Page 100 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 100

pestin pastaj në të gjashtin pastaj në të shtatin derisa të arrijnë te Sidretul-Muntehaja.
                     I thashë Dahhakut: Pse është quajtur Sidretul-Munteha? Tha: Sepse atje përfundon
                     çdo  urdhër  i  All-llahut  të  madhëruar  dhe  nuk  e  kalon  atë.  Kur  shpirti  arrinë  atje
                     thonë: Zoti ynë, Ky është robi Yt filani kurse Ai e di më mirë se ata se kush është ai,
                     atëherë  All-llahu i  dorzon  atij  një  dokument të vulosur në të cilin  i  garanton  nga
                     dënimi dhe kjo është thënia e të madhëruarit: “Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të
                     mirëve  gjendet  në  Il-lijjinë!  E  ku  e  di  ti  se  çka  është  Il-lijjunë?  Është  një  libër  i
                     qendisur qartë. Të cilin e dëshmojnë melekët që janë më të afërmit” (El-Mutaffifun :
                     18-20).
                     Kjo  thënie  nuk  mohon  thënien  e  atyre  që  thanë:  Ata  janë  në  Xhennet,  sepse
                     Xhenneti është te Sidretul-Muntehaja dhe Xhenneti është tek All-llahu, e si duket
                     thënësi i saj mendoi se kjo shprehje është më e sigurt dhe më e pëlqyer, ndërsa All-
                     llahu i madhëruar tregoi se shpirtrat e shehidëve janë tek Ai dhe I Dërguari (s.a.v.s.)
                     na tregoi se ata shëtisin nëpër Xhennet kahdo që dëshirojnë.
                     KAPITULL
                     Ndërsa  ata  që  thanë:  Shpirtrat  e  besimtarëve  janë  në  El-Xhabije  kurse  shpirtrat  e
                     pabesimtarëve në Hadramevt në Berhut, Ibn Hazmi për këtë thënie tha: Kjo është
                     thënie e Rafidive (shiitëve). Por çështja nuk është sikurse tha ai sepse atë e thanë
                     edhe një grup nga Ehlus-Sunneti.
                     Ebu Abdullah Ibn Mendeh tha: Është transmetuar nga një grup i Sahabëve (r.a.) dhe
                     Tabiinëve se thanë: Shpirtrat e besimtarëve janë në El-Xhabije, pastaj tha: Na tregoi
                     Muhammed Ibn Muhammed Ibn Junus, na tregoi Ahmed Ibn Asimi, na tregoi Ebu
                     Davud Ibn Sulejman Ibn Davud, na tregoi Hemmami, na tregoi Katadeja, na tregoi
                     një njeri nga Seid Ibnul-Musejjibi nga Abdullah Ibn Amri (r.a.) se tha: Shpirtrat e
                     besimtarëve tubohen në El-Xhabije kurse shpirtrat e pabesimtarëve tubohen në një
                     tokë të prishur në Hadramevt e cila quhet: Berhut 188 .
                     Pastaj e përmendi një transmetim nga Hammad Ibn Seleme nga Abdul-Xhelili nga
                     Atija nga Shehr Ibn Havshebi se Ka’bi (r.a.) e pa Abdullah Ibn Amrin (r.a.) derisa
                     njerëzit e kishin përfshirë  atë  dhe ai  një  njeriu i  tha: Pyete se ku janë shpirtrat  e
                     besimtarëve  dhe  ku  janë  ata  të  pabesimtarëve?  Ai  e  pyeti,  e  tha:  Shpirtrat  e
                     besimtarëve janë në El-Xhabije kurse shpirtrat e pabesimtarëve janë në Berhut 189 .
                     Ibn Mendeh tha: Transmetuan Ebu Davudi dhe të tjerët nga Abdul-Xhelili, pastaj
                     përmendi një hadith nga Sufjani nga Furat El-Kazazi nga Ebit-Tufejli nga Aliu i cili
                     tha: “Bunari më i mirë në tokë është Zemzemi, ndërsa bunari më i keq në tokë
                     është Berhuti në Hadramevt. Lugina më e mirë në tokë është lugina e Mekkës
                     dhe lugina në të cilën zbriti Ademi në Indi, ndërsa lugina më e keqe në tokë
                     është  El-Ahkaf-i  e  cila  gjindet  në  Hadramevt  dhe  të  cilën  e  vizitojnë
                     pabesimtarët”  190 .
                     Ibn Mendeh tha: Transmetoi Hammad Ibn Seleme nga Ali Ibn Zejdi nga Jusuf Ibn
                     Mehrani nga Ibn Abbasi nga Akiu (r.a.) se tha: “Vendi më i urrejtur në tokë është
                     një  luginë  në  Hadramevt  e  cila  quhet  Berhut,  aty  gjinden  shpirtrat  e
                     pabesimtarëve  dhe  aty  gjindet  një  bunar  uji  i  të  cilit  gjatë  ditës  është  i  zi  si
                     qelbi, strehohen aty insektet”.
                     Pastaj  përmendi  nga  Ismail  Ibn  Is’hak  El-Kadi  i  cili  tha:  Na  tregoi  Ali  Ibn
                     Abdullahu, na tregoi Sufjani, na tregoi Ibban Ibn Jagleb i cili tha: Kalova një natë


                  188
                     I ndalur, kurse zingjiri është I saktë.
                  189   I  dobët.  Aty  gjindet  Shehr  Ibn  Havsheb  El-Esh’ariu,  I  sinqertë,  përplotë  iluzione  dhe  ngritje  të
                  haditheve (Takrib: 1/355/112).
                  190  I dobët. Aty gjindet Jusuf Ibn mehran El-Besariu, nuk transmetoi prej përveç Ibn Xhed’anit dhe ai
                  është I butë në hadith (Takrib: 2/382/457).
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105