Page 90 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 90

lexohet edhe ta’luku, por kuptimi është i njejtë: Ata ushqehen nga frytet e Xhennetit
                     dhe shëtisin në mes pemëve të tij, arabët thonë: Ma dhakal-jevme ulukan, që d.m.th.
                     nuk ka shijuar sot kurrfarë ushqimi.
                     Them: Nga ato është edhe thënia e Aishes (r.a.) kur grat ishin të lehta dhe nuk ishin
                     mbushur me mish: Innema je’ëkulne el-alekate minet-taam – ato, në realitet, hanin
                     pak ushqim. Kjo fjalë rrjedh nga et-teal-luk (ngjitje), e që është ushqimi i cili lidhë
                     zemrën dhe shpirtin.
                     Tha: Dijetarët dhanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të këtij hadithi, disa thanë:
                     Shpirtrat  e  besimtarëve  janë  tek  All-llahu  në  Xhennet,  qofshin  ata  shehid  apo  të
                     tjerë, nëse nuk i pengon ata nga hyrja në Xhennet ndonjë mëkat i madh apo borxh
                     dhe nëse Zoti i tyre i pret me falje e mëshirë.
                     Tha: Ata morën argument se ky hadith nuk i veçoi shehidët nga të tjerët.
                     Argument  morën  edhe  atë  që  e  transmetoi  Ebu  Hurejre  (r.a.)  se  shpirtrat  e  të
                     mirëve janë në Il-lijjin kurse shpirtrat e të prishurve janë në Sixhxhin. Kështu
                     transmetohet  edhe  nga  Abdullah  Ibn  Amri.  Ebu  Omeri  tha:  Këtë  thënie  e
                     kundërshton thënia e saktë e Sunnetit që nuk mund të refuzohet transmetimi i saj, e
                     që  është  thënia  e  tij  (s.a.v.s.):  “Kur  vdes  ndonjëri  nga  ju  i  shfaqet  vendi  i  tij
                     mëngjes e mbrëmje, nëse është nga banorët e Xhennetit i shfaqet vendi i tij nga
                     Xhenneti, e nëse është nga banorët e Zjarrit i shfaqet vendi i tij nga Zjarri, i
                     thuhet atij: Ky është vendi yt kur të ringjallë All-llahu në Ditën e Kijametit”.
                     Disa të tjerë thanë: Qëllimi i hadithit është vetëm për shehidët sepse Kur’ani dhe
                     Sunneti vërtetojnë atë, nga Kur’ani është thënia e të madhërishmit: “Kurrsesi të mos
                     mendoni  se  janë  të  vdekur  ata  që  ranë  dëshmorë  në  rrugën  e  All-llahut.
                     Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar me atë
                     që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa iu bashkuar
                     radhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të
                     brengosen” (Ali Imran : 169-170).
                     Ndërsa  nga  Sunneti  përmendi  hadithin  të  cilin  e  transmetoi  Ebu  Seid  El-Huderiu
                     (r.a.) nga Bekij Ibn Muhal-lidi të ngritur (merfu’ë): “Shehidët dalin dhe kthehen
                     pastaj strehohen në kandila të ngjitur për Arsh, e Zoti i madhëruar u thotë: A
                     dini  ndonjë  fisnikërim  më  të  mirë  se  sa  ky  që  u  kam  bërë  Unë?  Thonë:  Jo,
                     përveç asaj që kemi dëshiruar sikur të kthehen shpirtrat në trupat tanë që të
                     luftojmë  edhe  njëherë  dhe  të  vritemi  në  rrugën  Tënde” 172 .  E  transmetoi  nga
                     Henadi nga Ismail Ibnul-Muhtari nga Atije nga Ebu Seidi El-Huderiu (r.a.).
                     Pastaj e përmendi hadithin e Ibn Abbasit (r.a) se I Dërguari (s.a.v.s.) tha: “Kur u
                     vranë vëllezërit tuaj – d.m.th. në betejën e Uhudit – i vendosi All-llahu shpirtrat
                     e tyre në brendësinë e disa shpendëve të gjelbër dhe ata zbresin në lumenjtë e
                     Xhennetit, ushqehen nga frytet e tij dhe strehohen në kandila të arit të lëshuar
                     në  hije  të  Arshit,  e  pasi  që  ata  përjetuan  kënaqësinë  e  ushqimit,  pijes  dhe
                     banimit thanë: Kush po u tregon vëllezërve tanë se ne jemi të gjallë në Xhennet
                     duke u furnizuar që kështu ata mos të ndalen nga lufta dhe të mos largohen
                     nga Xhihadi? Tha: All-llahu i madhëruar u tha: Unë u tregoi atyre për ju” dhe
                     atëherë i zbriti All-llahu i madhëruar ajetet: “Kurrsesi të mos mendoni  se janë të
                     vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë






                  172
                     I dobët. Aty gjindet Ismail Ibn El-Muhtar El-Kufiu. Ibn Adiu tha: Nuk është I njohur. Kurse Jahja tha:
                  Nuk e njoh. Buhariu tha: Nuk është I saktë hadithi I tij. Ibn Hibbani e përmendi nga të besueshmit (Të
                  dobëtit e Daru Kutunisë: 1/94/108).
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95