Page 106 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 106
që thotë ai është tërësisht e pa qëlluar, qoftë shprehimisht apo edhe në kuptim, sepse
hadithi: “Shpirti i besimtarit është një shpend i cili ushqehet nga pemët e
Xhennetit” është tjetër nga hadithi: “Shpirtrat e shehidëve janë në brendësinë e
disa shpendëve të gjelbër”, ajo që përmendi ai mund të ndodhë me hadithin e parë
kurse hadithi i dytë nuk mund të bartë atë kuptim në asnjë aspekt sepse ai (s.a.v.s.)
na lajmëroi se shpirtrat e tyre janë në brendësinë e disa shpendëve, në një
transmetim tjetër tha fi exhvafi (në zbraztirën e tyre), në një thënie i përshkruajti ata
si të bardhë të cilët shëtisin nëpër Xhennet, ushqehen nga pemët e Xhennetit dhe
pinë në lumenjët e tij, pastaj strehohen te disa kandila nën Arsh të cilët për ta janë si
çerdhet për shpendët. Ndërsa thënia e tij se: Brendësia e atyre shpendëve është cilësi
e atyre kandilave te të cilët strehohen ata, është edhe një gabim gjithsesi, por ata
kandila janë vendstrehim i atyre shpendëve. Këtu hadithi i qartësoi tri gjëra:
Shpirtrat, shpendët në brendësinë e të cilëve janë ata shpirtra dhe kandilat te të cilët
strehohen ata shpendë. Kandilat janë të vendosur nën Arsh dhe nuk lëvizin, kurse
shpendët në brendësinë e të cilëve janë shpirtrat shëtisin nëpër Xhennet.
Nëse thuhet: Mund të jetë për qëllim se shpirtrat e tyre vendosen në pamjen e disa
shpendëve e jo se ata futen në trupin e disa shpendëve sikurse All-llahu i madhëruar
thotë: “Të formësoi në formën që Ai dëshiroi” (El-Infitar : 8), këtë e argumentoi
edhe thënia tjetër e tij (s.a.v.s.): “Shpirtrat e tyre janë si shpendë të gjelbër (në
pamjen e disa shpendëve të gjelbër)” 192 . E transmetoi Ibn Ebi Shejbe, na tregoi Ebu
Muavije nga El-A’meshi nga Abdullah Ibn Murre nga Mesruki nga Abdullahu.
Ebu Omeri tha: Ajo që më duket mua, All-llahu e di më së miri, është më e saktë
thënia e atyre që thonë: Si shpendë apo në pamjen e disa shpendëve meqë kështu
përputhet me hadithin e përmendur. Ka për qëllim hadithin e Ka’b Ibn Malikut (r.a.)
rreth shpirtit të besimtarit.
Përgjigja është: Ky hadith është transmetuar me këto dy shprehje, e atë që e
transmetoi Muslimi në Sahihun e tij nga El-A’meshi nga Mesruki nuk bie në
kundërshtim me atë se ata janë në brendësinë e disa shpendëve të gjelbër.
Kurse për hadithin e Ibn Abbasit (r.a.), Uthman Ibn Ebi Shejbe tha: na tregoi
Abdullah Ibn Idrisi nga Muhammed Ibn Is’haku nga Ismail Ibn Umejje nga Seid Ibn
Xhubejri nga Ibn Abbasi i cili tha: I Dërguari i All-llahut (s.a.v.s.) tha: Kur u vranë
vëllezërit tuaj, ka për qëllim në betejën e Uhudit, i vendosi shpirtrat e tyre në
brendësinë e disa shpendëve të gjelbër, zbresin në lumenjët e Xhennetit,
ushqehen nga frytet e tij dhe strehohen në disa kandila të arit të zgjatur në
hijen e Arshit, e pasi që ata gjetën ushqimin, pijen dhe qëndrimin e
mrekullueshëm, thanë: Kush po i informon vëllezërit tanë për ne se ne jemi të
gjallë në Xhennet duke u ushqyer që mos të përtojnë për luftë dhe të mos
largohen nga Xhihadi? Atëherë All-llahu i madhëruar u tha: Unë i informoi ata
për ju dhe e zbriti ajetin: “Kurrsesi mos mendoni se janë të vdekur ata të cilët u
vranë në rrugë të All-llahut, por ata janë të gjallë te Zoti i tyre duke u furnizuar”
(Ali Imran : 169).
Ndërsa hadithi i Ka’b Ibn Malikut gjindet në katër Sunenet (librat e haditheve) dhe
në Musnedin e Ahmedit kurse shprehja e Tirmidhiut është se I Dërguari (s.a.v.s.)
tha: “Shpirtrat e shehidëve janë në disa shpendë të gjelbër të cilët ushqehen nga
frytet e Xhennetit apo nga pemët e Xhennetit”. Tirmidhiu tha: Ky është hadith
hasen sahih (i mirë dhe i saktë), nuk ka asgjë të ndaluar në këtë dhe nuk prishë asnjë
192 Them: Ajo që përmendët në Sahihun e Muslimit nga Jahjau dhe Ebu Bekr Ibn Ebi Shejbe nga
Muavija, si dhe nga Ebi Esbat dhe Ebi Muavije. Kurse nga Is’haku, nga Xheriri dhe Isa Ibn Junusi të
gjithë ata nga El-A’meshi nga Abdullah Ibn Murre nga Mesruki, e shprehja e tij është: ‘…në brendësinë
e disa shpendëve të gjelbër”, por Muslimi pas përmendjes së Ibn Numejrit tha: Shprehja është e tij.