhda e ajeteve, konsiderimi, bazat e
                     sheriatit, argumentet dhe tradita e tij. Shkak i kësaj sjelljeje të keqe është se pronari i
                     saj e beson një thënie dhe pastaj refuzon çdo gjë që argumenton të kundërtën e saj në
                     çfarëdo metode që pëlqehet me të, prandaj argumentet kundërshtuese të asaj që e
                     beson  për  të  janë  thashetheme  dhe  nuk  mërzitet  se  si  i  demanton  ato,  ndërsa
                     argumentet  e  të  Vërtetit  nuk  kundërshtohen  dhe  nuk  janë  kontradiktore,  por  ato
                     vërtetojnë njëra-tjetrën.
                     Një grup tjetër thanë: Është përgjigjeja e Ebul-Vefa Ibn Akilit i cili tha: Përgjigjeja e
                     mirë tek unë është të thuhet se njeriu me veprimin e tij dhe me shoqërimin e mirë
                     përfitoi  shokë, fëmijët  e fëmijëve, u martua, dhuroi  të  mirat  dhe u bë i dashur te
                     njerëzit,  kështu  që  ata  kërkuan  mëshirë  për  të  dhe  ia  dhuruan  adhurimet,  andaj  e
                     gjithë kjo është nga përpjekja e tij sikurse thuhet në hadith: “Ushqimi më i mirë të
                     cilin njeriu e hanë  është ai që vet e fiton” 227 , kurse fëmija i tij  është fitim i tij
                     sikurse  argumenton  këtë  hadithi  tjetër:  “Kur  vdes  robi  ndërpritet  puna  e  tij
                     përveç nga tri gjëra: Nga një dituri që të tjerët kanë dobi pas tij, nga një sadak
                     që  është  e  vazhdueshme,  ose  nga  një  fëmi  i  mirë  i  cili  lutet  për  të”.  Duke  u
                     mbështetur në këtë imam Shafiiu tha: Nëse fëmiu i tij i dhuron atij shpenzimin e
                     adhurimit të Haxhxhit me këtë rast i obligohet Haxhxhi atij sikur të ishte nga pasuria
                     e tij, në të kundërtën e shpenzimit për të nga një i huaj.
                     Kjo  është  një  përgjigjje  mesatare  e  cila  ka  nevojë  për  plotësim  sepse  njeriu  me
                     imanin  dhe  adhurimin  e  tij  ndaj  All-llahut  e  të  Dërguarit  të  Tij  ka  nxituar  në
                     përfitimin e tij nga puna e vëllezërve të tij besimtarë bashkë me punën e tij, sikurse
                     përfiton me punën e tyre në jetë bashkë me punën e tij, sepse besimtarët përfitojnë
                     nga njëri-tjetri në veprat të cilat janë të përbashkëta sikurse namazi me xhemat me
                     ç’rast çdonjërit nga ata i shumfishohet një namaz në njëzet e shtatë namaze meqë i
                     shoqëroi ata në namaz, pra puna e tjetër kujt ishte shkak në shtimin e shpërblimit të

                  227  I saktë. E transmetoi Nesaiu në “El-Muxhteba” (7/241), Ibn Maxhe (2137), Ahmedi në “El-Musned”
                  (6/31, 42, 127) dhe Bejhekiu në “El-Kubra” (7/480).
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125