Page 115 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 115

vdekurit si borxhi dhe të tjerat e drejtë e plotë e të gjallit, e atëherë kur ky e spastron
                     atë arrinë tek ai dhe bie nga përgjegjësia e tij. Pra, që të dyja janë e drejtë e të gjallit,
                     e çfarë citati, anologjie, apo çfarë bazë e sheriatit obligon arritjen e njërës nga ato
                     dhe pengon arritjen e tjetrës.
                     Të gjitha këto citate janë të qarta në arritjen e shpërblimit të veprave te i vdekuri kur
                     i  gjalli i  vepron për të,  e kjo  është  një  analogji e pastër sepse shpërblimi  është  e
                     drejtë e vepruesit dhe kur ai ia dhuron atë vëllaut të tij musliman nuk i ndalohet ajo
                     sikurse nuk pengohet nga dhurimi i pasurisë së tij gjatë jetës së tij dhe spastrimin e
                     tij nga ai pas vdekjes së tij.
                     I Dërguari (s.a.v.s.) tërheqi vërejtjen në arritjen e shpërblimit të agjërimit, edhe pse
                     ai  është  në  veçanti  lënie  dhe  nijet  që  ndërlidhet  me  zemrën  të  cilin  nuk  mund  ta
                     shikojë askush përveç All-llahut dhe nuk është veprim i pjesëve të trupit, prandaj
                     arritja e shpërblimit të leximit, i cili është veprim i gjuhës që e dëgjojnë veshët dhe e
                     shohin sytë, ka më shumë përparësi.
                     Ai  e  sqaron  se  agjërimi  është  nijet  i  pastër  dhe  ndërprerje  nga  gjërat  ushqyese,
                     shpërblimin e të cilit All-llahu ia dhuron të vdekurit, e çfarë të themi për leximin i
                     cili  është  veprim  dhe  nijet,  madje  edhe  nuk  ka  nevojë  për  nijet,  pra,  arritja  e
                     shpërblimit  të  agjërimit  te  i  vdekuri  është  vërejtje  për  arritjen  edhe  të  veprave  të
                     tjera.
                     Ibadetet  (adhurimet)  janë  dy  lloje:  Ato  që  ndërlidhen  me  pasuri  dhe  ato  që
                     ndërlidhen me trup. Aliu tha: Sheriati tërhoqi vërejtjen me arritjen e shpërblimit të
                     sadakes për arritjen e shpërblimit edhe të ibadeteve të tjera që ndërlidhen me pasuri,
                     si  dhe  tërhoqi  vërejtjen  me  arritjen  e  shpërblimit  të  agjërimit  për  arritjen  e
                     shpërblimit edhe të ibadeteve të tjera që ndërlidhen me trupin, poashtu lajmëroi në
                     arritjen  e  shpërblimit  të  Haxhxhit  i  cili  është  i  kombinuar  nga  ato  ibadete  që
                     ndërlidhen me pasuri dhe ato me trup, pra që të tri këto lloje janë të vërtetuara me
                     citat dhe kanë konsiderim, e All-llahut i takon pëlqimi.
                     Ndërsa ata që ndaluan arritjen e shpërblimit thanë se All-llahu i madhëruar thotë:
                     “Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar” (En-Nexhm : 39), e
                     thotë: “...dhe nuk do të shpërbleheni përveçse për atë që punuat” (Jasin : 54) dhe
                     thotë: “...atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi...”
                     (El-Bekare  :  286).  E  është  vërtetuar  se  I  Dërguari  (s.a.v.s.)  tha:  “Kur  robi  vdes
                     ndërpritet  puna  e  tij  përveç  tre  personave:  Ai  që  la  pas  vete  një  sadak  të
                     vazhdueshme, ose ai që la pas vete një fëmijë të mirë i cili lutet për të, ose ai që
                     la pas vete një dituri nga e cila ka dobi”. Ai këtu lajmëroi se i vdekuri përfiton nga
                     ato gjëra që i shkaktoi në jetën e tij kurse ato që nuk i shkaktoi i ndërpriten.
                     Poashtu edhe hadithi më i hershëm të cilin e transmetoi Ebu Hurejre (r.a.) se ajo që i
                     bashkangjitet të vdekurit nga punët e tij të mira pas vdekjes së tij është dituria
                     të cilën ai e zhvilloi.., edhe ky hadith argumenton se ai përfiton nga ajo që vet e
                     shkaktoi në këtë jetë.
                     Kështu thuhet edhe në një hadith që e transmetoi Enesi (r.a.): “Për shtatë gjëra i
                     vazhdojnë shpërblimet robit pas vdekjes së tij edhe në varrin e tij: Për diturin
                     të cilën ia mësoi dikujt, për lumin të cilin ai e hapi, për bunarin të cilin ai e
                     gropoi, për palmen të cilën ai e mbolli, për xhaminë të cilën ai e ndërtoi, për
                     mus’hafin të  cilin ai  e  trashëgoi  dhe për fëmiun e  mirë  të  cilin e la  kurse  ai
                     kërkon falje për të pas vdekjes së tij” 223 .



                  223
                      I  dobët.  E  transmetoi  Ebu  Neimi  në  “El-Hilje”  (2/344),  e  përmendi  Hejthemiu  në  “Mexhmeuz-
                  Zevaid” (1/167) nga Enesi (r.a.) dhe i’a përcaktoi El-Bezzarit ku gjindet Muhammed Ibn Abdullahu  El-
                  Azremiu I cili është I dobët.
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120