Page 116 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 116

Kjo argumenton se gjërat e tjera përveç këtyre nuk kanë shpërblim, ose përndryshe
                     ky kufizim nuk do të kishte kuptim.
                     Ata thanë: Dhurimi është transferim dhe transferimi ndodhë me rastin e ndonjë të
                     drejte të obliguar, kurse veprat nuk obligojnë shpërblimin por janë thjeshtë mirësi e
                     dhunti e All-llahut, prandaj si ka mundësi që robi të transferoj mirësinë e cila nuk i
                     obligohet  All-llahut,  por  nëse  Ai  dëshiron  ia  dhuron  atë  e  nëse  dëshiron  nuk  ia
                     dhuron. Kjo i përngjanë kërkesës së të varfërit i cili shpreson në atë i cili do t’i japë
                     sadak, prandaj diçka kështu nuk meriton të dhurohet.
                     Dhe thanë: Poashtu të dhënurit përparësi me shkaqet e shpërblimit është mekruh (e
                     urrejtur), këtu është fjala për dhënien përparësi në afrim, e çfarë të themi për dhënien
                     përparësi me vetë shpërblimin i cili është qëllim, prandaj nëse dhënia përparësi me
                     mjet është e urrejtur, atëherë qëllimi ka më shumë përparësi dhe të drejtë.
                     Imam  Ahmedi  urrejti  që  dikush  të  tërhiqet  nga  saffi  i  parë  që  kështu  t’i  japë
                     përparësi të tjerëve duke ikur me këtë nga shkaku i shpërblimit. Është pyetur imam
                     Ahmedi për një njeri i cili tërhiqet nga saffi i parë që t’i japë përparësi babait të tij, e
                     ai tha: Nuk më pëlqen kjo derisa ai mund të jetë bëmirës ndaj babait të tij me tjetër
                     gjë nga kjo.
                     Poashtu thanë: Sikur të lejohej dhurimi për të vdekurin, atëherë do të lejohej bartja e
                     shpërblimit dhe dhurimi edhe për të gjallin.
                     Poashtu: Sikur kjo të lejohej do të lejohej të dhurohet gjysma e shpërblimit, një e
                     katërta, etj.
                     Poashtu: Sikur kjo të lejohej, do të lejohej dhurimi i saj pasi që ta ketë punuar për
                     vetën e tij, ndërsa ju thatë se patjetër duhet bërë nijetin ta dhuroi atë në momentin e
                     kryerjes së veprës ose përndryshe nuk do të arrijë te i vdekuri, e nëse lejohet bartja e
                     shpërblimit atëherë cili është dallimi që nijeti të bëhet para veprimit apo pas tij.
                     Poashtu:  Sikur  dhurimi  të  lejohej,  do  të  lejohej  edhe  dhurimi  i  shpërblimeve  të
                     veprave  obligative  të  të  gjallit,  sikur  që  lejohet  dhurimi  i  shpërblimit  të  veprave
                     vullnetare të cilat i kryen.
                     Ata thanë: Et-Tekalif (veprat obligative, ngarkesat) janë provim dhe sprovë që nuk
                     pranojnë  zëvendësim,  sepse  me  to  është  për  qëllim  vetë  i  ngarkuari,  vepruesi,  i
                     urdhëruari, apo i ndaluari, e nuk mund të zëvendësohet i provuari me dikë tjetër, e as
                     të kryej dikush tjetër për të sepse është për qëllim vetë bindja dhe adhurimi i tij,
                     prandaj  sikur  dikush  të  përfitonte  nga  dhurimi  i  dikujt  pa  kurrfarë  veprimi  do  të
                     kishte më shumë përparësi në këtë më fisniku (s.a.v.s.), ndërsa All-llahu i madhëruar
                     gjykoi për të se nuk përfiton përveçse nga veprimi i tij, ky është ligji dhe caktimi i
                     All-llahut të madhëruar në krijesat e Tij sikurse është edhe ligji i Tij në urdhërin dhe
                     legjislacionin e Tij, të sëmuarin nuk mund ta zëvendësojë askush në pirjen e ilaçit,
                     as  të  uriturin,  të  eturin  dhe  të  zhveshurin  nuk  mund  ta  zëvendësojë  askush  në
                     ngrënje, pirje dhe veshje. Thanë: Sikur t’i bënte dobi puna e dikujt tjetër, do t’i bënte
                     dobi edhe pendimi i tjetërkujt për të.
                     Thanë: Për këtë All-llahu nuk pranon Islamin e askujt, as namazin e dikujt për dikë
                     tjetër dhe nëse nuk lejohet që të dhurohet si shpërblim koka e ibadeteve atëherë si të
                     dhurohen degët e saj.
                     Thanë:  Kurse  duaja  është  lutje  stimuluese  para  All-llahut  që  ta  mbivlerësojë,  ta
                     anashkalojë dhe ta falë të vdekurin, ky është pra dhurim i shpërblimit të veprës së të
                     gjallit atij.
                     Tha:  Disa  u  përkufizuan  në  arritjen  e  adhurimeve  në  të  cilat  mund  të  hyjë
                     zëvendësimi sikurse sadaka dhe Haxhxhi. Ibadetet janë dy lloje: Lloji i parë në të
                     cilin nuk mund të hyjë zëvendësimi në asnjë mënyrë sikurse Islami, namazi, leximi i
                     Kur’anit dhe agjërimi, pra në këtë lloj shpërblimi është i veçantë për vepruesin dhe
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121