Page 102 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 102

kthehen në vendin në të cilin janë vendosur, shpirtrat e besimtarëve në Il-lijjun sipas
                     pozitave të tyre kurse shpirtrat e pabesimtarëve në Sixhxhin sipas pozitave të tyre.
                     KAPITULL
                     Kurse  thënia  e  atyre  që  thanë:  Shpirtrat  e  besimtarëve  tubohen  në  bunarin  e
                     Zemzemit,  nuk  kanë  kurrfarë  argumenti  për  këtë  thënie  as  nga  Kur’an  e  as  nga
                     Sunnet  që  mund  të  mbështetëmi në  të, si  dhe nuk  është  thënie e asnjë personi të
                     besueshëm,  sepse  ai  bunar  nuk  është  i  mjaftueshëm  për  të  gjithë  shpirtrat  e
                     besimtarëve dhe kundërshton atë që është vërtetuar me hadith të qartë se: “Shpirti i
                     besimtarit është një shpend i cili ushqehet nga pemët e Xhennetit”.
                     Thënë përgjithësisht kjo është nga thëniet më të pavërteta, ajo është më e dobët se e
                     atyre që thanë: Se ata janë në El-Xhabije, meqë ky vend është shumë më i gjërë në
                     krahasim me atë bunar të ngushtë.
                     KAPITULL
                     Kurse thënia e atyre që thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë në një Berzah (pengesë)
                     të tokës shëtisin kahdo që dëshirojnë, kjo është transmetuar nga Selman El-Farisiu
                     (r.a.), ndërsa Berzahu është një pengesë në mes dy gjërave dhe sikur Selmani kishte
                     për  qëllim  se  ata  janë  në  një  tokë  në  mes  të  dun’jas  e  Ahiretit  ku  janë  të  lirë  të
                     lëvizin, shëtisin kahdo që dëshirojnë dhe nuk ka dyshim se kjo thënie është e fortë
                     sepse ata janë ndarë nga kjo botë e nuk kanë hyrë në Ahiret, por janë në një Berzah
                     në  mes  tyre,  shpirtrat  e  besimtarëve  janë  në  një  Berzah  të  gjërë  ku  ka  kënaqësi,
                     aromë  të  mirë  dhe  begati  kurse  shpirtrat  e  pabesimtarëve  janë  në  një  Berzah  të
                     ngushtë ku ka preokupime dhe dënim, e i Madhëruari thotë: “...e ata kanë para tyre
                     një Berzah (perde, distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen” (El-Mu’minunë
                     :  100).  Pra,  me  Berzahun  këtu  është  për  qëllim:  Diçka  në  mes  të  dun’jas  dhe
                     Ahiretit, ndërsa kuptimi etimologjik i fjalës Berzah është pengesa në mes dy gjërave.
                     KAPITULL
                     Kurse ata që thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë në krahun e djathtë të Ademit (a.s.)
                     kurse shpirtrat e pabesimtarëve janë në krahun e majtë të tij, pasha All-llahun ata
                     kanë thënë një fjalë që e vërteton hadithi i saktë e që është hadithi i Isras sepse I
                     Dërguari (s.a.v.s.) i pa ashtu, por kjo nuk do të thotë se ata janë të barabartë si të
                     djathtët ashtu edhe të majtët, mirëpo të djathtët janë nga ana e tij e djathtë në gjërësi
                     dhe lartësi kurse të majtët janë në anën e tij të majtë te poshtë dhe në burgim.
                     Ebu Muhammed Ibn Hazmi tha: Berzahu të cilin e pa I Dërguari (s.a.v.s.) në natën e
                     Isras  në  qiellin  e  dun’jas  për  të  tha:  Ai  gjindet  atje  ku  përfundojnë  elementet
                     (materia).  Tha:  Kjo  argumenton  se  ata  janë  tek  ai  nën  qiell  aty  ku  përfundojnë
                     elementet, e të cilat janë: uji, dheu, zjarri dhe ajri.
                     Ai (Ibn Hazmi) gjithmonë kritikon atë që thotë ndonjë thënie që nuk ka argument, e
                     çfarë argumenti ka ai për këtë thënie nga Kur’ani apo Sunneti? Ne do ta plotësojmë
                     të folurit rreth kësaj thënie kur të përfundojmë tek ajo, in sha All-llahu teala.
                     Nëse thuhet: Poqëse shpirtrat e të lumturëve janë në krahun e djathtë të Ademit (a.s.)
                     dhe se ai është në qiellin e dun’jas, kurse është vërtetuar se shpirtrat e shehidëve janë
                     nën hijen e Arshit, ndërsa Arshi është mbi qiellin e shtatë, atëherë si mund të jenë
                     ata në krahun e djathtë të tij dhe si mund t’i shohë I Dërguari (s.a.v.s.) atje në qiellin
                     e dun’jas? Përgjigja ndaj kësaj ndahet në disa aspekte:
                     Aspekti  i  parë:  Kjo  nuk  pengon  të  jenë  ata  në  krahun  e  djathtë  të  tij  në  lartësi
                     sikurse janë shpirtrat e të palumturëve në krahun e majtë të tij në ultësira.
                     Aspekti i dytë: Kjo nuk pengon asgjë që ata t’i jenë paraqitur të Dërguarit (s.a.v.s.)
                     në qiellin e dun’jas edhe pse vendqëndrimi i tyre është mbi këtë.
                     Aspekti i tretë: Ai (s.a.v.s.) nuk tregoi se krejt shpirtrat e të lumturëve ishin atje,
                     por  tha:  Në  krahun  e  tij  të  majtë  pashë  një  grumbull  të  zi  (të  shpirtrave)  dhe  në
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107