Page 84 - SHPIRTI-Iben Kajjim ElXhevzijj
P. 84

atij në varrin e tij ai nuk mund të pyetet për atë që nuk ka patur mundësi ta dijë,
                     prandaj nuk ka dobi në këtë pyetje. Por kjo ndryshon nga sprovimi i tyre në Ahiret
                     sepse  All-llahu  i  madhëruar  u  dërgon  atyre  një  pejgamber  i  cili  i  urdhëron  që  t’i
                     binden urdhërit të Tij, kështu që ai që i bindet urdhërit të tij shpëton kurse ai që e
                     kundërshton atë dërgohet në Zjarr. Pra, ajo është një sprovë me një urdhërim me të
                     cilin i urdhëron që ta veprojnë në atë kohë, e jo pyetje për një urdhër që u ka kaluar
                     atyre në dun’ja, qoftë bindje apo kundërshtim, sikurse është pyetja e dy melekëve në
                     varr.  Ndërsa  sa  i  përket  hadithit  të  Ebu  Hurejres  (r.a.)  nuk  është  për  qëllim  me
                     dënimin e varrit dënimi i fëmiut për lënien e ndonjë bindjeje, apo veprimin e ndonjë
                     gjynahi, sepse All-llahu nuk e dënon askendë pa vepruar mëkate, por me dënimin e
                     varrit mund të jetë për qëllim dhimbja e cila e arrinë atë për shkak të tjerëve edhe
                     pse nuk është dënim për ndonjë vepër që e ka vepru. Në këtë kontest është thënia e
                     tij (s.a.v.s.): “I vdekuri dënohet nga vajtimi i familjes së tij për të” 168  që d.m.th.
                     ndien  dhimbje  nga  kjo,  e  nuk  do  të  thotë  se  ai  dënohet  për  mëkatin  e  të  gjallit:
                     “...askush nuk do të bartë barrën e tjetrit...” (El-En’amë : 164).
                     Kjo  është  edhe  si  thënia  e  të  Dërguarit  (s.a.v.s.):  “Udhëtimi  është  një  pjesë  e
                     dënimit”  169 . Dënimi është një fjalë më përfshirëse se sa “el-ukube – ndëshkimi” dhe
                     nuk ka dyshim se në varr ka dhimbje, preokupime dhe vajtime të tilla që kalojnë
                     gjurmët e tyre te fëmiu i cili ndien dhimbje nga ato, prandaj namazliut i obligohet t’i
                     lutete All-llahut të madhëruar që ta mbrojë atë nga ai dënim. Vallahu a’lem – All-
                     llahu e di më së miri.
                     ÇËSHTJA E KATËRMBËDHJETË
                     A  ËSHTË  DËNIMI  I  VARRIT  I  PANDËRPRERË  APO  AI  MUND  TË
                     NDËRPRITET?
                     Përgjigjeja  jonë  për  këtë  është  se  ai  është  dy  lloje:  Një  lloj  është  i  përhershëm
                     përveç asaj që u përmend në hadithe se dënimi u lehtësohet në mes dy fryerjeve të
                     Surit dhe kur të ngriten nga varret e tyre thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej
                     ku  ishim  të  shtrirë  në  varre?...”  (Jasin  :  52).  Ndërsa  për  atë  se  dënimi  është  i
                     përhershëm argumenton thënia e të madhëruarit: “Ata i nënshtrohen zjarrit mëngjes
                     e mbrëmje...” (Gafir : 46). Poashtu argumenton atë hadithi i përmendur më herët të
                     cilin e transmetoi Semurete (r.a.) te Buhariu ku përmendët ëndërra e të Dërguarit
                     (s.a.v.s.) dhe aty thuhet: “...veprohet kjo me ta deri në Ditën e Kijametit”.
                     Poashtu  në  hadithin  që  e  transmetoi  Ibn  Abbasi  (r.a.)  në  rrëfimin  e  dy  degëve  I
                     Dërguari (s.a.v.s.): “...ndoshta u lehtësohet atyre derisa nuk vyshken degët”, pra
                     lehtësimin e dënimit e ndërlidhi vetëm me aq kohë sa degët janë të njoma.
                     Në  hadithin  e  Err-Rrebi’ë  Ibn  Enesit  nga  Ebil-Alije  nga  Ebu  Hurejre  (r.a.)
                     transmetohet se ai (s.a.v.s.) tha: “...pastaj kalova pranë disa njerëzve të cilëve u
                     shtypnin kokat me gurë dhe sa herë që ato shtypeshin, ktheheshin në të njejtën
                     gjendje dhe kjo veprohej me ta pandërprerë”  të  cilin hadith e përmendëm  më
                     herët. Në Sahih u përmendë rrëfimi i atij që veshi dy xhybe dhe filloi të ecë me
                     lavdërim, e All-llahu e fundosi në tokë dhe ai vazhdon të fundoset me të deri në
                     Ditën e Kijametit”.
                     Derisa  në  hadithin  që  e  transmetoi  El-Bera  Ibn  Azibi  (r.a.)  për  pabesimtarin  I
                     Dërguari (s.a.v.s.) tha: “...pastaj i hapet atij një derë për në Zjarr dhe ai e shikon
                     vendin e tij aty deri të bëhet Kijameti” e transmetoi imam Ahmedi dhe në disa


                  168
                     E transmetoi Buhariu (1292), Muslimi në “El-Xhenaiz” (16, 18, 19), Nesaiu (4/17) dhe Ahmedi në
                  “El-Musned” (1/41, 42, 45, 54).
                  169
                     E transmetoi Buhariu (1804), Fet’hul-Bari (3/10), Muslimi në “El-Imare” (179), Ibn Maxhe (2882),
                  Ahmedi  në  “El-Musned”  (2/236,  445,  496),  Maliku  në  “El-Muvetta”  (f.  980),  Darimiu  (2/286)  dhe
                  Bejhekiu në “El-Kubra” (5/259).
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89