Page 95 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 95
Por nëse ka për qëllim se ata qëndrojnë në fushat e varreve të tyre për një kohë, ose
ata kanë shikim mbi varret e tyre derisa janë në vendqëndrimet e tyre, atëherë kjo
është e vërtetë, por nuk thuhet vendqëndrimi i tyre janë fushat e varreve.
Këtë mendim e pasuan disa dijetarë, prej tyre: Ebu Omer Ibn Abdul-Berr i cili në
librin e tij duke komentuar hadithin e Ibn Omerit (r.a.) tha: Kur ndonjëri nga ju
vdes i shfaqet vendi i tij mëngjes e mbrëmje dhe këtë e morën argument ata që
thanë se shpirtrat qëndrojnë në fushat e varreve të tyre, e ky është mendimi më i
saktë që u transmetua me citat, a nuk e sheh se hadithet të cilat argumentojnë këtë
janë të forta dhe mutevatir (të cilat i transmetuan një grup njerëzish), poashtu edhe
hadithet për përshëndetjen me selam të varrezave.
Them: Me hadithet mutevatir ka për qëllim hadithin e Ibn Omerit (r.a.), hadithin e
El-Bera Ibn Azibit (r.a.) të cilin e përmendëm më herët: “...ky është vendi yt kur të
ringjall All-llahu në Ditën e Kijametit”, hadithin e Enesit (r.a.): “...kur robi
vendoset në varrin e tij dhe largohen nga ai shokët e tij, i dëgjon rrahjet e
këpucëve të tyre”, aty thuhet se ai e sheh vendin e tij në Xhennet apo në Zjarr,
se besimtarit i zgjerohet varri shtatëdhjetë kut kurse pabesimtarit i ngushtohet
ai, sikurse edhe hadithi i Xhabirit (r.a.) se ky ummet sprovohen në varret e tyre
dhe kur besimtari vendoset në varrin e tij e të largohen nga ai shokët e tij, i vie
meleku, ai e sheh vendin e tij në Xhennet dhe thotë: Më lejoni ta përgëzojë
familjen time, e i thuhet: Qetësohu se ky është vendi yt përgjithmonë. Sikurse
edhe shumë hadithe të tjera rreth dënimit e begatisë së varrit që i përmendëm më
herët, hadithet e përshëndetjes me selam të varrezave, të folurit me ta, dituria e tyre
për vizitën e të gjallëve dhe që të gjitha i përmendëm më herët.
Këtë thënie e refuzon Sunneti i vërtetë dhe gjurmët të cilat nuk mund të
anashkalohen, e ne veç i kemi përmendur ato, ndërsa të gjitha argumentet të cilat ai i
përmendi përfshijnë shpirtrat të cilët janë në Xhennet, të përmendur me citate, si dhe
ata që janë në shoqërinë më të lartë. Ne sqaruam se paraqitja e vendit të të vdekurit
në Xhennet apo në Zjarr nuk argumenton se shpirti është vazhdimisht në varr e as në
fushën e varrit nga të gjitha aspektet, por ai ka mbikqyrje e ndërlidhje me varrin e
fushën e tij dhe ky aspekt i mundëson atij t’i shfaqet vendi i tij, sepse shpirti ka një
tjetër çështje, ai mund të jetë në shoqërinë më të lartë në Il-lijjin dhe në të njejtën
kohë të ketë ndërlidhje me trupin që kur një musliman e përshëndet me selam të
vdekurin e kthen All-llahu shpirtin e tij që t’ia kthejë selamin, edhe pse ai është në
shoqërinë më të lartë. Këtu shumë njerëz bëjnë gabim duke besuar se shpirti është
një lloj me trupat që kur gjinden në një vend nuk mund të jenë edhe në një vend
tjetër, e që është gabim i pastërt, sepse shpirti mund të jetë mbi qiejt në lartësitë më
të larta dhe të kthehet në varr që t’i kthejë selamin e të dijë për prezencën e tij edhe
pse ai është në vendin e tij atje. Shpirti i të Dërguarit të All-llahut (s.a.v.s.) është
përherë në shoqërinë më të lartë por megjithëatë e kthen All-llahu i madhëruar në
varr që t’i kthejë selamin atij që e përshëndet dhe i dëgjon fjalët e tij. I Dërguari i
All-llahut (s.a.v.s.) e pa Musaun (a.s.) në këmbë duke u falur në varrin e tij, por e pa
atë edhe në qiellin e gjashtë, prandaj shpirti ose është shumë i shpejtë sa çel e
mshelë sytë, ose është i ndërlidhur me varrin e fushën e tij si rrezet e diellit me
planetet në qiell. Është vërtetuar se shpirti i atij që është në gjumë ngritet derisa
kalon shtatë qiejt dhe bënë sexhde para duarve të All-llahut te Arshi pastaj rikthehet
në trupin e tij për së shpejti, poashtu shpirtin e të vdekurit e ngritin melekët derisa t’i
kalojnë shtatë qiejt e të ndalen para duarve të All-llahut të Cilit i bën sexhde dhe Ai
gjykon për të, meleku i shfaqë atij atë që i ka përgatitur All-llahu atij në Xhennet
pastaj zbret që të dëshmojë pastrimin, bartjen dhe varrimin e tij, e ne më herët kemi
përmendur hadithin e El-Bera Ibn Azibit (r.a.) se shpirti ngritet derisa të vendoset