Page 111 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 111

atyre që e pasojnë  pa  u pakësuar nga shpërblimet e tyre asgjë, ndërsa  ai  që
                     fillon një të keqe dhe njerëzit e pasojnë atë do të ketë mëkatin e saj dhe mëkatin
                     e atyre që e pasojnë në të pa u pakësuar nga mëkatet e tyre asgjë”  198 .
                     Këtë  e  argumenton  edhe  thënia  e  tij  (s.a.v.s.):  “Nuk  ka  asnjë  shpirt  që  vritet
                     mizorisht përveçse biri i parë i Ademit (Kabili, i cili i pari mbyti) do të ketë hise
                     në  të” 199 .  Sepse  ai  është  i  pari  i  cili  e  filloi  vrasjen  dhe  nëse  kjo  ka  të  bëjë  me
                     dënimin, atëherë në mirësi dhe shpërblim e meriton edhe më tepër.
                     KAPITULL
                     Ndërsa  argument  se  i  vdekuri  përfiton  edhe  nga  ajo  që  ai  nuk  e  shkaktoi  është
                     Kur’ani, Sunneti, Ixhmai dhe bazat e sheriatit.
                     Nga Kur’ani  është  thënia e të  madhëruarit:  “Edhe ata që  kanë  ardhur  pas  tyre e
                     thonë: “Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim...”
                     (El-Hashr  :  10).  Pra,  All-llahu  i  madhëruar  i  lavdëroi  ata  që  kërkuan  falje  për
                     besimtarët që ishin para tyre, kështu që argumentoi se ata përfitojnë nga istigfari i të
                     gjallëve.
                     Mund të thuhet se ata përfituan nga istigfari i tyre sepse ata u paraprinë atyre me
                     iman, e pasi që ata i pasuan ata në këtë është sikur të kishin filluar ata me këtë, por
                     se i vdekuri përfiton nga lutja e të gjallit është edhe pajtimi i të gjithë ummetit me
                     rastin e lutjes në namazin e xhenazes.
                     Në Sunene (librat  e haditheve)  nga Ebu Hurejre (r.a.) transmetohet  se  I Dërguari
                     (s.a.v.s.) tha: “Kur të luteni për të vdekurin bëne atë me sinqeritet” 200 .
                     Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Avf Ibn Maliku (r.a.) se ai mbajti mend një
                     lutje nga I Dërguari (s.a.v.s.) me rastin e një xhenaze: “O All-llah, falja mëkatet
                     atij, mëshiroje atë, shpëtoje atë, fale atë, fisnikroja banimin, zgjeroja hyrjen e
                     tij,  pastroje  atë  me  ujë,  borë  dhe  akull,  pastroje  atë  nga  mëkatet  sikurse
                     pastrove  teshën  e  bardhë    nga  ndytësira,  zëvendësoja  shtëpinë  e  tij  me  një
                     shtëpi më të mirë, familjen e tij me një familje më të mirë dhe gruan e tij me
                     një grua më të mirë, fute atë në Xhennet dhe strehoje atë nga dënimi i varrit e i
                     Zjarrit” 201 .
                     Në  Sunene  transmetohet  nga  Vathiletu  Ibnul-Eska’ë  se  e  dëgjoi  të  Dërguarin
                     (s.a.v.s.) duke u lutur në namazin e një xhenaze të një muslimani: “O All-llah, filani
                     i biri filanit është nën kujdesin Tënd dhe në afërsinë Tënde, prandaj ruaje atë
                     nga  sprova  e  varrit  dhe  dënimi  i  Zjarrit,  Ti  je  Pronari  i  premtimit  dhe  i  të
                     drejtës, fale atë dhe mëshiroje sepse Ti je Falësi dhe Mëshiruesi më i madh”  202 .
                     Kjo  përmendet  në  shumë  hadithe,  madje  është  edhe  për  qëllim  me  lutjen  ndaj  të
                     vdekurit si dhe lutja për të pas varrosjes.










                  198   I  saktë,  por  zingjiri  është  I  dobët.  E  transmetoi  Ahmedi  në  “El-Musned”  (2/520,  5/387),  them:
                  Dëshmi e saktësisë së tij është hadithi I mëparshëm.
                  199   E  transmetoi  Buhariu  (3335),  Muslimi  në  “El-Kassame”  (27),  Nesaiu  në  “El-Muharebe”  (1),  Ibn
                  Maxhe (2616) dhe Ahmedi në “El-Musned” (383, 430).
                  200  I saktë. E transmetoi Ebu Davudi (3199), Ibn Maxhe (1497), Bejhekiu në “El-Kubra” (4/40) dhe El-
                  Mishka (1674).
                  201  E transmetoi Muslimi në “El-Xhenaiz” (85, 86), Ebu Davudi (3115), Nesaiu (4/73) dhe Ahmedi në
                  “El-Musned” (6/23).
                  202  I saktë. E transmetoi Ebu Davudi (3202), Ibn Maxhe (1499), Ebu Neimi në “El-Hilje” (5/252) dhe Ibn
                  Maxhe (758).
   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116