Page 88 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 88
sikurse do të përmendim këtë in sha All-llah (nëse All-llahu dëshiron). Për qëllim
është se sipas këtij sekti të kotë vendqëndrimi i shpirtrave pas vdekjes është zhdukja
e tërësishme.
Një grup tjetër tha: Venqëndrimi i tyre pas vdekjes është bartja e tyre në shpirta të
tjerë të cilët i përshtaten moralit dhe cilësive të cilat i fituan gjatë jetës së tyre,
kështu që çdo shpirtë kalon në trupin e ndonjë shtaze që i përngjanë atij, sipas kësaj
shpirti i egër kalon në trupa të egërsirave, shpirti që i përngjanë qenit kalon në qenë,
shpirti që u përngjanë shtazëve kalon në shtazë dhe shpirti i ulët kalon në trup të
insekteve, e kjo është thënia e atyre që besojnë në transmformimin e shpirtrave të
cilët refuzojnë ringjalljen dhe nuk ka dyshim se kjo thënie është jashta gjitha
thënieve të muslimanëve.
Kjo është ajo që koncizova gjatë tubimit të thënieve të dijetarëve për vendqëndrimin
e shpirtrave pas vdekjes dhe nuk mund t’i gjeshë ato të tubuara në një libër asnjëher
përveç këtij. Ne do të përmendim burimet e këtyre thënieve, të mirën dhe të metën e
çdo thënie dhe të saktën e tyre që e argumentoi Kur’ani e Sunneti sipas metodës tonë
të cilën na e dhuroi All-llahu, e ne nga Ai shpresojmë ndihmën dhe pëlqimin.
KAPITULL
Ata që thanë: Shpirtrat janë në Xhennet, morën për argument thënien e të
madhëruarit: “E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmeve (të Zotit). Ai ka (te Zoti)
kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm” (El-Vakia : 88-89). Tha: Këtë
e përmendi All-llahu i madhëruar pasi që përmendi daljen e tyre nga trupi, pra pas
vdekjes. Ai i ndau shpirtrat në tri grupe:
Më të afërmit: Për të cilët na informoi se janë në Xhennet të begatshëm. As’habul-
Jemin: Të cilët u gjykuan me Islam, e që përmbanë në vete shpëtimin e tyre nga
dënimi.
Përgënjeshtruesit e humbur: Për ta tha se ka pritje me ujë valë dhe djegie nga
zjarri i Xhehennemit.
Thanë: Kjo ndodhë gjithsesi kur ata të ndahen nga trupat e tyre dhe All-llahu i
madhëruar përmendi në fillim të sures gjendjen e tyre në Ditën e Kijametit, kështu
që përmendi gjendjen e tyre pas vdekjes dhe gjendjen e tyre pas ringjalljes. Ata
morën argument edhe thënien e të madhëruarit: “O ti shpirt i bindur plotësisht!
Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn
në Xhennetin tim” (El-Fexhr : 27-30). E shumë sahabinjë dhe tabiinjë thanë: Kjo i
thuhet shpirtit në momentin e daljes nga kjo botë me ç’rast e përgëzon meleku me të
dhe kjo nuk kundërshton thënien e atyre që thanë: Kjo i thuhet atij në Ahiret, sepse
kjo i thuhet në momentin e vdekjes dhe në ringjallje, si dhe ky përgëzim është si ai
për të cilin i Madhëruari thotë: “E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është
Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë melekët (në prag të vdekjes dhe u
thonë): të mos frikoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde Xhennetin që u premtohej”
(Fussilet : 30). Kjo zbritje e melekëve ndodhë në momentin e vdekjes, në varr dhe
në ringjallje, e ky përgëzim në momentin e vdekjes është përgëzimi i parë i Ahiretit.
Më herët kemi përmendur hadithin e El-Bera Ibn Azibit (r.a.) se meleku i thotë atij
në momentin e nxjerrjes: Gëzohu me kënaqësi dhe aromë të Xhennetit.
Morën për argument edhe atë që e transmetoi Maliku në El-Muvetta 170 : Transmetoi
Ibn Shihabi nga Abdurrahman Ibn Ka’b Ibn Maliku nga babai i tij se I Dërguari i
All-llahut (s.a.v.s.) tha: “Shpirti i besimtarit është në realitet një shpend që
ushqehet nga pemët e Xhennetit derisa ta rikthejë All-llahu në trupin e tij në
170
I saktë. E transmetoi Maliku në “El-Xhenaiz” (49), Nesaiu (4/408), Ibn Maxhe (4271), Albani tha për
të se është I saktë. E transmetoi edhe Ahmedi në “El-Musned” (3/455, 456) dhe Ibn Abdul-Berr në “Et-
Temhid” (5/248).